Makita VR001C Instruction Manual page 140

Battery powered concrete vibrator
Hide thumbs Also See for VR001C:
Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 1
Udhëzime të rëndësishme të sigurisë për baterinë
1.
Para përdorimit të baterisë, lexoni të gjitha udhëzimet
dhe shenjat e paralajmërimit në (1) karikuesin e
baterisë, (2) bateri, dhe (3) paketën e lëvizshme
elektrike.
2.
Mos e çmontoni ose mos e modifikoni baterinë.
Kjo mund të shkaktojë zjarr, nxehtësi të tepërt ose
shpërthim.
3.
Nëse kapaciteti i performancës është ulur së tepërmi,
ndaloni menjëherë përdorimin e saj. Kjo mund
shkaktojë rrezik tejnxehjeje, djegie të mundshme e
deri shpërthim.
4.
Në kushte të pafavorshme pune, siç është
temperatura e lartë, nga bateria mund të rrjedhë
lëng. Mos e prekni në mënyrë të pakujdesshme
lëngun. Kjo mund të shkaktojë irritim ose djegie. Në
rast se lëngu i baterisë bie në kontakt me sytë ose
lëkurën, shpëlajeni atë menjëherë me ujë të pastër
të zakonshëm, e më pas kërkoni kujdes mjekësor.
5.
Mos shkaktoni qark të shkurtër të baterisë:
(1)
Mos prekni terminalet e saj me materiale
përcjellëse.
(2)
Shmangni ruajtjen e baterisë në një kuti së
bashku me objekte të tjera metalike siç janë
gozhdët, monedhat etj.
(3)
Mos e ekspozoni baterinë në lagështi ose shi.
Qarku i shkurtër i baterisë mund të shkaktojë
fluks të lartë rryme, tejnxehje, djegie të
mundshme e deri defekte.
6.
Mos e fusni baterinë në një material përcjellës siç
është uji, dhe mos hidhni mbi bateri lëndë përcjellëse
në brendësi të saj siç mund të jetë uji. Nëse ndodh
kjo, kjo do të shkaktojë qark të shkurtër, e cila
shkakton tejnxehje, zjarr, çarje ose shpërthim.
7.
Mos e karikoni, magazinoni ose përdorni vibratorin,
paketën e lëvizshme elektrike dhe baterinë në
ambiente kur temperatura mund të arrijë ose të
kalojë mbi 50°C (122°F).
8.
Mos e digjni baterinë edhe nëse ajo është plotësisht
e dëmtuar ose e konsumuar. Bateria mund të
shpërthejë nëse hidhet në zjarr.
9.
Mos e gozhdoni, shtypni, hidhni ose rrëzoni baterinë
dhe mos e godisni atë me objekte të forta. Veprime
të tilla mund të shkaktojnë zjarr, nxehtësi të tepërt
ose shpërthim.
10. Mos e përdorni në asnjë mënyrë një bateri e cila ka
rënë ose është e dëmtuar.
11.
Bateritë me jone litiumi janë objekt i kritereve të
legjislacionit "Për mallrat e rrezikshme".
Për transportin tregtar të tyre, p.sh nga palë të treta
ose agjentët e ndërmjetëm, duhen pasur parasysh
kriteret e veçanta për paketimin dhe etiketimin. Për
përgatitjen e artikujve të tillë për transport, duhet
të konsultoheni me një ekspert të materialeve
të rrezikshme. Ju lutemi, kur është e mundur,
të respektohen edhe rregulloret e specifikuara
kombëtare. Vendosni shirit izolues mbi kontakte dhe
paketojeni baterinë në mënyrë që ajo të mos lëvizë
brenda paketimit.
12. Në rastin e asgjësimit të baterisë, hiqeni atë nga
paketa e lëvizshme elektrike dhe asgjësojeni në
një vend të sigurt. Zbatoni rregulloret lokale për sa
i përket këtij procesi.
13. Përdoreni baterinë vetëm me produkte të specifikuar
nga Makita. Instalimi i baterisë në një produkt jo të
përputhshëm mund të shkaktojë zjarr, nxehje të
tepërt, shpërthim ose rrjedhje të elektroliteve.
14. Nëse vibratori nuk përdoret për një kohë të gjatë,
bateria duhet hequr nga paketa e lëvizshme
elektrike.
15. Mbajeni baterinë larg fëmijëve.
16. Gjatë ose pas përdorimit, bateria mund të jetë e
nxehtë, gjë që mund të shkaktojë djegie ose skuqje.
Kushtojini vëmendje kujdesit të baterive të nxehta.
17. Mos i prekni terminalet e baterisë menjëherë pas
përdorimit, sepse ato mund të nxehen dhe të
shkaktojnë djegie.
18. Mbajini terminalet, vrimat dhe kanalet e baterisë të
pastra nga ciflat, pluhuri ose dheu. Kjo mund të ulë
performancën ose të prishë vibratorin ose baterinë.
19. Mbajini larg terminalet e baterisë së karikimit nga
pjesët metalike ose objektet e tjera.
20. Mos e përdorni baterinë pranë linjave elektrike
të tensionit të lartë. Kjo mund të shkaktojë
keqfunksionim ose të prishë vibratorin ose baterinë.
21. Kur temperatura e baterisë është e lartë (40°C
(104°F) ose më e lartë), si p.sh. pas përdorimit nën
diellin e nxehtë, karikimi mund të mos funksionojë
përkohësisht. Megjithatë, kjo ndodh për shkak
të funksionit mbrojtës të baterisë dhe nuk tregon
keqfunksionim. Lëreni baterinë të ftohet për një kohë
përpara se ta rikarikoni atë
RUANI KËTO UDHËZIME.
KUJDES: Përdorni vetëm bateri origjinale
Makita.
Përdorimi i baterive Makita që nuk janë origjinale ose
i baterive të ndryshuara, mund të bëjë që bateria të
shpërthejë, duke shkaktuar zjarr, lëndime dhe dëmtime
personale. Kjo do të sjellë gjithashtu edhe anulimin e
garancisë Makita për produktet Makita.
Këshilla për ruajtjen e jetëgjatësisë
maksimale të baterisë
1.
Karikojeni baterinë para se të shkarkohet plotësisht.
Ndaloni gjithmonë veprimet me veglën dhe karikoni
baterinë kur vëreni më pak fuqi në të.
2.
Asnjëherë mos e rikarikoni një bateri të karikuar
plotësisht. Mbikarikimi e shkurton jetëgjatësinë e
baterisë.
3.
Karikojeni baterinë në temperaturë dhome në 10°C -
40°C (50°F - 104°F). Lëreni baterinë e nxehtë që të
ftohet para se ta karikoni atë.
4.
Kur nuk e përdorni baterinë, hiqeni atë nga paketa
e lëvizshme ose karikuesi.
5.
Karikojeni baterinë nëse nuk e përdorni për një
periudhë të gjatë (më shumë se gjashtë muaj).
140 SHQIP

Advertisement

Table of Contents
loading

This manual is also suitable for:

Vr002cVr003cVr004c

Table of Contents