Makita VR001C Instruction Manual page 135

Battery powered concrete vibrator
Hide thumbs Also See for VR001C:
Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 1
PARALAJMËRIME TË PËRGJITHSHME PËR SIGURINË
PARALAJMËRIM: Lexoni të gjitha paralajmërimet
mbi sigurinë dhe të gjitha udhëzimet. Mosrespektimi
i paralajmërimeve dhe udhëzimeve mund të
shkaktojë goditje elektrike, zjarr dhe/ose lëndime
serioze.
Ruajini të gjitha paralajmërimet
dhe udhëzimet për referenca në të
ardhmen.
Termi "vegël elektrike" tek udhëzimet u referohet veglave
elektrike me kabllo ose veglave elektrike me bateri.
Siguria në vendin e punës
1.
Mbajeni vendin e punës të pastër dhe të ndriçuar.
Rrëmuja dhe errësira në vendin e punës mund të
shkaktojnë aksidente.
2.
Mos i përdorni veglat elektrike në ambiente
shpërthyese, siç është ajo në praninë e lëngjeve,
gazeve ose pluhurit të ndezshëm. Veglat elektrike
lëshojnë shkëndija të cilat mund të ndezin pluhurin
ose avujt.
3.
Mbajini fëmijët dhe kalimtarët larg gjatë kohës që
përdorni veglën elektrike. Shpërqendrimet mund të
shkaktojnë humbjen e kontrollit.
Siguria elektrike
4.
Spina e veglës elektrike duhet të përputhet me
prizën. Mos e modifikoni spinën në asnjë lloj mënyre.
Mos përdorni asnjë përshtatës spine me veglat e
tokëzuara elektrike. Spinat e pamodifikuara dhe
prizat që përputhen e ulin rrezikun nga goditja
elektrike.
5.
Shmangni kontaktin fizik me sipërfaqet e tokëzuara
siç janë tubat, radiatorët, sobat e gatimit dhe
frigoriferët. Nëse trupi juaj është i tokëzuar, rreziku
për goditje elektrike është më i lartë.
6.
Mos i ekspozoni veglat elektrike në shi ose lagështi.
Nëse uji hyn në brendësi të veglës elektrike, kjo e
rrit rrezikun e goditjes elektrike.
7.
Mos e keqpërdorni kordonin e rrymës. Asnjëherë
mos e përdorni kordonin për të mbajtur, tërhequr ose
për të shkëputur nga priza veglën elektrike. Mbajeni
kordonin larg nxehtësisë, vajit, skajeve të mprehtë
ose pjesëve lëvizëse. Kordonët e dëmtuar ose të
ngatërruar shtojnë rrezikun e goditjes elektrike.
8.
Në rastet e përdorimit të veglës elektrike në
ambient të hapur, përdorni një kordon zgjatues
të përshtatshëm për përdorim në këto ambiente.
Përdorimi i kordonit të përshtatshëm për përdorim
në ambient të hapur e ul rrezikun e goditjes elektrike.
9.
Nëse përdorimi i veglës elektrike në një ambient
të lagësht është i pashmangshëm, përdorni një
siguresë mbrojtëse diferenciale automatike.
Përdorimi i siguresës mbrojtëse automatike
diferenciale e ul rrezikun e goditjes elektrike.
E VEGLAVE ELEKTRIKE
135 SHQIP
Siguria vetjake
10. Qëndroni vigjilent, shikoni se çfarë jeni duke bërë dhe
përdorni logjikën gjatë përdorimit të veglës elektrike.
Mos e përdorni veglën elektrike kur jeni i lodhur
ose në ndikimin e barnave, alkoolit ose mjekimeve.
Mungesa e vëmendjes gjatë përdorimit të veglës
elektrike mund të shkaktojë lëndime personale
serioze.
11.
Përdorni pajisje mbrojtëse personale. Gjithmonë
mbani syze mbrojtëse. Përdorimi i pajisjeve
mbrojtëse siç janë maskat ndaj pluhurit, këpucët
kundër rrëshqitjes, kokoret ose kufjet mbrojtëse e
ul rrezikun e lëndimeve personale.
12. Parandaloni ndezjen e paqëllimshme. Sigurohuni
që çelësi të jetë në pozicionin fikur para se ta lidhni
veglën me rrymën elektrike dhe/ose baterinë ose
para se ta mbani ose transportoni atë. Mbajtja e
veglave elektrike me gishtin tek çelësi ose lidhja
e tyre me energjinë kur çelësi është në pozicionin
ndezur mund të shkaktojë aksidente.
13. Hiqni çdo çelës anglez ose standard para se të ndizni
veglën elektrike. Nëse lini ndonjë çelës në një nga
pjesët rrotulluese të veglës elektrike, kjo mund të
shkaktojë lëndime personale.
14. Mos u zgjasni. Vendosni mirë këmbët dhe ruani
ekuilibrin gjatë gjithë kohës. Kjo mundëson që të
keni kontroll më të mirë të veglës elektrike në kushte
të papritura.
15. Vishuni në mënyrë të përshtatshme. Mos mbani
veshje të gjera/ lirshme ose bizhuteri. Mbajini flokët,
veshjet dhe dorezat larg nga pjesët lëvizëse. Veshjet
e lirshme, bizhuteritë ose flokët e gjata mund të
ngecin në pjesët lëvizëse.
16. Nëse ofrohen pajisje për lidhjen me pajisje të
shkarkimit dhe mbledhjes së pluhurave, sigurohuni
që këto të jenë të bashkuara dhe të përdoren siç
duhet. Përdorimi i mbledhësit të pluhurit mund të
ulë rreziqet që vijnë nga pluhuri.
Përdorimi dhe mirëmbajtja e veglës
elektrike
17. Mos e sforconi veglën elektrike. Përdoreni veglën
e duhur elektrike për qëllimet tuaja. Vegla e duhur
elektrike do të funksionojë më mirë e më me siguri,
dhe në normën për të cilën është projektuar.
18. Mos e përdorni veglën elektrike nëse çelësi i saj nuk
e ndez dhe nuk e fik atë. Çdo vegël elektrike që nuk
mund të kontrollohet me një çelës është e rrezikshme
dhe duhet të riparohet.
19. Hiqeni prizën nga spina dhe/ose hiqni baterinë nga
vegla elektrike para se të bëni ndonjë rregullim, të
ndryshoni aksesorët ose ta magazinoni atë. Këto
masa parandaluese sigurie e ulin rrezikun e ndezjes
aksidentale të veglës elektrike.

Advertisement

Table of Contents
loading

This manual is also suitable for:

Vr002cVr003cVr004c

Table of Contents