Makita VR001C Instruction Manual page 137

Battery powered concrete vibrator
Hide thumbs Also See for VR001C:
Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 1
Paralajmërimet mbi sigurinë e vibratorit të betonit
1.
Mbani kokore, doreza kundër dridhjeve, çizme,
mbrojtëse ndaj zhurmave, mbrojtëse për fytyrën
(syze sigurie dhe maskë), dhe rripa mbrojtëse para
se të përdorni vibratorin.
2.
Kur punoni, mbani veshje me mëngë të gjata dhe
pantallona që minimizojnë ekspozimin e lëkurës për
të shmangur lëndimet që shkaktohen nga copëzat e
betonit që mund të ngjiten në lëkurë.
3.
Kur vibratori përdoret pranë këmbëve ose në vende
që nuk janë të thella, betoni mund të shpërndahet
rreth e rrotull. Përdorni pajisje mbrojtëse për fytyrën
(syze mbrojtëse dhe maskë) për të mbrojtur sytë dhe
gojën. Ju lutemi mbani kufje mbrojtëse në rast se
punoni në vende të zhurmshme.
4.
Sigurohuni të përdorni një platformë të qëndrueshme
kur punoni në një vend jo të rrafshët siç është
armatura.
5.
Duke qenë se ky produkt ka një tub të gjatë gome,
ekziston rreziku i lëndimit nga ngatërrimi me të nëse
tubi ngec në armaturë gjatë punës ose duke lëvizur
ose nëse lëvizja kufizohet, duke vendosur diçka
mbi tub. Gjithashtu, nëse produkti lihet në një zonë
ku, kur nuk punohet, kalojnë kalimtarë, ai mund të
pengojë këmbën e ndonjërit i cili mund të rrëzohet
dhe të lëndohet. Bëni kujdes kur punoni me tubat
dhe kabllot.
6.
Përdorimi i gjatë i vibratorit ose përdorimi në një
qëndrim jo natyral të trupit mund të shkaktojë sforcim
të trupit. Sigurohuni të pushoni herë pas here për të
shmangur lodhjen ose lëndimet. Gjithashtu, nëse,
gjatë përdorimit të produktit, ndjeni dhimbje ose
mpirje të duarve, krahëve, shpatullave ose kurrizit,
ndaloni menjëherë përdorimin e tij dhe merrni
trajtimin e përshtatshëm.
7.
Kompania e ndërtimit që ka në përdorim këtë vibrator
betoni duhet të menaxhojë orët e punës dhe duhet
të përpiqet të parandalojë dëmtimet shëndetësore
të punëtorit që mund të shkaktohen nga dridhjet.
Referojuni seksionit "VLERA E PËRGJITHSHME E
DRIDHJEVE" për hollësitë rreth forcës së dridhjeve
të vibratorit.
Shqyrtoni kriteret dhe udhëzimet ligjore të
përshtatshme të shtetit ku po përdoret vibratori.
8.
Kur ndaloni së punuari përkohësisht, ruajeni këtë
produkt në një vend të sigurt. Nëse ai vendoset në një
rruginë, mund të pengoheni në të dhe të rrëzoheni
ose të lëndoheni. Nëse ndodh ndonjë parregullsi ose
keqfunksionim, fikni menjëherë të gjitha burimet e
rrymës, ndaloni së përdoruri dhe shkëputeni paketën
e lëvizshme elekritke të baterisë. Për inspektimin dhe
riparimin, kontaktoni qendrën lokale të autorizuar të
shërbimit Makita.
9.
Koka vibruese e këtij produkti mund të ftohet, duke u
zhytur në betonin e përzier. Kështu që mos e përdorni
atë jashtë betonit (p.sh. në ajër). Ekziston mundësia
që motori mund të digjet.
10. Mos e përdorni kokën vibruese në ajër. Kur përdoret
në ajër, vibratori mund të arrijë 100°C (212°F) ose
më shumë në pak minuta, dhe ju mund të digjeni
nëse e prekni.
11.
Koka vibruese mund të nxehet gjatë përdorimit.
Pas përdorimit, bëni kujdes që të mos e prekni atë.
Ekziston rreziku që mund të digjeni.
12. Mos vendosni ose hidhni asnjë objekt të rëndë mbi
kabllon ose tubin e gomës. Ai mund të dëmtojë
kabllon dhe mund të shkaktojë keqfunksionim.
13. Mos e lëkundni kokën vibruese, duke e mbajtur atë
tek tubi ose kablloja. Kjo mund të shkaktojë lëndime
ose dëmtime të objekteve përreth.
137 SHQIP

Advertisement

Table of Contents
loading

This manual is also suitable for:

Vr002cVr003cVr004c

Table of Contents