Makita VR001C Instruction Manual page 136

Battery powered concrete vibrator
Hide thumbs Also See for VR001C:
Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 1
20. Kur nuk e përdorni, mbajeni veglën elektrike larg
fëmijëve dhe mos lejoni personat që nuk janë të
njohur me veglën ose këto udhëzime ta përdorin atë.
Veglat elektrike janë të rrezikshme kur përdoren nga
persona të patrajnuar.
21. Mirëmbani veglat elektrike. Kontrolloni nëse pajisja
është keqpoziciouar ose pjesët lëvizëse kanë ngecur
ose janë thyer dhe çdo gjendje tjetër që mund të
ndikojë në funksionimin e veglës elektrike. Nëse
është dëmtuar, riparojeni veglën elektrike para se
ta përdorni. Mirëmbajtja e dobët e veglave elektrike
mund të shkaktojë aksidente.
22. Veglat prerëse të jenë të mprehta dhe të pastra.
Veglat prerëse me tehe të mprehta të mirëmbajtura
siç duhet kanë më pak mundësi që të ngecin dhe
janë më të lehta për t'u kontrolluar.
23. Përdorni veglat elektrike, aksesorët dhe kokat e tyre
etj., në përputhje me këto udhëzime, duke marrë
parasysh kushtet e punës dhe punën që është duke
u kryer. Përdorimi i veglës elektrike për qëllime
ndryshe nga ato për të cilat është projektuar mund
të shkaktojë ndonjë situatë të rrezikshme.
Përdorimi dhe mirëmbajtja e veglës me
bateri
24. Karikojeni baterinë vetëm me karikues të specifikuar
nga prodhuesi. Një karikues i përshtatshëm për një
tip baterie mund të krijojë rrezik zjarri kur përdoret
për një bateri të tipit tjetër.
PARALAJMËRIME MBI SIGURINË E PRODUKTIT
1.
Ky produkt është një vibrator për ngjeshjen e betonit.
Mos e përdorni vibratorin për asnjë qëllim tjetër.
2.
Sigurohuni që të lexoni me vëmendje dhe të kuptoni
këtë manual përdorimi para se të përdorni produktin
që ai të përdoret në mënyrë sa më të sigurt dhe
efikase. Përdorimi i papërshtatshëm i makinave
mund të shkaktojë lëndime ose mosfunksionim të
saj. Mbajeni këtë udhëzues për t'ju referuar në të
ardhmen.
3.
Ky produkt duhet përdorur, duke e lidhur me një
paketë të lëvizshme elektrike baterie Makita "PDC01"
ose "PDC1200." Gjithashtu, lexoni udhëzuesit për
përdorimin e paketës së lëvizshme elektrike të
baterisë dhe karikuesit të saj.
4.
Asnjëherë mos e përdorni këtë produkt kur është i
lidhur me ndonjë pajisje tjetër të furnizimit me rrymë.
Nëse bëni të kundërtën, kjo mund të shkaktojë
dëmtim të qarkut elektronik ose djegie të motorit
elektrik. Dëmtimi ose djegia e motorit mund të
shkatërrojë izolimin dhe mund të shkaktojë goditje
elektrike.
5.
Për paketën e lëvizshme elektronike të baterisë, mos
përdorni asnjë bateri tjetër që nuk është përcaktuar
nga Makita. Gjithashtu, mos përdorni bateri të cilat
janë modifikuar (përfshirë bateritë që janë çmontuar
dhe të cilës i janë zëvendësuar qelizat ose pjesë të
tjera të brendshme).
6.
Mos e karikoni baterinë me asnjë lloj karikuesi tjetër
përveç llojit të përcaktuar.
7.
Termi "fisheku i baterisë" në këtë manual do t'i
referohet termit "bateri".
25. Përdorni veglat elektrike vetëm me bateritë specifike
të rekomanduara. Përdorimi i çdo lloji tjetër baterie
mund të krijojë rrezik lëndimi dhe zjarri.
26. Kur bateria nuk është në përdorim, mbajeni atë
larg objekteve metalike siç janë kapëset e letrës,
monedhat, çelësat, gozhdët, vidat ose çdo objekti
tjetër metalik të vogël i cili mund të shkaktojë një qark
të shkurtër midis terminaleve të saj. Qarku i shkurtër
midis terminaleve të baterisë mund të shkaktojë
djegie ose zjarr.
27. Nëse keqpërdoret, bateria mund të lëshojë lëng;
shmangni kontaktin me të. Në rast të ndonjë
kontakti aksidental, shpëlajeni mirë me ujë. Në rast
të ndonjë kontakti aksidental me sytë, kërkoni edhe
ndihmën mjekësore. Lëngu që lëshon bateria mund
të shkaktojë acarim ose djegie.
Shërbimi
28. Vegla elektrike duhet të riparohet nga një person
i kualifikuar, duke përdorur vetëm pjesë këmbimi
identike. Kjo do të ruajë sigurinë e veglës elektrike.
29. Ndiqni udhëzimet për lubrifikimin dhe ndryshimin e
aksesorëve.
30. Mbajini dorezat të thata, të pastra dhe pa vaj ose
graso.
8.
Trajtojeni dhe mbajeni këtë produkt në mënyrë të
përshtatshme për të siguruar përdorim të sigurt të
tij.
9.
Kur ia jepni këtë pajisje hua dikujt tjetër, sigurohuni
që t'u jepni udhëzuesit dhe t'u shpjegoni plotësisht
mënyrën e përdorimit të sigurt dhe të përshtatshëm
të produktit.
10. Specifikimet në këtë dokument janë objekt ndryshimi
pa njoftim paraprak për shkak të modifikimit të
produktit.
11.
Ky produkt përmbush këto standarde të EMC-së:
EN61000-6-2 / EN61000-6-4.
Ky produkt nuk i përmbush këto standarde të
EMC-së: EN61000-6-3 / EN55014-1.
12. Kur kjo pajisje përdoret në afërsi të pajisjeve
elektronike, ajo mund të shkaktojë interferenca radio.
Në këto raste përdoruesi i këtij produkti duhet të
marrë masat e duhura.
136 SHQIP

Advertisement

Table of Contents
loading

This manual is also suitable for:

Vr002cVr003cVr004c

Table of Contents