Mbushja Me Karburant; Kontrolli I Lubrifikimit Të Zinxhirit; Rregullimi I Lubrifikimit Të Zinxhirit; Ndezja E Motorit - Makita EA3500S Original Instruction Manual

Hide thumbs Also See for EA3500S:
Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 1
6-8. Rimbushja me karburant (Fig. 52)
NDIQNI PARALAJMËRIMET PËR SIGURINË!
Bëni kujdes gjatë përdorimit të karburanteve.
Motori duhet të fiket!
Pastroni mirë zonën rreth kapakëve për të parandaluar që
pluhuri të futet në serbatorin e karburantit ose të vajit.
Zbërtheni kapakun e serbatorit (përdorni çelësin universal
nëse nevojitet, shihni ilustrimin) dhe mbusheni serbatorin me
përzierje karburanti ose me vaj për zinxhirin e sharrës deri te
skaji fundor i tubit të mbushjes. Bëni kujdes të mos derdhni
karburantin ose vajin e zinxhirit!
Vaji i zinxhirit
Përzierja karburant/vaj
Shtrëngoni kapakun e serbatorit me dorë deri në fund.
Pas rimbushjes pastroni kapakun e serbatorit dhe zonën
përreth serbatorit.
Lubrifikimi i zinxhirit
Gjatë përdorimit duhet të ketë gjithmonë vaj zinxhiri të
mjaftueshëm në serbatorin e vajit që të ofrojë një lubrifikim
të mirë të zinxhirit. Në shpejtësinë mesatare të furnizimit me
vaj, serbatori i vajit mban mjaftueshëm për një përdorim të
serbatorit të karburantit. Gjatë kësaj procedure kontrolloni
nëse ka mjaftueshëm vaj zinxhiri në depozitë dhe rimbusheni
me vaj nëse nevojitet. Bëjeni këtë veprim vetëm me motor
të fikur! Shtrëngoni kapakun e serbatorit me dorë deri në
fund.
6-9. Kontrolli i lubrifikimit të zinxhirit (Fig. 53)
Mos punoni kurrë nëse sharra me zinxhir nuk është e
lubrifikuar siç duhet. Në të kundërt, jetëgjatësia e shërbimit
të zinxhirit dhe e shufrës udhëzuese do të ulet. Përpara
se të nisni punën kontrolloni nivelin e vajit në serbator dhe
furnizimin me vaj.
Kontrolloni shpejtësinë e furnizimit me vaj siç përshkruhet më
poshtë:
Ndizni sharrën me zinxhir (shikoni "Ndezja e motorit").
Mbajeni sharrën me zinxhir të ndezur afërsisht 15 cm mbi një
trung ose mbi tokë (përdorni një bazë të përshtatshme).
Nëse lubrifikimi është i mjaftueshëm ju do të shikoni një
gjurmë të lehtë vaji sepse vaji kullon nga zinxhiri. Kontrolloni
drejtimin nga fryn era dhe shmangni ekspozimet e
panevojshme ndaj njollave të vajit!
Shënim:
Pasi sharra është fikur, është normale që vaji i tepërt i
zinxhirit të kullojë nga sistemi i furnizimit me vaj, shufra
udhëzuese dhe zinxhiri për pak kohë. Ky nuk është defekt!
Vendoseni sharrën në një sipërfaqe të përshtatshme.
6-10. Rregullimi i lubrifikimit të zinxhirit
(Fig. 54)
Motori duhet të fiket!
Mund ta rregulloni nivelin e furnizimit të pompës së vajit
me anë të vidës rregulluese(1). Vida rregulluese gjendet në
pjesën e poshtme të trupit.
Pompa e vajit është kalibruar në fabrikë në nivelin minimal të
furnizimit. Ka dy parametra të mundshme – niveli minimal dhe
maksimal i furnizimit.
Për të rregulluar shpejtësinë e furnizimit, përdorni një
kaçavidë të vogël për të rrotulluar vidat rregulluese:
• djathtas për shpejtësi më të madhe
• majtas për shpejtësi më të ulët
furnizimi me vaj.
Zgjidhni një nga dy parametrat, në varësi të gjatësisë së
shufrës udhëzuese.
Ndërkohë që punoni sigurohuni që në depozitë të ketë vaj
zinxhiri të mjaftueshëm. Shtoni vaj nëse nevojitet.
(Fig. 55)
Për të siguruar një funksionim pa probleme të pompës së
vajit kanali udhëzues i vajit në kutinë e boshtit motorik (2)
dhe vrimës hyrëse të vajit në shufrën udhëzuese (3) duhet
pastruar rregullisht.
Shënim:
Pasi sharra është fikur, është normale që vaji i tepërt i
zinxhirit të kullojë nga sistemi i furnizimit me vaj, shufra
udhëzuese dhe zinxhiri për pak kohë. Ky nuk është defekt!
Vendoseni sharrën në një sipërfaqe të përshtatshme.
6-11. Ndezja e motorit (Fig. 56)
Mos e ndizni sharrën me zinxhir para se ajo të montohet
dhe kontrollohet plotësisht!
Lëvizni të paktën 3 metra/10 këmbë larg vendit të mbushjes
me karburant të sharrës me zinxhir.
Sigurohuni që të keni mbështetje të mirë të këmbëve dhe
vendoseni sharrën në tokë në mënyrë që shufra udhëzuese
dhe zinxhiri të mos kenë asgjë pranë.
Aktivizojeni frenin e zinxhirit (bllokojeni).
Mbajeni dorezën e përparme fort me njërën dorë dhe shtyjeni
sharrën drejt tokës.
Mbajeni poshtë mbrojtësen e pasme të dorës me këmbën e
djathtë siç tregohet.
Shënim: Sistemi i ndezjes Featherlight ju lejon ta ndizni
sharrën pa mundim. Vazhdoni procedurën e ndezjes shtruar
dhe njëtrajtësisht.
6-12. Ndezja në të ftohtë: (Fig. 57)
Ndezje në të ftohtë (pozicioni i bllokuar)
ON
Ndezje në të ngrohtë (ON (NDEZUR))
Motori fikur
Çelësi me kombinim në pozicionin e sigurt
(ndërprerje e korrentit për kuadrin, e nevojshme
për të gjitha shërbimet e mirëmbajtjes, riparimit
dhe instalimit)
Ngarkojeni pompën e karburantit (5) duke e shtypur disa herë
derisa të shikoni karburant në pompë.
Lëvizni çelësin me kombinime (1) lart (pozicioni i bllokuar). Ai
aktivizon edhe bllokimin me gjysmë gazi.
Tërhiqeni dorezën e ndezësit (2) shtruar dhe njëtrajtësisht.
KUJDES: Mos e tërhiqni kabllon e ndezësit më shumë se
rreth 50 cm/20" dhe futeni sërish brenda ngadalë me dorë.
Përsëriteni procedurën e ndezjes dy herë.
Lëvizni çelësin me kombinime (1) në pozicionin qendror
"ON (NDEZUR)". Tërhiqeni sërish dorezën e ndezësit shtruar
dhe njëtrajtësisht. Sapo motori të ndizet kapni dorezën e
pasme (butonin e bllokimit të sigurisë (3) aktivizohet me anë
të pëllëmbës së dorës dhe shtypni këmbëzën e gazit (4).
KUJDES: Motori duhet të vendoset në xhiro minimale
menjëherë pas ndezjes. Në të kundërt, friksioni mund të
dëmtohet.
Tani lëshoni frenin e zinxhirit.
6-13. Ndezja në të ngrohtë:
Siç u përshkrua më lart për ndezjen në të ftohtë, por më
përpara se ta ndizni shtyni çelësin me kombinime (1) lart
61

Hide quick links:

Advertisement

Table of Contents
loading

This manual is also suitable for:

Ea3501sEa3502sEa3503s

Table of Contents