Ndalimi I Motorit; Kontrolli I Frenit Të Zinxhirit; Rregullimi I Karburatorit; Mirëmbajtja - Makita EA3500S Original Instruction Manual

Hide thumbs Also See for EA3500S:
Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 1
(pozicioni bllokuar) dhe pastaj kthejeni menjëherë në
pozicionin e mesit "ON (NDEZUR)". Kjo bëhet vetëm për të
aktivizuar bllokimin me gjysmë gazi. Nëse motori nuk ndizet
pas 2 ose 3 tërheqjeve, përsëriteni të gjithë procedurën e
ndezjes siç përshkruhet për ndezjen në të ftohtë.
SHËNIM: Nëse motori është fikur vetëm për një kohë të
shkurtër, sharra mund të ndizet sërish pa përdorur çelësin e
kombinimeve.
E rëndësishme: Nëse serbatori i karburantit është boshatisur
dhe motori është fikur për shkak të mungesës së karburantit,
ngarkojeni pompën e karburantit (5) duke e shtypur disa herë
derisa të shihni karburant në pompë.

6-14. Ndalimi i motorit

Lëshoni çelësin me kombinime
SHËNIM: Pasi shtypet poshtë çelësi me kombinime do të
kthehet sërish në pozicionin NDEZUR (ON). Motori është
i fikur, por mund të ndizet sërish pa e lëvizur çelësin e
kombinimeve.
E RËNDËSISHME: Për të ndërprerë korrentin e kuadrit,
shtyjeni çelësin me kombinim deri në fund përtej pikës së
rezistencës në pozicionin e sigurisë (
6-15. Kontrolli i frenit të zinxhirit (Fig. 58)
Freni i zinxhirit duhet të kontrollohet përpara çdo
përdorimi të sharrës!
Ndizeni motorin siç përshkruhet më sipër (ruani mbështetje të
sigurt të këmbëve, vendoseni sharrën me zinxhir në tokë në
mënyrë që shufra udhëzuese dhe zinxhiri të mos kenë asgjë
pranë).
Mbajeni dorezën e përparme fort, me dorën tjetër të vendosur
te doreza e pasme.
Lëreni motorin të punojë në shpejtësi mesatare dhe shtyni
mbrojtësen e dorës (6) në drejtim të shigjetës me pjesën e
pasme të dorës suaj derisa të aktivizohet freni i zinxhirit. Tani
zinxhiri duhet të ndalojë menjëherë.
Kthejeni motorin sërish në xhiro minimale dhe lëshoni frenin
e zinxhirit.
Kujdes: Nëse zinxhiri nuk ndalon menjëherë në këtë
testim, fikeni motorin menjëherë. MOS e përdorni
sharrën me zinxhir në këtë gjendje! Kontaktoni qendrën e
shërbimit të MAKITA-s.
6-16. Rregullimi i karburatorit (Fig. 59)
KUJDES: Rregullimi i karburatorit mund të bëhet vetëm
nga një specialist i qendrës së shërbimit MAKITA!
Përdoruesi mund të tentojë të rregullojë vetëm vidën
rregulluese (T). Nëse zinxhiri i sharrës lëviz në xhiro
minimale (pra, pa shtypur gazin), është e detyrueshme që
të korrigjoni shpejtësinë e xhirove minimale!
Mos e rregulloni shpejtësinë në xhiro minimale përpara
montimit të plotë dhe testimit të sharrës!
Rregullimi i shpejtësisë në xhiro minimale duhet të bëhet
vetëm kur motori është i nxehtë, me filtrin e pastër të ajrit
dhe me shufrën udhëzuese dhe zinxhirin të instaluar siç
duhet.
Përdorni një kaçavidë (me fletë 4 mm) për rregullimet e
xhirove minimale.
Rregullimi i shpejtësisë në xhiro minimale
Rrotulloni vidën rregulluese (T) në drejtim kundërorar
(zhvidhoseni): Shpejtësia në xhiro minimale ulet.
Rrotulloni vidën rregulluese (T) në drejtim orar
62
(1).
).
SHËRBIMI
(vidhoseni): Shpejtësia në xhiro minimale rritet.
E rëndësishme: Nëse zinxhiri i sharrës vazhdon të lëvizë
gjatë xhirove minimale, edhe pasi e keni rregulluar
shpejtësinë në xhiro minimale, MOS e përdorni sharrën.
Çojeni te qendra e shërbimit MAKITA!
7. MIRËMBAJTJA
7-1. Mprehja e zinxhirit të sharrës
KUJDES: Përpara se të kryeni ndonjë shërbim për
shufrën udhëzuese ose zinxhirin, fikni gjithmonë
motorin dhe hiqni kapakun e spinës nga kandela (shikoni
"Zëvendësimi i kandelës"). Vishni gjithmonë doreza
mbrojtëse!
(Fig. 60)
Zinxhiri ka nevojë të mprihet kur:
Tallashi i prodhuar gjatë sharrimit të drurit të lagësht duket si
pluhur druri.
Zinxhiri depërton drurin vetëm nën presion të lartë.
Skaji prerës duket që është i dëmtuar.
Gjatë sharrimit sharra tërheq majtas ose djathtas. Kjo
shkaktohet nga mprehja jo e njëtrajtshme e zinxhirit.
E rëndësishme: Mpriheni shpesh, por pa hequr shumë
metal!
Në përgjithësi, 2 ose 3 goditje të limës mjaftojnë.
Pasi e keni mprehur disa herë vetë dërgojeni zinxhirin për ta
mprehur te një qendër shërbimi.
Mprehja e saktë
KUJDES: Përdorni vetëm zinxhirë dhe shufra udhëzuese
të projektuara për këtë sharrë!
(Fig. 61)
Të gjithë prerësit duhet të kenë gjatësi të njëjtë (dimensioni
a). Prerësit me gjatësi të ndryshme bëjnë që zinxhiri të punojë
me vështirësi dhe mund të shkaktojnë plasaritje të zinxhirit.
Gjatësia minimale e prerësit: 3 mm. Mos e mprihni zinxhirin
kur është arritur gjatësia minimale e prerësit; në këtë pikë,
zinxhiri duhet të ndërrohet (shihni "Ekstrakt nga lista e
pjesëve të këmbimit" dhe "Zëvendësimi i zinxhirit të sharrës").
Thellësia e prerjes përcaktohet nga ndryshimi në gjatësi
ndërmjet kufizuesit të gjatësisë (hundëza e rrumbullakët) dhe
skaji i prerjes.
Rezultatet më të mira arrihen me një kufizues thellësie me
thellësi 0,64 mm (,025").
KUJDES: Thellësia e tepërt rrit rrezikun e zmbrapsjeve!
(Fig. 62)
Këndi i mprehjes (α) duhet të jetë identik për të gjithë prerësit!
30° për zinxhirë të tipit 492 (91PX), 290 (90SG), 291 (90PX)
Dhëmbët do të kenë këndin e duhur (ß) automatikisht nëse
përdoret lima e rrumbullakët që duhet.
80° për zinxhir të tipit 492 (91PX)
75° për zinxhir të tipit 290 (90SG), 291 (90PX)
Kënde të ndryshme bëjnë që zinxhiri të punojë me vështirësi
dhe në mënyrë të çrregullt, rrisin konsumimin dhe shkaktojnë
thyerje të zinxhirit.
Limat dhe si të punoni me to
Për mprehje përdorni një limë të rrumbullakët të posaçme për
zinxhirin e sharrës. Limat e rrumbullakëta standarde nuk janë
të përshtatshme.
Tipi 492 (91PX): Limë e rrumbullakët për zinxhir sharre,
diametri 4,0 mm
Tipi 290 (90SG), 291 (90PX): Limë e rrumbullakët për zinxhir
Lima duhet të presë vetëm kur shtyhet përpara (shigjeta).
Ngrijeni limën lart kur e tërhiqni pas.
Në fillim mprihni prerësin më të shkurtër. Gjatësia e këtij
prerësi më pas është standarde për të gjithë prerësit e tjerë të
sharre, diametri 4,5 mm.

Hide quick links:

Advertisement

Table of Contents
loading

This manual is also suitable for:

Ea3501sEa3502sEa3503s

Table of Contents