Transportimi Dhe Ruajtja; Mirëmbajtja - Makita EA3500S Original Instruction Manual

Hide thumbs Also See for EA3500S:
Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 1
e prera të drurit mund t'ju godasin (rrezik lëndimi).
-
Kur prisni me skajin fundor të shufrës udhëzuese, sharra
me zinxhir mund të shtyhet në drejtim të përdoruesit nëse
ngec zinxhiri. Për këtë arsye përdorni skajin e poshtëm të
shufrës sa herë të jetë e mundur. Sharra me zinxhir më
pas do të shtyhet larg trupit tuaj (Fig. 16).
-
Nëse lënda drusore është e tendosur (Fig. 17), në fillim
prisni anën e tendosur (A). Më pas prerja tërthore mund të
kryhet në anën e tendosur (B). Në këtë mënyrë shmanget
ngecja e shufrës udhëzuese.
-
Në fund të prerjes pesha e sharrës me zinxhir do të bëjë
që ajo të rrotullohet meqë nuk mbahet më nga prerja.
Mbajeni fort që ta kontrolloni këtë.
KUJDES:
Personi që bën prerjen e pemëve ose të degëve duhet
të ketë trajnim të posaçëm. Rrezik i lartë lëndimesh!
-
Kur prisni degë sharra me zinxhir duhet të mbështetet në
trung. Mos e përdorni fundin e shufrës për prerje (rrezik
zmbrapsjeje).
-
Bëni kujdes nga degët e tendosura. Mos i prisni nga
poshtë degët që janë pa mbështetje.
-
Asnjëherë mos kryeni prerje shtendosjeje kur qëndroni
mbi një trung.
-
Përpara se të prisni një pemë sigurohuni që
a) vetëm njerëzit që janë të përfshirë në prerjen e pemës
gjenden brenda hapësirës së punimeve.
b) çdo punëtor i përfshirë të mund të dalë pa u penguar
(njerëzit duhet të largohen në vijë diagonale, d.m.th.
në drejtim 45°).
c) pjesa e poshtme e trungut të mos ketë objekte të
huaja, shkurre dhe degë. Sigurohuni që të keni
bazament të sigurt (rrezik pengimi).
d) vendi tjetër i punës është të paktën sa 2 1/2 e
gjatësisë së pemës larg (Fig. 18). Përpara se të prisni
pemën kontrolloni drejtimin e rënies dhe sigurohuni që
mos të ketë as njerëz dhe as objekte në një distancë
sa 2 1/2 e gjatësisë së pemës.
(1) = zona e prerjes
-
Studimi i pemës:
Drejtimi nga është anuar - degë të lira ose të thata -
gjatësia e pemës - animi natyral - a është pema e kalbur?
-
Llogarisni edhe drejtimin dhe shpejtësinë e erës. Nëse ka
shkulm ere të fortë, mos bëni prerje.
-
Prerja e rrënjëve:
Filloni me rrënjën më të fortë. Në fillim kryeni prerjen
vertikale dhe më pas atë horizontale.
-
Prerja fillestare e trungut (Fig. 19, A):
Prerja fillestare përcakton drejtimin e rënies dhe drejton
pemën. Trungu pritet pak pingul me drejtimin e rënies dhe
depërton 1/3 - 1/5 e diametrit të trungut. Prerjen kryejeni
afër tokës.
-
Korrigjimin e prerjes kryejeni gjithmonë në të gjithë
gjerësinë e prerjes fillestare.
-
Prijeni pemën (Fig. 20, B) mbi skajin fundor të prerjes
fillestare (D). Prerja duhet të jetë saktësisht horizontale.
Distanca ndërmjet dy prerjeve duhet të jetë afërsisht sa
1/10 e diametrit të trungut.
-
Materiali ndërmjet dy prerjeve (C) shërben si nyjë.
Asnjëherë mos e prisni deri në fund përndryshe pema do
të bjerë pa kontroll. Futini pykat e prerjes pa u vonuar.
-
Siguroni prerjen vetëm me pyka plastike ose alumini. Mos
përdorni pyka hekuri. Nëse sharra godet një pykë hekuri,
zinxhiri mund të çahet ose dëmtohet rëndë.
-
Kur prisni një pemë gjithmonë qëndroni në anë të pemës
në rënie.
-
Kur tërhiqeni pasi keni kryer prerjen bëni kujdes nga degët
që bien.
-
Kur punoni në terren të pjerrët përdoruesi i sharrës me
zinxhir duhet të qëndrojë mbi ose në anë të trungut që
duhet të pritet ose pemës tashmë të prerë.
54
-
Bëni kujdes nga trungjet që mund të rrotullohen drejt jush.

3-8. Transportimi dhe ruajtja

-
Kur ndryshoni pozicionin tuaj gjatë punës fikeni
sharrën me zinxhir dhe aktivizoni frenin e zinxhirit për
të parandaluar ndonjë aktivizim aksidental të zinxhirit.
-
Asnjëherë mos e ngrini ose transportoni sharrën me
zinxhir me zinxhirin në punë.
-
Kur sharra është e nxehtë, mos e mbuloni (me
mushama, batanije, gazetë ose të ngjashme me to).
Lëreni sharrën të ftohet para se ta vendosni në një
arkë ose automjet. Sharrat me invertitor katalitik duan
më shumë kohë të ftohen!
-
Kur transportoni sharrën me zinxhir në distanca të largëta
duhet të përdoret kapaku mbrojtës i zinxhirit (e ofruar
bashkë me sharrën me zinxhir).
-
Mbajeni sharrën me zinxhir nga doreza cilindrike. Shufra
udhëzuese drejtohet nga pas (Fig. 21). Shmangni
kontaktin me zhurmëmbytësin (rrezik djegieje).
-
Siguroni pozicionimin e sigurt të sharrës me zinxhir
gjatë transportimit me makinë për të shmangur kullimin
karburantit ose të vajit të zinxhirit.
-
Ruajeni sharrën me zinxhir të sigurt në një vend të thatë.
Ajo nuk duhet të ruhet në ambient të hapur. Mbajeni
sharrën me zinxhir larg nga fëmijët. Kapaku mbrojtës i
zinxhirit duhet të jetë gjithmonë i vendosur.
-
Përpara se ta ruani sharrën me zinxhir për një periudhë
të gjatë ose për ta transportuar atë, serbatori i karburantit
dhe i vajit duhet të jenë krejtësisht të boshatisura.
3-9. Mirëmbajtja
-
Përpara se të kryeni punë mirëmbajtjeje fikeni sharrën
me zinxhir (Fig. 22) dhe hiqni kapakun e spinës.
-
Para se të filloni punën, gjithmonë kontrolloni sigurinë
funksionale të sharrës me zinxhir, në veçanti të frenit të
zinxhirit. Sigurohuni që zinxhiri të jetë gjithnjë i mprehur
dhe i shtrënguar sa duhet (Fig. 23).
-
Vëreni në punë sharrën me zinxhir vetëm me zhurmë të
ulët dhe nivel të ulët shkarkimesh. Për këtë, sigurohuni që
karburatori të jetë rregulluar siç duhet.
-
Pastrojeni rregullisht sharrën me zinxhir.
-
Kontrolloni rregullisht kapakun e kontejnerit nëse është
shtrënguar sa duhet.
Respektoni udhëzimet për parandalimin e aksidenteve
që janë lëshuar nga shoqatat tregtare dhe kompanitë
e sigurimit. Mos kryeni modifikime në sharrën me
zinxhir. Rrezikoni sigurinë tuaj.
Kryeni vetëm punët e mirëmbajtjes dhe riparimit që
përshkruhen në manualin e përdorimit. Çdo veprim tjetër
duhet të kryhet nga shërbimi i MAKITA-s.
SHËRBIMI
Përdorni vetëm pjesë këmbimi dhe aksesorë origjinalë
MAKITA.
Përdorimi i pjesëve të tjera të këmbimit përveç pjesëve
ose aksesorëve origjinalë të MAKITA-s dhe kombinimet e
shufrës udhëzuese/zinxhirit apo gjatësitë e pamiratuara
rrit rrezikshmërinë e aksidenteve. Ne nuk mund të
pranojmë asnjë përgjegjësi për aksidentet dhe dëmtimet
që rezultojnë nga përdorimi i pajisjeve të sharrimit ose i
aksesorëve të pamiratuar.

Hide quick links:

Advertisement

Table of Contents
loading

This manual is also suitable for:

Ea3501sEa3502sEa3503s

Table of Contents