6C-2. Shtrëngimi I Zinxhirit Të Sharrës; 6C-3. Kontrolli I Tendosjes Së Zinxhirit; 6C-4. Ritendosja E Zinxhirit Të Sharrës; Për Të Gjitha Modelet - Makita EA3500S Original Instruction Manual

Hide thumbs Also See for EA3500S:
Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 1
Bashkërendoni mbrojtësen e rrotës së dhëmbëzuar (4) me
kunjin (11).
Rrotulloni tendosësin e zinxhirit (3, shihni "Shtrëngimi i
zinxhirit të sharrës" për ta sjellë kunjin (12) e tendosësit të
zinxhirit në bashkërendim me vrimën në shufrën udhëzuese.
Shtypni mbrojtësen e rrotës së dhëmbëzuar (4) në kunj (11).
6c-2. Shtrëngimi i zinxhirit të sharrës (Fig. 46)
Në të njëjtën kohë shtypni fort tendosësin e shpejtë të
mbrojtëses së rrotës së dhëmbëzuar (2) dhe rrotullojeni
në drejtim orar për të vidhosur mbrojtësen e rrotës së
dhëmbëzuar, por mos e shtrëngoni ende.
Ngrijeni pak majën e shufrës udhëzuese dhe rrotulloni
tendosësin e zinxhirit (3) në drejtim orar derisa zinxhiri i
sharrës të jetë i puthitur me pjesën e poshtme të shufrës
udhëzuese (shikoni rrethin).
Shtypni sërish tendosësin e shpejtë të mbrojtësit të rrotës së
dhëmbëzuar (2) dhe shtrëngojeni duke e rrotulluar në drejtim
orar.
(Fig. 47)
Lironi tendosësin e zinxhirit të mbrojtëses së rrotës së
dhëmbëzuar derisa ai të rrotullohet lehtësisht dhe më pas
paloseni ndërmjet hullizave mbrojtëse (15) siç tregohet në
ilustrim.
6c-3. Kontrolli i tendosjes së zinxhirit (Fig. 48)
Tendosja e zinxhirit është e saktë nëse zinxhiri qëndron te
pjesa e poshtme e shufrës udhëzuese dhe ende mund të
rrotullohet lehtësisht me dorë.
Gjatë këtij veprimi freni i zinxhirit duhet të lëshohet.
Kontrolloni shpesh tendosjen e zinxhirit - zinxhirët e rinj kanë
tendencën të zgjaten gjatë përdorimit!
Kur kontrolloni tendosjen e zinxhirit, motori duhet të jetë i
fikur.
SHËNIM: Rekomandohet të përdorni 2-3 zinxhirë duke i
ndërruar.
Për të garantuar konsumim të njëtrajtshëm të shufrës
udhëzuese, shufra duhet të hiqet sa herë që ndërroni
zinxhirin.
6c-4. Ritendosja e zinxhirit të sharrës (Fig. 49)
Për të tendosur sërish zinxhirin e sharrës nevojitet vetëm
që të lironi pak tendosësin e shpejtë (2) siç përshkruhet në
"Montimi i shufrës udhëzuese dhe zinxhirit të sharrës".
Tendoseni zinxhirin sipas përshkrimit të dhënë.
Për të gjitha modelet
6-5. Freni i zinxhirit (Fig. 50)
Modeli EA3500S-EA3503S është i pajisur me një fren
zinxhiri që aktivizohet nga inercia si pajisje standarde. Nëse
ndodh zmbrapsje për shkak të kontaktit të majës së shufrës
udhëzuese me drurin (shihni PARALAJMËRIMET PËR
SIGURINË faqja 55), freni i zinxhirit e ndalon zinxhirin me anë
të inercisë nëse zmbrapsja është mjaftueshëm e fortë.
Zinxhiri do të ndalojë brenda një fraksioni sekonde.
Freni i zinxhirit është instaluar për ta bllokuar zinxhirin
e sharrës përpara se ta aktivizojë atë dhe për ta ndaluar
menjëherë në rast emergjence.
E RËNDËSISHME: Mos e përdorni ASNJËHERË sharrën
me frenin e zinxhirit të aktivizuar (përveç se për testim,
shikoni "Kontrolli i frenit të zinxhirit")! Ky veprim mund të
shkaktojë shumë shpejt dëmtim të madh të motorit!
Lëshojeni GJITHMONË frenin e zinxhirit përpara se të
filloni punën!
Aktivizimi i frenit të zinxhirit (frenimi) (Fig. 51)
Nëse zmbrapsja është e fortë sa duhet përshpejtimi i papritur
i shufrës udhëzuese e kombinuar me inercinë e mbrojtëses
së dorës (1) do të aktivizojnë automatikisht frenin e zinxhirit.
Për të aktivizuar frenin e zinxhirit manualisht, vetëm shtyni
mbrojtësen e dorës (1) përpara (drejt majës së sharrës) me
dorën e majtë (shigjeta 1).
Lëshimi i frenit të zinxhirit
Tërhiqni mbrojtësen e dorës (1) drejt vetes (shigjeta 2) derisa
ta ndjeni që ngec. Freni tani është i liruar.

6-6. Karburanti

KUJDES:
Kjo sharrë punon me produkte të vajit mineral (benzinë
dhe vaj).
Kini veçanërisht kujdes kur mbani benzinë.
Mos pini duhan. Mbajeni veglën larg nga flakët e hapura,
shkëndijat ose zjarri (rrezik shpërthimi).
Përzierje karburanti
Kjo vegël punon me një motor me dy kohë, me rendiment të
lartë dhe që ftohet nga ajri. Ai vihet në punë nga një përzierje
e benzinës me vajin e motorit me dy kohë.
Motori është projektuar për benzinë të rregullt pa plumb
me vlerë minimale të oktanit prej 91 ROZ. Në rast se nuk
disponohet një karburant i tillë, mund të përdorni edhe
karburant me një vlerë më të lartë oktani. Kjo nuk ndikon te
motori.
Për të arritur fuqi optimale motorike dhe për të mbrojtur
shëndetin tuaj dhe mjedisin, përdorni vetëm karburant pa
plumb.
Për të lubrifikuar motorin, përdorni vaj sintetik për motorë
me dy kohë me ftohje ajri (shkalla e cilësisë JASO FD ose
ISO EGD), i cili duhet t'i shtohet karburantit. Motori është
projektuar për përdorim të vajit të motorit me dy kohë me
performancë të lartë MAKITA dhe me raport përzierjeje prej
vetëm 50:1 për të mbrojtur mjedisin. Përveç kësaj, garantohet
jetëgjatësi shërbimi dhe funksionim pa probleme me emetime
minimale të gazrave të çliruar.
Vaji i motorit me dy kohë me performancë të lartë MAKITA
disponohet në vëllimet vijuese për t'iu përshtatur kërkesave
tuaja individuale:
1
l
100 ml
Në rast se nuk disponohet vaji i motorit me dy kohë me
performancë të lartë MAKITA, rekomandohet urgjentisht që të
përdorni një raport përzierjeje 50:1 me vajra të tjerë motorësh
me dy kohë, pasi në të kundërt nuk mund të garantohet
funksionimi optimal i motorit.
Kujdes: Mos përdorni karburant të përzier të
gatshëm nga stacionet e karburantit.
Raporti i saktë i përzierjes:
50:1
Kur përdorni vajin MAKITA për motorin me dy kohë
me performancë të lartë, pra, 50 masa benzinë me 1
masë vaj.
50:1
Kur përdorni vajra të tjerë sintetikë për motor me dy
kohë (shkalla e cilësisë JASO FD ose ISO EGD), pra,
përzieni 50 masa benzinë me 1 masë vaj.
59

Hide quick links:

Advertisement

Table of Contents
loading

This manual is also suitable for:

Ea3501sEa3502sEa3503s

Table of Contents