Shërbimi, Pjesët Rezervë Dhe Garancia - Makita EA3500S Original Instruction Manual

Hide thumbs Also See for EA3500S:
Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 1
8. Shërbimi, pjesët rezervë dhe garancia
Mirëmbajtja dhe riparimi
Mirëmbajtja dhe riparimi i motorëve modernë si dhe i të gjitha
pajisjeve të sigurisë kërkojnë trajnim të kualifikuar teknik dhe
një ofiçinë të veçantë, të pajisur me veglat e posaçme dhe me
pajisjet e testimit.
Çdo punë që nuk përshkruhet në këtë manual duhet të kryhet
vetëm nga qendra e shërbimit MAKITA.
Qendrat e shërbimit MAKITA kanë të gjitha pajisjet e
nevojshme dhe personelin e kualifikuar dhe me përvojë, të
cilët mund të gjejnë zgjidhje efektive në kosto dhe t'ju japin
këshilla. Për të gjetur shpërndarësin tuaj lokal, lutemi vizitoni
www.makita-outdoor.com
Përpjekjet për riparim nga palë të tjera ose nga persona
të paautorizuar e bëjnë të pavlefshëm çdo pretendim për
garanci.
Pjesët rezervë
Funksionimi afatgjatë pa avari si edhe siguria e sharrës suaj
me zinxhir varet ndër të tjera nga cilësia e pjesëve rezervë
që përdoren. Përdorni vetëm pjesë origjinale MAKITA, të
shënjuara
Vetëm pjesët dhe aksesorët origjinalë të këmbimit
garantojnë cilësinë më të lartë të materialeve, dimensioneve,
funksionimit dhe sigurisë.
Pjesët rezervë dhe aksesorët origjinalë mund të merren te
shpërndarësi juaj lokal. Ai ka edhe listën e pjesëve origjinale
të këmbimit për të përcaktuar numrat e kërkuar të pjesëve të
këmbimit, dhe informohet vazhdimisht për përmirësimet më të
fundit dhe për risitë në pjesët e këmbimit.
Lutemi mbani parasysh se nëse përdorni pjesë të ndryshme
nga pjesët origjinale të këmbimit MAKITA, kjo do të bëjë
automatikisht të pavlefshme garancinë e produktit MAKITA.
Garancia
MAKITA garanton cilësinë më të lartë, ndaj dhe rimburson të
gjitha kostot për riparim duke zëvendësuar pjesët e dëmtuara
që rezultojnë nga defekte të materialit ose produktit që
ndodhin brenda periudhës së garancisë pas blerjes. Lutemi
vini re se në disa shtete mund të ketë kushte të veçanta
garancie. Nëse keni ndonjë pyetje, lutemi kontaktoni shitësin
tuaj, i cili është përgjegjës për garancinë e produktit.
Lutemi vini re që nuk pranojmë përgjegjësi për dëmtim të
shkaktuar nga:
• Mospërfillja e manualit të përdorimit.
• Moskryerja e mirëmbajtjes dhe e pastrimit të kërkuar.
• Rregullimi i pasaktë i karburatorit.
• Konsumimi dhe avaritë normale.
• Mbingarkesa e dukshme si pasojë e tejkalimit të
përhershëm të kufijve të sipërm të performancës.
• Përdorimi i shufrave udhëzuese dhe i zinxhirëve të
pamiratuar.
• Përdorimi i gjatësive të pamiratuara të shufrave udhëzuese
dhe të zinxhirëve.
• Ushtrimi i forcës, përdorimi i pasaktë, keqpërdorimi ose
aksidentet.
• Dëmtimi nga mbinxehja për shkak të papastërtive në folenë
e ventilatorit.
• Punime të kryera te sharra me zinxhir nga persona të
pakualifikuar ose riparime të papërshtatshme.
• Përdorimi i pjesëve jo të përshtatshme të këmbimit ose i
pjesëve që nuk janë pjesë origjinale MAKITA, nëse janë ato
që kanë shkaktuar dëmtimin.
• Përdorimi i vajit të papërshtatshëm ose të vjetër.
• Dëmtime në lidhje me kushtet e kontratave të qiradhënies
ose qiramarrjes.
• Dëmtime të shkaktuara nga shpërfillja e lidhjeve të liruara
të jashtme me bulona.
Pastrimi, shërbimi dhe punët rregulluese nuk mbulohen nga
garancia. Të gjitha riparimet e mbuluara nga garancia duhet
të kryhen nga qendra e shërbimit MAKITA.
67

Hide quick links:

Advertisement

Table of Contents
loading

This manual is also suitable for:

Ea3501sEa3502sEa3503s

Table of Contents