Emërtimi I Pjesëve; Vënia Në Funksionim; 6A. Vetëm Për Modelet Me Dado Shtrënguese Në Mbrojtësen; 6A-1. Montimi I Shufrës Udhëzuese Dhe Zinxhirit Të - Makita EA3500S Original Instruction Manual

Hide thumbs Also See for EA3500S:
Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 1
5. Emërtimi i pjesëve (Fig. 24)
1
Doreza
2
Kapaku
3
Bllokimi i mbulesës
4
Doreza cilindrike
5
Mbrojtësja e dorës (lëshojeni për frenin e zinxhirit)
6
Zhurmëmbytësi
7
Shufra me majë
8
Vida për tendosjen e zinxhirit
9
Dadot mbajtëse
10
Doreza e zinxhirit
11
Mbrojtësja e rrotës së dhëmbëzuar
12
Vidat rregulluese për pompën e vajit (pjesa e poshtme)
13
Pompa e karburantit (Injektuesi)
6. VËNIA NË FUNKSIONIM
6a. Vetëm për modelet me dado
shtrënguese në mbrojtësen e
rrotës së dhëmbëzuar
KUJDES:
Përpara se të kryeni ndonjë shërbim për shufrën
udhëzuese ose zinxhirin, fikni gjithmonë motorin dhe
hiqni kapakun e spinës nga kandela (shikoni "Zëvendësimi
i kandelës"). Vishni gjithmonë doreza mbrojtëse!
KUJDES:
Ndizeni sharrën me zinxhir vetëm pasi ta keni montuar
plotësisht dhe pasi ta keni inspektuar.
6a-1. Montimi i shufrës udhëzuese dhe zinxhirit
të sharrës
Përdorni çelësin universal të dhënë me sharrën me zinxhir
për punën vijuese.
Vendoseni sharrën me zinxhir në një sipërfaqe të
qëndrueshme dhe kryeni hapat e mëposhtëm për montimin e
shufrës udhëzuese dhe të zinxhirit të sharrës:
(Fig. 25)
Lëshoni frenin e zinxhirit duke tërhequr mbrojtësen e dorës
(1) në drejtim të shigjetës.
Zhvidhosni dadot mbajtëse (2).
Hiqni mbrojtësen e rrotës së dhëmbëzuar (3).
(Fig. 26)
Rrotulloni vidën për tendosjen e zinxhirit (4) në të majtë (në
drejtim kundërorar) derisa kunji (5) i tendosësit të zinxhirit të
jetë poshtë kunjit të dhëmbëzuar (6).
(Fig. 27)
Vendosni shufrën udhëzuese (7). Sigurohuni që kunji
(5) i tendosësit të zinxhirit të futet në vrimën në shufrën
udhëzuese.
(Fig. 28)
Ngrijeni zinxhirin (9) mbi rrotën e dhëmbëzuar (8).
Tërhiqeni zinxhirin nga lart deri në gjysmë të kanalit (10) mbi
shufrën udhëzuese.
KUJDES:
Vini re se skajet prerëse në pjesën e sipërme të zinxhirit
duhet të jenë të drejtuara sipas shigjetës!
(Fig. 29)
Tërhiqni zinxhirin (9) rreth hundëzës së rrotës së dhëmbëzuar
(11) të shufrës udhëzuese në drejtim të shigjetës.
(Fig. 30)
Zëvendësoni mbrojtësen e rrotës së dhëmbëzuar (3).
14
Doreza e ndezësit
15
Çelësi me kombinime (Blloko/NDEZUR/Ndalo)
16
Leva e valvulës
17
Butoni i bllokimit të sigurisë
18
Mbrojtësja e pasme e dorës
19
Kapaku i serbatorit të karburantit
20
Vidat rregulluese për karburatorin
21
Foleja e ventilatorit me grupin e ndezjes
22
Kapaku i serbatorit të vajit
23
Zinxhiri (Tehu)
24
Shufra udhëzuese
25
Tendosësi i shpejtë i mbrojtëses së rrotës së
dhëmbëzuar
(TLC)
E RËNDËSISHME:
Ngrijeni zinxhirin e sharrës mbi dorezën e
zinxhirit (12).
Si fillim shtrëngojini dadot (2) vetëm me dorë.
6a-2. Shtrëngimi i zinxhirit të sharrës (Fig. 31)
Rrotulloni vidën tendosëse të zinxhirit (4) djathtas (në drejtim
orar) derisa zinxhiri i sharrës të ngecë në kanalin në anën e
poshtme të shufrës udhëzuese (shikoni rrethin).
Ngrini pak skajin e shufrës udhëzuese dhe rrotulloni vidën
rregulluese të zinxhirit (4) djathtas (në drejtim orar) derisa
zinxhiri të mbështetet në anën e poshtme të shufrës
udhëzuese.
Ndërkohë që mbani ende të ngritur majën e shufrës
udhëzuese, shtrëngoni dadot mbajtëse (2) me çelësin
universal.
6a-3. Kontrolli i tendosjes së zinxhirit (Fig. 32)
Tendosja e zinxhirit është e saktë nëse zinxhiri qëndron te
pjesa e poshtme e shufrës udhëzuese dhe ende mund të
rrotullohet lehtësisht me dorë.
Gjatë këtij veprimi freni i zinxhirit duhet të lëshohet.
Kontrolloni shpesh tendosjen e zinxhirit - zinxhirët e rinj kanë
tendencën të zgjaten gjatë përdorimit!
Kur kontrolloni tendosjen e zinxhirit, motori duhet të jetë i
fikur.
SHËNIM:
Rekomandohet të përdorni 2-3 zinxhirë duke i ndërruar.
Për të garantuar konsumim të njëtrajtshëm të shufrës
udhëzuese, shufra duhet të hiqet sa herë që ndërroni
zinxhirin.
6a-4. Rishtrëngimi i zinxhirit të sharrës
(Fig. 33)
Lironi dadot (2) me një rrotullim me anë të çelësit
universal.
Ngrini pak majën e shufrës udhëzuese dhe rrotulloni vidën
tendosësh të zinxhirit (4) djathtas (në drejtim orar) derisa
zinxhiri i sharrës të jetë ngritur sërish në skajin fundor të
shufrës udhëzuese (shikoni rrethin).
Teksa mbani majën e shufrës udhëzuese të ngritur,
shtrëngoni dadot (2) sërish me anë të çelësit universal.
6b. Vetëm për shufrën udhëzuese QuickSet
KUJDES:
Përpara se të kryeni ndonjë shërbim për shufrën
udhëzuese ose zinxhirin, fikni gjithmonë motorin dhe
hiqni kapakun e spinës nga kandela (shikoni "Zëvendësimi
i kandelës"). Vishni gjithmonë doreza mbrojtëse!
57

Hide quick links:

Advertisement

Table of Contents
loading

This manual is also suitable for:

Ea3501sEa3502sEa3503s

Table of Contents