Makita DUA301 Instruction Manual page 46

Cordless telescopic pole saw
Hide thumbs Also See for DUA301:
Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 1
Përdorimi i veglës me përshtatësin
e baterisë
Aksesor opsional
Përdorni rripin e varjes kur e përdorni veglën me
përshtatësin e baterisë.
Bashkimi i rripit të varjes
1.
Bashkoni grepat e rripit të varjes me unazat
e rripit të krahut ose rripin e mesit siç tregohet në
figurë. Zgjidhni llojin e rripit dhe metodën e lidhjes të
përshtatshme për përdorimin tuaj.
► Fig.35: 1. Unaza 2. Grepi
► Fig.36: 1. Unaza 2. Grepi
2.
Bashkoni grepin me veglën.
► Fig.37: 1. Grepi
Shkëputja e veglës
Kur e ulni veglën, zhbllokoni tokëzën në rripin e varjes
me njërën dorë ndërsa mbani veglën me dorën tjetër.
► Fig.38: 1. Tokëza
SHËNIM: Tokëza nuk jepet me pajisjen në varësi të
llojit të rripit.
Nëse ju duhet ta lëshoni veglën shpejt, ndiqni hapat më
poshtë.
1.
Shtyni levat në tokëzën e rripit të mesit për të
shkëputur tokëzën.
► Fig.39: 1. Tokëza 2. Leva
2.
Hiqni rripin e krahut për të liruar veglën dhe
njësinë.
► Fig.40: 1. Rripi i krahut
MIRËMBAJTJA
KUJDES:
Sigurohuni gjithmonë që vegla të
jetë fikur dhe të jetë hequr nga bateria përpara se
të kryeni inspektimin apo mirëmbajtjen.
KUJDES:
Vini gjithmonë doreza kur kryeni një
inspektim ose mirëmbajtje.
VINI RE:
Mos përdorni kurrë benzinë, benzinë
pastrimi, hollues, alkool dhe të ngjashme. Mund
të shkaktoni çngjyrosje, deformime ose krisje.
Për të ruajtur SIGURINË dhe QËNDRUESHMËRINË,
riparimet dhe çdo mirëmbajtje apo rregullim tjetër duhen
kryer nga qendrat e autorizuara të shërbimit ose të
shërbimit të fabrikës të Makita-s, duke përdorur gjithnjë
pjesë këmbimi të Makita-s.
Mprehja e sharrës me zinxhir
Mprihni sharrën me zinxhir kur:
Prodhohet tallash i grimcuar kur pritet dru i
lagësht;
Zinxhiri e depërton drurin me vështirësi, edhe kur
ushtrohet presion i lartë;
Tehu prerës duket që është dëmtuar;
Kur sharra tërheq majtas ose djathtas në dru.
(shkaktohet nga mprehja jo e barabartë e zinxhirit
të sharrës ose dëmtimi i tij vetëm në një anë)
Mpriheni vazhdimisht zinxhirin e sharrës, por çdo herë
nga pak. Dy ose tre kalime me limë zakonisht mjaftojnë
për mprehje rutinë. Kur zinxhiri i sharrës është mprehur
disa herë, dërgojeni për ta mprehur te qendra jonë e
autorizuar e shërbimit.
Kriteret e mprehjes:
PARALAJMËRIM:
ndërmjet tehut prerës dhe matësit të thellësisë rrit
rrezikun e kundërveprimit.
► Fig.41: 1. Gjatësia e prerësit 2. Distanca ndërmjet
tehut prerës dhe matësit të thellësisë
3. Gjatësia minimale e prerësit (3 mm)
Të gjitha gjatësitë e prerësit duhet të jenë të
barabarta. Gjatësitë e ndryshme të prerësit nuk
lejojnë që zinxhiri të punojë mirë dhe mund të
shkaktojnë prishjen e tij.
Mos e mprihni zinxhirin kur gjatësia e prerësit
ka arritur 3 mm ose më pak. Zinxhiri duhet të
zëvendësohet me një të ri.
Trashësia e ashklës përcaktohet nga distanca
ndërmjet matësit të thellësisë (hundëzës së
rrumbullakët) dhe tehut prerës.
Rezultatet më të mira të prerjes arrihen në
distancat e mëposhtme ndërmjet tehut prerës dhe
matësit të thellësisë.
Tehu i zinxhirit 90PX: 0,65 mm
Tehu i zinxhirit 91PX: 0,65 mm
► Fig.42
Këndi i mprehjes prej 30° duhet të jetë i njëjtë për
të gjithë prerësit. Ndryshimet në këndin e prerësit
bëjnë që zinxhiri të ketë probleme gjatë punës,
përshpejtojnë konsumimin e tij dhe çojnë në
prishje të zinxhirit.
Përdorni një limë të përshtatshme të rrumbullakët
në mënyrë që të ruhet këndi i duhur i mprehjes
ndaj dhëmbëve.
Tehu i zinxhirit 90PX: 55°
Tehu i zinxhirit 91PX: 55°
Lima dhe udhëzuesi i limës
Përdorni një limë të rrumbullakët të posaçme
(aksesor opsional) për zinxhirët e sharrave për të
mprehur zinxhirin. Limat e rrumbullakëta normale
nuk janë të përshtatshme.
Diametri i limës së rrumbullakët për secilin zinxhir
sharre është si më poshtë:
Tehu i zinxhirit 90PX: 4,5 mm
Tehu i zinxhirit 91PX: 4,0 mm
Lima duhet të punojë me prerësin vetëm me
prekjen ballore. Hiqni limën nga prerësi gjatë
prekjes në kthim.
Në fillim mprihni prerësin më të shkurtër. Më pas
gjatësia e këtij prerësi bëhet gjatësia standarde
për të gjithë prerësit e tjerë të zinxhirit të sharrës.
Udhëzoni limën siç tregohet në figurë.
► Fig.43: 1. Lima 2. Zinxhiri i sharrës
46 SHQIP
Një distancë e madhe

Advertisement

Table of Contents
loading

Table of Contents