Makita DUA301 Instruction Manual page 39

Cordless telescopic pole saw
Hide thumbs Also See for DUA301:
Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 1
4.
Gjatë përdorimit, mbajini personat e
pranishëm ose kafshët të paktën 15 m larg nga
vegla. Fikeni veglën sapo të afrohet dikush.
5.
Kur punoni me dy ose më shumë persona,
mbani distancë prej të paktën 15 m ose më
shumë mes njëri-tjetrit, dhe vendosni një
mbikëqyrës.
6.
Përpara përdorimit, kontrolloni zonën e punës
për gardhe me tela, mure ose objekte të tjera të
forta. Ato mund të dëmtojnë zinxhirin e sharrës.
Përgatitja
1.
Përpara montimit ose kalibrimit të veglës, fikni
veglën dhe hiqni kutinë e baterisë.
2.
Përpara se të prekni zinxhirin e sharrës ose
rregulloni tendosjen e zinxhirit, vishni doreza
mbrojtëse.
3.
Përpara se të nisni veglën, kontrolloni veglën
për dëmtime, vida/dado të liruara ose për
ndonjë montim jo të saktë. Mprihni zinxhirin e
sharrës kur çmprihet. Zëvendësoni zinxhirin
e sharrës nëse ai është përthyer ose dëmtuar.
Kontrolloni të gjitha levat e komandave dhe
çelësat për një punë më të thjeshtë. Pastroni
dhe thani mbajtëset.
4.
Mos u përpiqni kurrë ta ndizni veglën nëse
vegla është e dëmtuar ose jo e montuar
plotësisht. Përndryshe mund të shkaktohen
lëndime të rënda.
Rregulloni rripat e krahut sipas përmasave
5.
trupore të përdoruesit.
6.
Rregulloni tendosjen e zinxhirit përkatësisht.
Rimbusheni vajin e zinxhirit, nëse është e
nevojshme.
Ndezja e veglës
Mbani pajisje mbrojtëse personale përpara
1.
ndezjes së veglës.
2.
Përpara se të nisni veglën, sigurohuni që të
mos ketë asnjë person apo kafshë në zonën e
punës.
3.
Kur instaloni kutinë e baterisë, zinxhirin e
sharrës dhe shufrën udhëzuese mbajeni larg
trupit tuaj dhe larg çdo objekti tjetër, duke
përfshirë tokën. Zinxhiri i sharrës mund të lëvizë
gjatë ndezjes dhe mund të shkaktojë lëndim të rëndë
ose të dëmtojë zinxhirin e sharrës dhe/ose pronën.
4.
Vendoseni veglën në tokë të fortë. Mbani
ekuilibër të mirë dhe mbështetini mirë këmbët.
Përdorimi
1.
Në rast emergjence, fikni menjëherë veglën.
2.
Nëse vini re diçka të pazakontë (p.sh. zhurmë,
dridhje) gjatë përdorimit, fikni veglën. Mos e
përdorni veglën derisa të zbuloni shkakun dhe
ta eliminoni.
3.
Zinxhiri i sharrës vazhdon të lëvizë për një periudhë
të shkurtër kohe pas fikjes së veglës. Mos nxitoni të
krijoni kontakt me zinxhirin e sharrës.
4.
Gjatë përdorimit, përdorni rripat e krahut.
Mbajeni fort veglën në anën tuaj të djathtë.
5.
Mbajeni mbajtësen e përparme me dorën
e majtë dhe mbajtësen e pasme me dorën
e djathtë, pavarësisht nëse jeni person
që përdorni dorën e majtë ose të djathtë.
Mbështillini gishtat rreth mbajtëseve.
6.
Mbajeni veglën vetëm nga sipërfaqet mbajtëse
të izoluara sepse zinxhiri i sharrës mund ketë
kontakt me telat elektrikë të fshehur. Zinxhiri
i sharrës që ka kontakt me një tel elektrik "të
ngarkuar" mund të "ngarkojë" pjesët metalike të
ekspozuara të krasitësit të zgjatur dhe mund t'i
japë punëtorit goditje elektrike.
7.
Asnjëherë mos u përpiqni ta përdorni veglën
me një dorë. Humbja e kontrollit mund të
rezultojë në lëndime të rënda ose fatale. Për të
reduktuar rrezikun e lëndimeve, mbajini duart
dhe këmbët larg nga zinxhiri i sharrës.
8.
Mos u zgjatni më shumë seç duhet. Mbani në
çdo moment këmbët në pozicionin e duhur dhe
ruani ekuilibrin. Tregoni kujdes ngapengesat
e fshehura si trungje peme, rrënjë dhe kanale
që të mos pengoheni. Largoni degët e rëna dhe
objektet e tjera.
Asnjëherë mos punoni në shkallë ose në pemë
9.
që të shmangni humbjen e kontrollit.
10. Nëse vegla përplaset fort ose bie, kontrolloni
gjendjen e saj para se të vazhdoni punën.
Nëse ka dëmtime ose dyshoni për dëmtime,
kërkojini qendrës së autorizuar të shërbimit të
Makita të kryejë inspektimin dhe riparimin.
Mos e prekni kokën e veglës. Koka e veglës
11.
nxehet gjatë përdorimit.
12. Bëni pushim për të parandaluar humbjen e
kontrollit për shkak të lodhjes. Rekomandojmë
të bëni 10 deri 20 minuta pushim çdo orë.
13. Kur e lini veglën vetëm qoftë dhe për një kohë
të shkurtër, gjithmonë fikeni veglën dhe hiqni
kutinë e baterisë. Vegla e lënë e pamonitoruar
dhe me motor të ndezur mund të përdoret
nga persona të paautorizuar dhe të shkaktojë
aksidente të rënda.
14. Gjatë përdorimit të veglës, mos e ngrini dorën
e djathtë mbi lartësinë e shpatullave.
15. Gjatë përdorimit, asnjëherë mos e përplasni
zinxhirin e sharrës nëpër objekte të forta siç
janë gurët dhe gozhdët. Tregoni kujdes të
veçantë gjatë prerjes së degëve pranë mureve,
gardheve prej teli ose të ngjashme.
16. Nëse ngecin degë në vegël, gjithmonë
ndalojeni veglën dhe hiqni kutinë e baterisë.
Ndryshe, ndezja aksidentale mund të shkaktojë
lëndim të rëndë.
17. Nëse zinxhiri i sharrës bllokohet, gjithmonë
fikeni veglën dhe hiqni kutinë e baterisë
përpara se ta pastroni.
18. Nëse e përshpejtoni veglën me zinxhirin
e sharrës të bllokuar, rritet ngarkesa dhe
dëmtohet vegla.
19. Përpara se të prisni degë, mbani të lirë një
zonë largimi larg nga dega që bie. Së pari,
pastroni bllokimet e tilla si degët nga zona e
punës. Lëvizini të gjitha veglat dhe sendet nga
zona e largimit në një vend tjetër të sigurt.
20. Përpara se të prisni degë, kontrolloni drejtimin
e rënies së tyre, duke marrë parasysh gjendjen
e degëve, pemët pranë, drejtimin e erës etj.
Kushtojini kujdes të plotë drejtimit të rënies
dhe kërcimit të degës nga përplasja me tokën.
39 SHQIP

Advertisement

Table of Contents
loading

Table of Contents