Makita DUA301 Instruction Manual page 40

Cordless telescopic pole saw
Hide thumbs Also See for DUA301:
Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 1
21. Asnjëherë mos e mbani veglën në kënd më
shumë se 60°. Ndryshe, objektet që bien
mund të godasin operatorin dhe të shkaktojnë
lëndim të rëndë. Asnjëherë mos qëndroni
poshtë degës që po pritet.
22. Kushtojuni vëmendje degëve të thyera ose
të përthyera. Ato mund të kërcejnë prapa pas
prerjes, duke shkaktuar lëndim të papritur.
23. Përpara prerjes së degëve që doni të pritni,
prisni degët rrotull tyre. Ndryshe, zinxhiri i
sharrës mund të kapet prej tyre.
24. Për të mos lejuar që zinxhiri i sharrës të ngecë
në kanal, mos e lëshoni levën përpara se të
tërhiqni zinxhirin e sharrës nga kanali.
25. Nëse zinxhiri i sharrës është i lidhur me
kanalin, ndaloni menjëherë veglën, hiqeni me
kujdes degën për të hapur kanalin dhe lironi
zinxhirin e sharrës.
26. Shmangni zmbrapsjet (forca reaguese
rrotulluese drejt operatorit). Për të parandaluar
zmbrapsjet, asnjëherë mos e përdorni hundën
e shufrës udhëzuese ose mos kryeni një
prerje depërtuese. Gjithmonë jini në dijeni të
pozicionit të hundës së shufrës udhëzuese.
27. Kontrolloni tendosjen e zinxhirit shpesh. Kur
kontrolloni ose kalibroni veglën, fikni veglën
dhe hiqni kutinë e baterisë. Nëse tendosja
është e liruar, shtrëngojeni atë.
Transporti
1.
Përpara transportimit të veglës, fikni veglën
dhe hiqni kutinë e baterisë. Gjithmonë
vendosni kapakun e shufrës udhëzuese gjatë
transportit.
Kur transportoni veglën, mbajeni në pozicion
2.
horizontal duke e mbajtur nga mbajtësja.
Mirëmbajtja
1.
Shërbimi për pajisjen tuaj duhet të kryhet nga
qendra të autorizuara shërbimi, duke përdorur
gjithmonë vetëm pjesë origjinale këmbimi.
Riparimi jo i saktë dhe mirëmbajtja e dobët mund
të shkurtojë jetëgjatësinë e veglës dhe të rrisë
rrezikun e aksidenteve.
2.
Përpara se të kryeni ndonjë shërbim
mirëmbajtjeje, riparimi ose pastrimi, fikeni
gjithmonë veglën dhe hiqni kutinë e baterisë.
Prisni derisa vegla të ftohet.
3.
Mbani gjithmonë doreza mbrojtëse kur punoni
me zinxhirin e sharrës.
4.
Pas çdo përdorimi, shtrëngoni të gjitha vidat
dhe dadot, përveç vidave të kalibrimit.
5.
Mbajeni zinxhirin e sharrës të mprehtë. Nëse
zinxhiri i sharrës çmprihet dhe cilësia e prerjes
është e ulët, kërkojini qendrës së autorizuar të
shërbimit të Makita ta zëvendësojë me një të ri.
6.
Mos u përpiqni të kryeni mirëmbajtje ose
riparime që nuk përshkruhen në këtë manual
përdorimi. Këto punime duhen kryer në
qendrat Makita të autorizuara të shërbimit.
7.
Përdorni gjithmonë vetëm pjesë këmbimi
origjinale Makita dhe aksesorë origjinalë.
Përdorimi i pjesëve ose aksesorëve të furnizuar
nga një palë e tretë mund të shkaktojë prishje
të veglës, dëmtim të pronës dhe/ose lëndim të
rëndë.
Magazinimi
1.
Përpara se ta magazinoni veglën, pastrojeni
tërësisht dhe kryeni shërbimet e mirëmbajtjes.
Vendosni kapakun e shufrës udhëzuese. Hiqni
kutinë e baterisë. Shkarkoni vajin e zinxhirit
pasi vegla të ftohet.
2.
Ruajeni veglën në një vend të thatë dhe të lartë
ose të mbyllur, larg fëmijëve.
3.
Mos e mbështesni veglën te ndonjë objekt
tjetër, si p.sh. në mur. Përndryshe, ajo mund të
bjerë papritur dhe të shkaktojë lëndime.
Siguria elektrike dhe e baterisë
Mos e hidhni baterinë(të) në zjarr. Ajo mund
1.
të shpërthejë. Kontrolloni kodet vendore për
udhëzime të mundshme të veçanta të hedhjes.
2.
Mos e hapni dhe mos e shformoni baterinë(të).
Elektroliti i çliruar është gërryes dhe mund të
dëmtojë sytë ose lëkurën. Ai mund të jetë toksik
nëse gëlltitet.
3.
Mos e karikoni baterinë në shi ose në vende të
lagura.
4.
Mos e karikoni baterinë në ambiente të
jashtme.
5.
Mos e manovroni me duar të lagura karikuesin,
as spinën dhe kontaktet e tij.
6.
Shmangni mjediset e rrezikshme. Mos e
përdorni veglën në vende të lagështa ose të
lagura dhe mos e ekspozoni ndaj shiut. Uji që
hyn në vegël mund të rrisë rrezikun e goditjeve
elektrike.
RUAJINI KËTO UDHËZIME.
PARALAJMËRIM:
ose familjarizimi me produktin (të fituara
nga përdorimi i shpeshtë) të zëvendësojnë
zbatimin me përpikëri të rregullave të sigurisë
për produktin në fjalë. KEQPËRDORIMI ose
mosndjekja e rregullave të sigurisë të dhëna
në këtë manual përdorimi mund të shkaktojnë
dëmtime të rënda personale.
Udhëzime të rëndësishme rreth
sigurisë për kutinë e baterisë
Përpara se ta përdorni kutinë e baterisë, lexoni
1.
të gjitha udhëzimet dhe shënimet e masave
parandaluese te (1) ngarkuesi i baterisë, (2)
bateria dhe (3) produkti që përdor baterinë.
2.
Mos e çmontoni ose dëmtoni kutinë e baterisë.
Kjo mund të shkaktojë zjarr, nxehtësi të lartë ose
shpërthim.
Nëse koha e përdorimit është shkurtuar jashtë
3.
mase, ndalojeni punën menjëherë. Kjo mund
të rezultojë në rrezik mbinxehjeje, djegie të
mundshme, madje edhe shpërthim.
4.
Nëse ju futen elektrolite në sy, shpëlajini
sytë me ujë të pastër dhe kërkoni ndihmë
mjekësore menjëherë. Kjo gjë mund të
rezultojë në humbje të shikimit.
40 SHQIP
MOS lejoni që njohja

Advertisement

Table of Contents
loading

Table of Contents