Makita DUA301 Instruction Manual page 42

Cordless telescopic pole saw
Hide thumbs Also See for DUA301:
Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 1
PËRSHKRIMI I PUNËS
KUJDES:
Sigurohuni gjithmonë që vegla
të jetë e fikur dhe kutia e baterisë të jetë hequr
përpara se ta rregulloni apo t'i kontrolloni
funksionet e veglës.
Instalimi ose heqja e kutisë së baterisë
KUJDES:
Fikeni gjithmonë veglën përpara se
të instaloni ose hiqni kutinë e baterisë.
KUJDES:
Mbajeni fort veglën dhe kutinë e
baterisë kur montoni ose hiqni kutinë e baterisë.
Mosmbajtja fort e veglës dhe e kutisë së baterisë mund të
bëjë që t'ju rrëshqasin nga duart dhe të shkaktojë dëmtim
të veglës dhe të kutisë së baterisë, si dhe lëndim personal.
► Fig.2: 1. Treguesi i kuq 2. Butoni 3. Kutia e baterisë
Për të hequr kutinë e baterisë, rrëshqiteni atë nga vegla ndërsa
rrëshqisni butonin në pjesën e përparme të kutisë së baterisë.
Për të vendosur kutinë e baterisë, bashkërendisni
gjuhëzën e kutisë së baterisë me kanalin e folesë dhe
rrëshqiteni për ta futur. Futeni deri në fund, derisa të
kërcasë dhe të bllokohet në vend. Nëse shikoni treguesin e
kuq siç tregohet në figurë, nuk është e bllokuar plotësisht.
KUJDES:
Vendoseni gjithnjë plotësisht kutinë
e baterisë derisa treguesi i kuq të mos duket. Në
të kundërt, ajo mund të bjerë aksidentalisht nga vegla
duke ju lënduar juve ose personin pranë jush.
KUJDES:
Mos e vendosni me forcë kutinë e
baterisë. Nëse kutia nuk hyn lehtë, nuk po e futni siç
duhet.
Treguesi i kapacitetit të mbetur të baterive
Vetëm për kuti baterie me llambë
► Fig.3: 1. Llambat treguese 2. Butoni i kontrollit
Shtypni butonin e kontrollit në kutinë e baterisë për
të treguar kapacitetin e mbetur të baterisë. Llambat
treguese ndizen për pak sekonda.
Llambat treguese
Ndezur
Fikur
Kapaciteti i
mbetur
Duke pulsuar
75% deri
100%
50% deri 75%
25% deri 50%
0% deri 25%
Ngarkojeni
baterinë.
Llambushka
mund të ketë
keqfunksionuar.
SHËNIM: Në varësi të kushteve të përdorimit dhe
të temperaturës së ambientit, treguesi mund të
ndryshojë paksa nga kapaciteti aktual.
SHËNIM: Llamba e parë e treguesit (në fund majtas)
do të pulsojë kur sistemi i mbrojtjes së baterisë është
në punë.
Sistemi i mbrojtjes së veglës/baterisë
Vegla është e pajisur me një sistem të mbrojtjes së
veglës/baterisë. Ky sistem ndërpret automatikisht
energjinë në motor për të zgjatur jetëgjatësinë e veglës
dhe baterisë. Vegla do të ndalojë automatikisht gjatë
punës nëse vegla ose bateria janë vendosur sipas një
prej kushteve të mëposhtme:
Mbrojtja nga mbingarkesa
Nëse bateria përdoret në mënyrë të tillë që të kërkojë
nivele të larta anormale rryme, ajo ndalon automatikisht
dhe llamba e rrymës kryesore pulson në të gjelbër.
Në këtë situatë, fikeni veglën dhe ndaloni punën që
shkaktoi mbingarkesën e veglës. Pastaj ndizeni veglën
për ta rinisur.
Mbrojtja ndaj mbinxehjes
Kur vegla ose bateria është mbinxehur, vegla ndalon
automatikisht dhe llamba e rrymës kryesore ndizet në të
kuqe. Në këtë rast, lëreni veglën dhe baterinë të ftohet
përpara se ta ndizni sërish.
SHËNIM: Në mjedis me temperaturë të lartë, mbrojtja
nga mbinxehja mund të vihet në veprim dhe vegla
ndalon automatikisht.
Mbrojtja nga mbishkarkimi
Kur kapaciteti i baterisë nuk mjafton, vegla ndalon
automatikisht dhe llamba e rrymës kryesore pulson në
të kuqe. Në këtë rast, hiqeni baterinë nga vegla dhe
karikojeni.
Çelësi i rrymës kryesore
PARALAJMËRIM:
rrymës kryesore kur nuk është në përdorim.
Për ta ndezur veglën, shtypni çelësin e rrymës kryesore
derisa llamba e rrymës kryesore të ndizet në të gjelbër.
Për ta fikur, shtypni sërish çelësin e rrymës kryesore.
► Fig.4: 1. Llamba e rrymës kryesore 2. Treguesi i
regjimit 3. Çelësi i rrymës kryesore
SHËNIM: Llamba e rrymës kryesore pulson në të
gjelbër kur ndizni çelësin e rrymës kryesore gjatë
kohës që mbani shtypur levën e bllokimit dhe tërhiqni
këmbëzën e çelësit. Në këtë rast, lëshoni këmbëzën
e çelësit dhe levën e zhbllokimit dhe më pas ndizni
çelësin kryesor të energjisë.
SHËNIM: Kjo vegël përdor funksionin e fikjes
automatike. Për të shmangur ndezjen pa dashje,
çelësi i rrymës kryesore do të mbyllet automatikisht
kur këmbëza e çelësit nuk është tërhequr për një
periudhë të caktuar kohe pas ndezjes së çelësit të
rrymës kryesore.
42 SHQIP
Gjithmonë fikeni çelësin e

Advertisement

Table of Contents
loading

Table of Contents