Makita DCU603 Instruction Manual page 62

Battery powered wheelbarrow
Hide thumbs Also See for DCU603:
Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 1
Zgjidhja e problemeve për ndalimin
e makinerisë
PARALAJMËRIM:
absolutisht e nevojshme, mos e çaktivizoni
kurrë frenin ndihmës të makinerisë me levën e
ndryshimit në neutral. Meqenëse freni ndihmës i
makinerisë është i çaktivizuar, makineria mund të
lëvizë pa dashje dhe të shkaktojë një aksident ose
lëndim personal.
PARALAJMËRIM:
levën e ndryshimit në neutral në pozicionin e vet
fillestar pasi ta keni tërhequr levën nga jashtë.
Nëse makineria nuk mund të lëvizet kur bateritë
mbarojnë apo kur i ndodh ndonjë avari, mund ta lëvizni
makinerinë manualisht duke tërhequr levën e ndryshimit
në neutral për jashtë për të çaktivizuar frenin ndihmës.
1.
Bllokoni levën e frenit.
2.
Shkarkoni të gjitha objektet nga makineria.
KUJDES:
Sigurohuni që të shkarkoni të gjitha
objektet nga makineria. Makineria mund të lëvizë pa
dashje nëse në të lihen objekte.
3.
Nëse makineria është në pjerrësi, zhbllokoni levën
e frenit dhe orientojeni makinerinë në mënyrë të atillë
që leva e frenit të jetë në anën e sipërme të pjerrësisë
dhe makineria paralel me pjerrësinë. Bllokoni levën e
frenit.
► Fig.69
4.
Sigurohuni që makineria të mos lëvizë dhe tërhiqni
për jashtë levën e ndryshimit në neutral.
► Fig.70: 1. Leva e ndryshimit në neutral
5.
Zhbllokoni levën e frenit dhe lëvizeni makinerinë
manualisht në një vend të sigurt. Duke qenë se freni
ndihmës është çaktivizuar, lëvizeni makinerinë me
kujdes me levën e frenit në mënyrë që të mos rritet
shpejtësia.
6.
Pas lëvizjes së makinerisë në një vend të sigurt,
bllokoni levën e frenit.
7.
Kthejeni levën e ndryshimit në neutral në
pozicionin e vet fillestar. Sigurohuni që leva e ndryshimit
në neutral të jetë kthyer plotësisht siç tregohet në figurë.
► Fig.71: 1. Leva e ndryshimit në neutral
Nëse nuk është
Sigurohuni që ta ktheni
AKSESORË OPSIONALË
KUJDES:
Këta aksesorë ose shtojca
rekomandohen për përdorim me makinerinë
Makita të përcaktuar në këtë manual. Përdorimi i
aksesorëve apo i shtojcave të tjera mund të përbëjë
rrezik lëndimi ndaj njerëzve. Aksesorët ose shtojcat
përdorini vetëm për qëllimin e tyre të përcaktuar.
KUJDES:
Përdorini vetëm aksesorët ose
shtojcat Makita që janë për makinerinë. Përdorimi i
aksesorëve ose shtojcave të tjera mund të shkaktojë
lëndim të rëndë personal.
Nëse keni nevojë për më shumë të dhëna në lidhje
me aksesorët, pyesni qendrën vendore të shërbimit të
Makita-s.
Transportuesi
Kova
Kovë e sheshtë
Njësia e shkarkimit
Goma e përparme (e zezë)
Goma e përparme (gri)
Goma e pasme (gri)
Bateri dhe ngarkues origjinal Makita
SHËNIM: Disa artikuj të listës mund të përfshihen në
paketën e veglës si aksesorë standardë. Ato mund të
ndryshojnë nga njëri shtet në tjetrin.
62 SHQIP

Advertisement

Table of Contents
loading

This manual is also suitable for:

Dcu604Dcu605

Table of Contents