Makita DCU603 Instruction Manual page 60

Battery powered wheelbarrow
Hide thumbs Also See for DCU603:
Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 1
Kullimi i lëngut
KUJDES:
Para se të kulloni lëngun,
sigurohuni që të bllokoni levën e frenit.
Për të kulluar lëngun brenda kovës së sheshtë, lironi
dhe hiqni kapakun e kovës së sheshtë. Shtrëngoni
kapakun pas kullimit.
► Fig.60: 1. Kapaku
SHËNIM: Kur hiqni kapakun, kini kujdes pasi kapaku
mund të shtyhet jashtë nga presioni i lëngut. Kini
kujdes që të mos ju vijë lëngu në fytyrë ose në pjesë
të tjera të trupit.
MIRËMBAJTJA
KUJDES:
Gjithmonë sigurohuni që ta parkoni
makinerinë në tokë të sheshtë dhe të bllokoni
levën e frenit përpara se ta magazinoni ose të
tentoni të kryeni inspektime apo mirëmbajtje.
KUJDES:
Sigurohuni gjithmonë që çelësi
i bllokimit dhe kutia e baterisë të hiqen nga
makineria përpara magazinimit, inspektimeve ose
mirëmbajtjes.
KUJDES:
Gjithmonë hiqni çelësin e bllokimit
kur makineria nuk është në përdorim. Çelësin
e bllokimit ruajeni në një vend të sigurt larg
fëmijëve.
Inspektimi para punës
Kryeni inspektimet e mëposhtme përpara përdorimit të
makinerisë.
Kontrolloni që bulonat, dadot dhe çelësat të jenë
shtrënguar fort.
► Fig.61
Kontrolloni që freni të funksionojë siç duhet. Nëse
mendoni se freni nuk po funksionon mjaftueshëm,
kryeni pastrimin e frenit. Nëse nuk ka përmirësim,
kërkojini qendrës së autorizuar të shërbimit të
Makita që ta riparojë.
Kontrolloni që njësia e shkarkimit të jetë e bllokuar
kur doreza saj të jetë tërhequr plotësisht poshtë.
► Fig.62: 1. Doreza
Kontrolloni që gomat e rrotave të përparme dhe të
pasme të mos jenë të dëmtuara dhe ajri në goma
të jetë i mjaftueshëm.
Kontrolloni që llambat e përparme, llamba e
pasme dhe reflektori të jenë të pastra. Pastrojini
nëse është e nevojshme.
Kontrolloni që kruajtëset të jenë në pozicionin e
duhur. Nëse kruajtësja është me drejtim për lart,
rregullojini orientimin duke liruar bulonat. Kur i
shtrëngoni bulonat, mos e shtyni kruajtësen drejt
pjesës së përparme të makinerisë.
► Fig.63: 1. Kruajtësja
Pastrimi i makinerisë
VINI RE:
Mos përdorni kurrë benzinë, benzinë
pastrimi, hollues, alkool dhe të ngjashme. Mund
të shkaktoni çngjyrosje, deformime ose krisje.
VINI RE:
Mos përdorni larëse me ujë me presion
për larjen.
VINI RE:
Kur pastroni makinerinë, sigurohuni
që të mbyllni kapakun e kutisë së baterisë.
Përndryshe, uji mund të hyjë në kutinë e baterisë dhe
të shkaktojë avari të makinerisë.
Hiqni baltën, papastërtitë dhe mbetjet e ngjashme nga
makineria. Pastrojeni makinerinë me ujë të rrjedhshëm.
Pas pastrimit, fshijeni makinerinë me një leckë të thatë.
Magazinimi
Bllokoni levën e frenit dhe hiqni kutitë e baterisë dhe
çelësin e bllokimit. Magazinojeni makinerinë në një
vend të sigurt ku nuk arrihet nga fëmijët.
Rifryrja e gomës me ajër
Kontrolloni që ajri në gomë për rrotat e përparme dhe
të pasme të mos mungojë. Nëse ajri në gomë është i
pamjaftueshëm, rifryjeni gomën me ajër duke përdorur
një pompë. Presioni i ajrit është si më poshtë:
Goma për rrotën e përparme: 280 kPa (40 PSI)
Goma për rrotën e pasme: 525 kPa (75 PSI)
Rrota e përparme
► Fig.64
Rrota e pasme
► Fig.65
60 SHQIP

Advertisement

Table of Contents
loading

This manual is also suitable for:

Dcu604Dcu605

Table of Contents