Makita DCU603 Instruction Manual page 59

Battery powered wheelbarrow
Hide thumbs Also See for DCU603:
Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 1
PËRDORIMI
KUJDES:
Sigurohuni që të bllokoni levën
e frenit përpara se të ngarkoni, shkarkoni dhe
hidhni objekte apo të kulloni lëngun.
Përdorimi i makinerisë
VINI RE:
Sigurohuni që të futni çelësin e
bllokimit përpara punës. Nëse çelësi i bllokimit nuk
është futur, lëshohet një tingull sinjalizues kur tërhiqni
këmbëzën e çelësit. Tingulli sinjalizues ndalon duke
lëshuar këmbëzën e çelësit dhe duke tërhequr levën
e frenit.
VINI RE:
Kryeni inspektimin përpara se të
përdorni makinerinë duke iu referuar seksionit
për mirëmbajtje.
1.
Sigurohuni që leva e frenit të jetë e bllokuar.
Instaloni kutitë e baterisë, futni çelësin e bllokimit dhe
rrotullojeni në drejtim të akrepave të orës.
2.
Zgjidhni kutitë e baterisë me çelësin e zgjedhjes
së baterisë.
3.
Shtypni butonin e energjisë në panelin e kontrollit
për të ndezur energjinë.
► Fig.51: 1. Butoni i energjisë
4.
Tërhiqni levën e frenit që të lironi bllokimin e levës
së frenit.
► Fig.52: 1. Leva e frenit
5.
Mbajini dorezat fort me të dyja duart.
► Fig.53
6.
Tërhiqni këmbëzën e çelësit.
► Fig.54: 1. Këmbëza e çelësit
Ngarkimi i objekteve
KUJDES:
Përpara se të ngarkoni objekte në
makineri, sigurohuni që makineria të jetë e fikur
dhe leva e frenit e bllokuar.
KUJDES:
Përpara se të ngarkoni objekte në
makineri, sigurohuni që njësia e shkarkimit të jetë
e bllokuar.
KUJDES:
Sigurohuni që të ngarkoni objekte
brenda transportuesit, kovës ose kovës së
sheshtë. Nëse objektet dalin jashtë transportuesit,
kovës ose kovës së sheshtë, ato mund të bien ose të
shemben nëse prekin pengesa.
► Fig.55
KUJDES:
Sigurohuni që t'i ngarkoni objektet
në mënyrë të tillë që të jenë poshtë nivelit të
syve. Nëse ngarkesa është tepër e lartë, është
e rrezikshme sepse pengohet pamja. Gjithashtu,
ekziston rreziku i përmbysjes dhe i lëndimit sepse
ngarkesa ka të ngjarë të jetë e paekuilibruar.
► Fig.56
KUJDES:
Mos i ngarkoni objektet përtej
lartësisë së kovës ose kovës së sheshtë. Ngarkimi
i objekteve përtej lartësisë së kovës ose kovës së
sheshtë mund të bëjë që ngarkesa të bjerë ose të
shembet.
Kur ngarkoni objekte në transportues, fiksojini me litarë
dhe lidhini në grepat e litarit të transportuesit.
► Fig.57: 1. Grep litari
Shkarkimi i objekteve
KUJDES:
Përpara se të ngrini transportuesin
ose kovën, sigurohuni që të bllokoni levën e frenit.
KUJDES:
Ngrijeni transportuesin ose kovën
në sipërfaqe të sheshtë dhe të qëndrueshme.
Përdorimi në tokë të paqëndrueshme mund të
shkaktojë aksident ose lëndim.
KUJDES:
Mbajeni ngarkesën në minimum.
Nëse ngarkesa është e madhe, mos u përpiqni të
ngrini transportuesin ose kovën. Ulni ngarkesën
dhe më pas ngrini transportuesin ose kovën.
KUJDES:
Kur ngrini ose ktheni transportuesin
ose kovën, mos futni apo vendosni kurrë ndonjë
pjesë të trupit midis njësisë së shkarkimit dhe
transportuesit ose kovës.
KUJDES:
Nëse ngarkesa fiksohet me litarë
ose mjete të tjera, zgjidheni ngarkesën përpara se
të ngrini njësinë e shkarkimit.
KUJDES:
Përpara se të ngrini transportuesin
ose kovën, sigurohuni që të mos ketë njerëz ose
pengesa rreth makinerisë.
Objektet mund t'i hidhni duke ngritur dhe anuar
transportuesin ose kovën.
1.
Ndalojeni makinerinë dhe më pas bllokoni levën e
frenit.
VINI RE:
Rekomandohet të bllokoni rrotat e
përparme për të stabilizuar makinerinë.
2.
Rrotulloni levën e bllokimit të njësisë së shkarkimit
drejt pjesës së përparme të makinerisë për të
zhbllokuar njësinë e shkarkimit.
► Fig.58: 1. Leva e bllokimit
3.
Qëndroni në anën e makinerisë, më pas mbajeni
dorezën e makinerisë me njërën dorë dhe më pas
mbajeni dorezën e njësisë së shkarkimit me dorën tjetër.
► Fig.59
KUJDES:
Mbajini mirë dorezat e makinerisë
dhe të njësisë së shkarkimit, dhe punoni në
pozicion të qëndrueshëm.
4.
Anoni transportuesin ose kovën duke ngritur
dorezën e njësisë së shkarkimit.
5.
Ktheni transportuesin ose kovën dhe më pas
bllokojeni njësinë e shkarkimit duke tërhequr poshtë
dorezën e njësisë së shkarkimit.
KUJDES:
Pas shkarkimit të ngarkesave,
sigurohuni që ta bllokoni njësinë e shkarkimit
duke e kthyer në pozicionin e vet fillestar.
59 SHQIP

Advertisement

Table of Contents
loading

This manual is also suitable for:

Dcu604Dcu605

Table of Contents