Download Print this page

Makita HW001GZ Instruction Manual page 54

Cordless high pressure washer
Hide thumbs Also See for HW001GZ:

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 1
Furça me rrotullim
► Fig.51
Tri furça brenda rrotullohen ngadalë ndërsa nxirret
currili. E përshtatshme për pastrimin e papastërtive
të lehta në muret e jashtme, karrocerinë e makinës,
vaskë, etj.
Aksesori i spërkatjes për poshtë
karrocerisë
KUJDES:
Mos e përdorni akesorin e
spërkatjes për poshtë karrocerisë me zgjatuesin e
aksesorit të spërkatjes.
► Fig.52
Një aksesor spërkatjeje ekstra i gjatë me hundëz me
kënd. Optimal për pastrimin e zonave të vështira për
t'u arritur siç është pjesa e poshtme e karrocerisë së
makinës dhe ulluqet e çative.
Zorrë pastrimi tubash (10 m/15 m)
KUJDES:
Kushtojini kujdes të veçantë
currilit të ujit kur përdorni zorrën e pastrimit të
tubave. Prapa del curril uji me intensitet të lartë.
Aktivizojeni currilin e ujit vetëm kur hundëza
është futur në tub për t'u pastruar të paktën deri
në shenjën e kuqe.
► Fig.53
Për pastrimin dhe zhbllokimin e tubave të ndryshëm.
Bashkuesi lidhës
► Fig.54
Një bashkues për ta lidhur me një hundëz nga një
model tjetër.
Disa hundëza opsionale kërkojnë që bashkuesi i lidhjes
(aksesor opsional) të bashkohet me pistoletën me
këmbëz. Bashkojeni bashkuesin lidhës me pistoletën
me këmbëz në të njëjtën mënyrë si hundëza.
► Fig.55: 1. Hundëza 2. Bashkuesi lidhës 3. Pistoleta
me këmbëz
Zgjatuesi i aksesorit të spërkatjes
► Fig.56
Tuba për të zgjatur gjatësinë e pistoletës me këmbëz.
Disponohen tri gjatësi të ndryshme duke ndryshuar
numrin e tubave që do të përdoren.
Shtesa e zorrës me presion të lartë
(5 m/8 m/10 m)
► Fig.57
Shtesa e zorrës për të lidhur trupin e larëses me presion
të lartë me pistoletën me këmbëz.
Bashkuesi i rrotullueshëm
► Fig.58
Parandalon që zorra me presion të lartë të spërdridhet.
► Fig.59: 1. Butoni 2. Dadoja
Për të lidhur ose shkëputur zorrën me presion të lartë
te ose nga bashkuesi i rrotullueshëm, rrotulloni dadon
në zorrën me presion të lartë ndërsa shtypni butonin në
bashkuesin e rrotullueshëm.
Pjesa e tubit
► Fig.60
Një tub për të lidhur një rubinet me produktin, ose sitën
me produktin.
Grupi i sitës
► Fig.61
Një sitë për të siguruar ujë nga një depozitë ose
rezervuar. Përdorni tubin për të bërë lidhjen me
produktin.
54 SHQIP

Advertisement

loading

This manual is also suitable for:

Hw001g