Download Print this page

Makita HW001GZ Instruction Manual page 51

Cordless high pressure washer
Hide thumbs Also See for HW001GZ:

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 1
4.
Fikeni makinerinë dhe vendosni hundëzën te
pistoleta me këmbëz për qëllimin tuaj dhe më pas ndizni
makinerinë për të filluar procesin e larjes.
SHËNIM: Kur nuk del ujë, shkëputni pjesën e tubit
dhe grupin e sitës dhe njomini në ujë. Pastaj rilidhini
me makinerinë.
► Fig.27: 1. Tubi dhe sita
SHËNIM: Nëse thithja e ujit nuk punon, do shumë
kohë, ose presioni i ujit nuk është i mjaftueshëm,
kontrolloni të mëposhtmet:
Lirimi i pjesës së tubit, sitës dhe konektorit të
tubit të ujit.
Bokullat bashkuese të tubit janë lidhur mirë te
konektori i tubit të ujit dhe kasa e filtrit të sitës.
Shtrëngojini nëse janë liruar.
Pjesa e tubit
► Fig.28: 1. Bokulla bashkuese
Grupi i sitës
► Fig.29: 1. Fasheta e zorrës 2. Kutia e filtrit
Bashkuesi i zorrës së ujit
► Fig.30: 1. Bashkuesi i zorrës së ujit
Pas përdorimit
KUJDES:
Pas përdorimit të larëses me
presion të lartë, gjithmonë kryeni procedurën e
përshkruar në këtë manual. Presioni i mbetur në
pistoletën me këmbëz ose larësen me presion të lartë
mund të shkaktojë lëndime personale ose dëmtime
në pjesën e brendshme të pompës.
1.
Fikni makinerinë dhe hiqni hundëzën nga pistoleta
me këmbëz.
2.
Mbyllni rubinetin dhe shkëputni zorrën e ujit nga
larësja me presion të lartë.
► Fig.31
3.
Ndizni sërish larësen me presion të lartë.
4.
Tërhiqeni këmbëzën derisa uji i mbetur në larësen
me presion të lartë të shkarkohet.
► Fig.32
VINI RE:
Mos e mbani në funksionim motorin për
më shumë se 1 minutë.
5.
Fikeni larësen me presion të lartë dhe hiqni kutitë
e baterisë.
► Fig.33: 1. Kutia e baterisë
6.
Shkëputni zorrën me presion të lartë nga pistoleta
me këmbëz dhe larësja me presion të lartë.
► Fig.34: 1. Pistoleta me këmbëz 2. Zorra me presion
të lartë
VINI RE:
Për të mos lejuar që zorra me presion të
lartë të dëmtohet, shkarkojeni ujin e mbetur nga
zorra përpara se ta magazinoni.
7.
Mbajeni makinerinë me të dyja duart dhe
shkarkoni ujin e mbetur brenda makinerisë duke e
anuar makinerinë siç tregohet në figurë.
► Fig.35
MIRËMBAJTJA DHE
RUAJTJA
PARALAJMËRIM:
kutitë e baterive të hiqen nga makineria përpara
ruajtjes ose transportimit të makinerisë ose
përpara se të përpiqeni të kryeni inspektim ose
mirëmbajtje.
VINI RE:
Mos përdorni kurrë benzinë, benzinë
pastrimi, hollues, alkool dhe të ngjashme. Mund
të shkaktoni çngjyrosje, deformime ose krisje.
Për të ruajtur SIGURINË dhe QËNDRUESHMËRINË,
riparimet dhe çdo mirëmbajtje apo rregullim tjetër duhen
kryer nga qendrat e autorizuara të shërbimit ose të
shërbimit të fabrikës të Makita-s, duke përdorur gjithnjë
pjesë këmbimi të Makita-s.
Mbartja e makinerisë
KUJDES:
Përpara se ta mbartni makinerinë
me të dyja duart, sigurohuni që doreza të jetë e
palosur plotësisht.
Kur mbartni makinerinë, mbajeni fort me të dyja duart
duke kapur dorezën me njërën dorë dhe kapësen e
poshtme me dorën tjetër.
► Fig.36: 1. Doreza 2. Kapësja e poshtme
Makinerinë mund ta mbartni gjithashtu duke përdorur
rrotat e saj. Sigurohuni që të zgjasni dorezën duke
shtypur butonin e zhbllokimit përpara se ta mbartni
makinerinë.
► Fig.37: 1. Butoni i zhbllokimit 2. Doreza
► Fig.38
KUJDES:
Mos ushtroni forcë të tepërt duke
u mbështetur në dorezën e zgjatur. Nëse doreza
shkëputet, mund të rrëzoheni dhe të lëndoheni.
VINI RE:
Sigurohuni që doreza të jetë plotësisht
e zgjatur dhe butoni i zhbllokimit është kthyer në
pozicionin e vet fillestar përpara se ta mbartni
makinerinë.
► Fig.39: 1. Butoni i zhbllokimit
Pastrimi i hundëzës
VINI RE:
Mos i hiqni me forcë papastërtitë ose
mbetjet. Kjo mund të rezultojë në lëndime personale
ose dëmtim të vrimës së nxjerrjes duke shkaktuar
devijim të këndeve të currilit ose performancë të
dobët.
Përdorni kunjin e pastrimit për të hequr papastërtitë ose
për të zhbllokuar hundëzën.
► Fig.40: 1. Kunji i pastrimit
SHËNIM: Për të ruajtur performancën optimale,
pastrojeni hundëzën periodikisht.
51 SHQIP
Sigurohuni gjithmonë që

Advertisement

loading

This manual is also suitable for:

Hw001g