Download Print this page

Makita HW001GZ Instruction Manual page 40

Cordless high pressure washer
Hide thumbs Also See for HW001GZ:

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 1
SHQIP (Udhëzimet origjinale)
PARALAJMËRIM
Makineritë nuk duhet të përdoren nga fëmijët. Fëmijët duhet të
mbikëqyren për t'u siguruar se nuk luajnë me makinerinë.
Kjo makineri nuk është prodhuar për përdorim nga persona
(përfshirë fëmijët) me aftësi fizike, ndijore ose mendore të
kufizuara, ose që kanë mungesë të përvojës dhe të njohurive.
Kjo makineri është projektuar për t'u përdorur me agjentin pastrues të dhënë
ose të rekomanduar nga prodhuesi. Përdorimi i agjentëve ose kimikateve të
tjera pastruese mund të ndikojë negativisht në sigurinë e makinerisë.
Gjatë përdorimit të pastruesve me presion të lartë, mund të formohen
aerosolë. Thithja e aerosolëve mund të jetë e rrezikshme për shëndetin.
Në varësi të përdorimit, mund të përdoren hundëza të mbrojtura për
pastrimin me presion të lartë, që do të reduktojnë në mënyrë drastike
emetimin e aerosolëve të ujit. Por, jo të gjitha aplikimet lejojnë përdorimin
e një pajisjeje të tillë. Nëse hundëzat e mbrojtura nuk janë të aplikueshme
për mbrojtjen kundër aerosolëve, mund të nevojitet një maskë fytyre e
klasit FFP 2 ose ekuivalente, në varësi të ambientit të pastrimit.
Punëdhënësi duhet të kryejë një vlerësim të rrezikut për të
specifikuar masat e nevojshme mbrojtëse në lidhje me aerosolët,
në varësi të sipërfaqes që do të pastrohet dhe mjedisit të saj.
Maskat e fytyrës të klasit FFP 2, një ekuivalent i tyre ose më i lartë,
janë të përshtatshme për mbrojtjen kundër aerosolëve të ujit.
Currili me presion të lartë mund të jetë i rrezikshëm nëse
keqpërdoret. Currili nuk duhet t'u drejtohet personave, pajisjeve
elektrike që kanë korrent apo vetë makinerisë.
Mos e përdorni makinerinë brenda një rrezeje ku ka persona,
përveçse kur ata veshin rroba mbrojtëse.
Mos e drejtoni currilin kundër vetes suaj apo të tjerëve për të
pastruar rrobat apo këpucët.
Rrezik shpërthimi – Mos spërkatni lëngje të ndezshme.
Pastruesit me presion të lartë nuk duhet të përdoren nga fëmijët
apo personeli i patrajnuar.
Zorrët me presion të lartë, aksesorët dhe bashkuesit janë të
rëndësishëm për sigurinë e makinerisë. Përdorni vetëm zorrë,
aksesorë dhe bashkues të rekomanduar nga prodhuesi.
40 SHQIP

Advertisement

loading

This manual is also suitable for:

Hw001g