Download Print this page

Makita HW001GZ Instruction Manual page 50

Cordless high pressure washer
Hide thumbs Also See for HW001GZ:

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 1
KUJDES:
Qëndroni vigjilent ndaj rikthimit
të currilit të ujit dhe objekteve që lëviz ai. Mos e
afroni hundëzën me objektin më afër se 30 cm.
KUJDES:
Mos e përdorni larësen me presion
të lartë pa ujë për më shumë se 1 minutë.
KUJDES:
Mos e përdorni larësen me presion
të lartë për një periudhë të tejzgjatur kohe. Kjo
mund të shkaktojë mbinxehje ose zjarr. Gjithashtu,
përdorimi për një kohë të gjatë mund të shkaktojë
çrregullime nga dridhjet.
KUJDES:
Kini kujdes nga drejtimi i erës.
Nëse detergjenti ju hyn në sy ose në gojë, shpëlajeni
me ujë të freskët menjëherë dhe kërkoni vëmendje
mjekësore nëse është e nevojshme.
KUJDES:
Mbajeni fort pistoletën me këmbëz.
Pistoleta me këmbëz zmbrapset kur tërhiqni
këmbëzën.
KUJDES:
Gjithmonë mbajeni pistoletën me
këmbëz nga doreza dhe foleja kur nxirrni currilin
e ujit.
VINI RE:
Shmangni përdorimin e larëses me presion
të lartë për më shumë se 1 orë. Pas përdorimit për 1
orë, lini një kohë ndërprerjeje po aq të gjatë.
VINI RE:
Për të mbrojtur mekanizmin e larëses me
presion të lartë, mos përdorni ujë më të nxehtë se 40 °C.
VINI RE:
Kini kujdes të mos e tërhiqni me forcë
gjatë punës pistoletën me këmbëz. Kjo mund të
bëjë që larësja me presion të lartë të rrëzohet.
VINI RE:
Kur e pezulloni punën për një kohë të
gjatë, fikni larësen me presion të lartë dhe shtypni
këmbëzën për të shkarkuar plotësisht ujin e
mbetur.
Nëse larësja me presion të lartë është lënë për
shumë kohë duke mbajtur presionin e lartë, ajo mund
të mos rindizet. Në këtë situatë, fikni larësen me
presion të lartë, furnizojeni me ujë rubineti në hyrje
dhe shtypni këmbëzën duke e mbajtur furnizimin me
ujë për pak kohë. Më pas, ndizeni larësen me presion
të lartë.
VINI RE:
Mos e përdorni makinerinë në
pozicionin përmbys. Ky veprim mund të shkaktojë
keqfunksionime.
► Fig.19
Përpara se ta përdorni makinerinë, hiqni hundëzën nga
pistoleta me këmbëz.
1.
Hapni kapakun e baterisë dhe instaloni kutitë e
baterisë në larësen me presion të lartë dhe më pas
kyçni kapakun e baterisë.
► Fig.20: 1. Kutia e baterisë 2. Kapaku i baterisë
2.
Lidhni njërin fund të zorrës me presion të lartë me
pistoletën me këmbëz dhe fundin tjetër me larësen me
presion të lartë.
3.
Lidhni larësen me presion të lartë me rubinetin
duke përdorur një zorrë uji. Pas kësaj, hapni rubinetin.
► Fig.21
VINI RE:
Përpara se të ndizni makinerinë,
sigurohuni që rubineti të jetë plotësisht i hapur.
4.
Zgjidhni regjimin e dëshiruar duke shtypur butonin
e ndërrimit të regjimit dhe më pas rrotulloni çelësin e
energjisë në drejtim të akrepave të orës për të ndezur
makinerinë.
► Fig.22: 1. Çelësi i energjisë 2. Butoni i ndërrimit të
regjimit
5.
Për të nxjerrë një curril me ujë, shkyçeni
bllokuesin dhe tërhiqni këmbëzën. Pasi uji të dalë
në formë të qëndrueshme nga pistoleta me këmbëz,
lëshojeni këmbëzën dhe fikeni makinerinë.
► Fig.23: 1. Bllokuesi
SHËNIM: Sigurohuni ta hiqni hundëzën nga pistoleta
me këmbëz përpara se të kryeni këtë veprim.
6.
Vendosni hundëzën te pistoleta me këmbëz për
qëllimin tuaj dhe më pas ndizni makinerinë për të filluar
procesin e larjes.
Kur e ndërprisni punën, mund ta vendosni përkohësisht
pistoletën me këmbëz sipas figurës.
► Fig.24
Furnizimi i ujit nga një depozitë/
rezervuar
KUJDES:
Kur bashkoni bokullën me grupin
e sitës, tregoni kujdes të mos dëmtoni dorën me
fashetën e zorrës.
VINI RE:
Përdorni gjithnjë tub dhe sitë Makita.
VINI RE:
Gjithmonë mbani një lartësi 1,0 m
(39-3/8 ft) ose më pak mes hyrjes në larësen me
presion të lartë dhe sipërfaqes së ujit. Ndryshe,
larësja me presion të lartë nuk do të jetë në gjendje të
thithë ujë në pompë.
VINI RE:
Niveli i ujit që mund të pompojë
makineria është 100 mm ose më shumë.
VINI RE:
Mos përdorni ujë nga lumenj, pellgje
apo ujë të përzier me rërë ose baltë. Ky veprim
mund të shkaktojë keqfunksionime.
SHËNIM: Nëse duhet shumë kohë që uji të dalë,
pastroni sitën dhe filtrin e grupit të sitës.
Ju mund të furnizoheni me ujë nga një depozitë ose
rezervuar në vend të rubinetit.
1.
Fikni makinerinë dhe hiqni hundëzën nga pistoleta
me këmbëz.
2.
Lidheni pjesën e tubit dhe sitën te konektori i tubit
të ujit.
► Fig.25: 1. Depozita/rezervuari 2. Grupi i sitës
3. Pjesa e tubit 4. Bashkuesi i zorrës së ujit
3.
Ndizni makinerinë, hiqni bllokuesin dhe shtypni
këmbëzën. Pasi uji të dalë në formë të qëndrueshme
nga pistoleta me këmbëz, lëshojeni këmbëzën.
► Fig.26: 1. Pistoleta me këmbëz
SHËNIM: Duhen rreth 10 deri në 60 sekonda që uji
të dalë.
SHËNIM: Sigurohuni ta hiqni hundëzën nga pistoleta
me këmbëz përpara se të kryeni këtë veprim.
50 SHQIP

Advertisement

loading

This manual is also suitable for:

Hw001g