Download Print this page

Makita HW001GZ Instruction Manual page 43

Cordless high pressure washer
Hide thumbs Also See for HW001GZ:

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 1
Deklaratat e konformitetit
Vetëm për shtetet evropiane
Deklaratat e konformitetit përfshihen në Shtojcën A në
këtë manual përdorimi.
PARALAJMËRIME SIGURIE
Paralajmërimet e përgjithshme për
sigurinë e veglës
PARALAJMËRIM Lexoni të gjitha paralajmërimet
për sigurinë, udhëzimet, ilustrimet dhe specifikimet
e dhëna me këtë vegël elektrike. Mosndjekja e të
gjitha udhëzimeve të renditura më poshtë mund të
shkaktojë goditje elektrike, zjarr dhe/ose lëndim të
rëndë.
Ruajini të gjitha paralajmërimet
dhe udhëzimet për të ardhmen.
Termi "vegël elektrike" në paralajmërime i referohet
veglës elektrike që përdoret e lidhur në prizë (me
kordon) ose veglës së përdorur me bateri (pa kordon).
PARALAJMËRIME TË
RËNDËSISHME PËR SIGURINË
PARALAJMËRIM:
paralajmërimet dhe udhëzimet për sigurinë.
Mosndjekja e paralajmërimeve dhe udhëzimeve
mund të rezultojë në goditje elektrike, zjarr dhe/ose
lëndim serioz.
Ruajini të gjitha paralajmërimet
dhe udhëzimet për të ardhmen.
PARALAJMËRIM – Kur përdorni këtë produkt,
duhen ndjekur gjithmonë masat e kujdesit paraprak,
duke përfshirë sa vijon:
Siguria në zonën e punës
Mbajini të gjithë personat larg nga zona e
1.
punës.
Mos u zgjatni më shumë sesa është e
2.
mundur ose mos qëndroni mbi mbështetëse
të paqëndrueshme. Mbani në çdo moment
këmbët në pozicionin e duhur dhe ruani
ekuilibrin.
Gjithmonë vendoseni trupin e larëses me
3.
presion të lartë në një sipërfaqe të niveluar
dhe të qëndrueshëm. Shmangni zonat ku uji i
nxjerrë mund të rrjedhë ose grumbullohet.
4.
Përpara se të pastroni, kontrolloni mjedisin
rrotull dhe objektet që do të pastrohen.
Currilat me presion të lartë mund të gërvishtin
bojën ose trajtime të tjera të sipërfaqes duke
përfshirë kimikate toksike. Merrni masat
parandalues nëse është e nevojshme.
5.
Kini kujdes të mos pengoheni nga zorra e
larëses me presion të lartë. Gjithmonë jini të
ndërgjegjshëm për konfigurimin e zorrës gjatë
përdorimit.
Lexoni të gjitha
6.
Gjatë përdorimit, nga fundi i larëses me
presion të lartë mund të dalë pak ujë.
Shmangni vendosjen e larëses me presion të
lartë në zona që nuk dëshironi të lagen.
Siguria personale
1.
Për t'u mbrojtur nga currili dhe objektet nga
currili, operatorët duhet të mbajnë veshur
rrobat e duhura siç janë këpucë sigurie me
qafa, doreza sigurie, helmeta sigurie me
strehë, mbrojtje për veshët, etj.
2.
Mos e përdorni larësen me presion të lartë
brenda një rrezeje ku ka persona, përveçse kur
ata veshin rroba mbrojtëse.
3.
Për të reduktuar rrezikun e lëndimit, nevojitet
monitorim i afërt kur produkti përdoret pranë fëmijëve.
4.
Nëse lidhja bëhet me sistemin e ujit të pijshëm,
sistemi do të mbrohet kundër kthimit pas.
5.
Uji që ka rrjedhur përmes parandaluesit të
kthimit pas konsiderohet si ujë i papijshëm.
Siguria elektrike
1.
Asnjëherë mos i prekni kutitë e baterisë me
duar të lagura.
2.
Mos e përdorni makinerinë nëse pjesët e
rëndësishme të makinerisë janë dëmtuar, p.sh.
pajisjet e sigurisë, zorrët me presion të lartë
ose pistoleta me këmbëz.
Përdorimi dhe kujdesi për veglën elektrike
1.
Përpara përdorimit të produktit, lexoni të gjitha
udhëzimet.
2.
Mësoni si ta ndaloni larësen me presion të
lartë dhe si të çlironi presionin shpejt. Njihuni
plotësisht me kontrollet.
3.
Currilat me presion të lartë mund të jenë të
rrezikshëm nëse keqpërdoren. Currili nuk
duhet t'u drejtohet personave, pajisjeve
elektrike që kanë korrent apo vetë makinerisë.
4.
Kjo makineri nuk është prodhuar për përdorim
nga persona (përfshirë fëmijët) me aftësi fizike,
ndijore ose mendore të kufizuara, ose që kanë
mungesë të përvojës dhe të njohurive.
5.
Fëmijët duhet të mbikëqyren për t'u siguruar
se nuk luajnë me pajisjen.
6.
Mos spërkatni lëngje të ndezshme dhe/ose
toksike. Kjo mund të shkaktojë shpërthim,
intoksikim ose dëmtim të makinerisë.
7.
Mos e drejtoni currilin kundër vetes suaj apo të
tjerëve për të pastruar rrobat apo këpucët.
8.
Zorrët me presion të lartë, aksesorët dhe
bashkuesit janë të rëndësishëm për sigurinë
e makinerisë. Përdorni vetëm zorrë, aksesorë
dhe bashkues të rekomanduar nga prodhuesi.
9.
Ndiqni udhëzimet kur ndërroni aksesorët.
10. Mbajini dorezat të thata, të pastra dhe pa vaj
ose graso.
11.
Qëndroni vigjilent – shikoni me vëmendje se çfarë bëni.
12. Mos e përdorni produktin kur jeni i lodhur ose
nën ndikimin e alkoolit ose drogave.
13. Mos e përdorni larësen me presion të lartë
pa ujë për më shumë se një minutë. Kjo gjë
do të dëmtojë motorin, duke rezultuar në
keqfunksionim.
14. Gjithmonë fikeni energjinë dhe mbyllni
rubinetin e ujit kur e lini të pamonitoruar
larësen me presion të lartë.
43 SHQIP

Advertisement

loading

This manual is also suitable for:

Hw001g