Download Print this page

Makita HW001GZ Instruction Manual page 47

Cordless high pressure washer
Hide thumbs Also See for HW001GZ:

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 1
Treguesi i kapacitetit të mbetur të
baterive
Shtypni butonin e kontrollit në kutinë e baterisë për
të treguar kapacitetin e mbetur të baterisë. Llambat
treguese ndizen për pak sekonda.
► Fig.4: 1. Llambat treguese 2. Butoni i kontrollit
Llambat treguese
Ndezur
Fikur
SHËNIM: Në varësi të kushteve të përdorimit dhe
të temperaturës së ambientit, treguesi mund të
ndryshojë paksa nga kapaciteti aktual.
SHËNIM: Llamba e parë e treguesit (në fund majtas)
do të pulsojë kur sistemi i mbrojtjes së baterisë është
në punë.
Sistemi i mbrojtjes së makinerisë/
baterisë
Makineria është e pajisur me një sistem për mbrojtjen e
makinerisë/baterisë. Ky sistem ndërpret automatikisht
energjinë në motor për të zgjatur jetëgjatësinë e
makinerisë dhe baterisë. Makineria do të ndalojë
automatikisht gjatë punës nëse makineria ose bateria
janë vendosur sipas njërit prej kushteve të mëposhtme:
Mbrojtja nga mbingarkesa
Kur makineria ose bateria përdoret në mënyrë të tillë
që të kërkojë nivele të larta anormale rryme, makineria
ndalon automatikisht dhe treguesi i shpejtësisë pulson
në ngjyrë të gjelbër. Në këtë situatë, fikeni makinerinë
dhe ndaloni punën që shkaktoi mbingarkesën. Pastaj
ndizeni makinerinë për ta rinisur.
Mbrojtja ndaj mbinxehjes
Kur makineria mbinxehet, ndalon automatikisht dhe
treguesi i shpejtësisë ndizet në të kuqe. Në këtë rast,
lëreni makinerinë dhe baterinë të ftohen përpara se ta
ndizni sërish makinerinë.
SHËNIM: Treguesi i shpejtësisë pulson në të kuqe
kur bateria mbinxehet.
Kapaciteti i
mbetur
Duke pulsuar
75% deri
100%
50% deri 75%
25% deri 50%
0% deri 25%
Ngarkojeni
baterinë.
Llambushka
mund të ketë
keqfunksionuar.
Mbrojtja nga mbishkarkimi
Kur kapaciteti i baterisë nuk mjafton, makineria ndalon
automatikisht dhe treguesi i shpejtësisë pulson në të
kuqe. Në këtë rast, hiqni baterinë nga makineria dhe
karikoni baterinë ose ndërrojeni baterinë me një të
karikuar plotësisht.
Mbrojtjet nga shkaqe të tjera
Sistemi i mbrojtjes është menduar edhe për shkaqe të
tjera që mund ta dëmtojnë makinerinë dhe i lejon asaj
të ndalojë automatikisht. Ndërmerrni të gjithë hapat e
mëposhtëm për të zgjidhur rastet, kur makineria ka arritur
në ndalim të përkohshëm apo ndërprerje të punës.
1.
Fikeni makinerinë dhe pastaj rindizeni për të
rifilluar.
2.
Karikoni bateritë ose ndërrojini me bateri të
karikuara.
3.
Lëreni makinerinë dhe bateritë të ftohen.
Nëse nuk vini re ndonjë përmirësim me rivendosjen e
sistemit të mbrojtjes, kontaktoni qendrën vendore të
shërbimit të Makita.
VINI RE:
Nëse pajisja ndalon për një shkak që
nuk është përshkruar më lart, referojuni seksionit
për ndreqjen e problemeve.
Butoni i ndërrimit të regjimit
Shpejtësia mund të ndryshohet në tre nivele. Për të
ndryshuar regjimin e shpejtësisë, shtypni butonin
e ndërrimit të regjimit. Kur ndryshoni regjimin e
shpejtësisë, treguesit përkatës të shpejtësisë ndizen.
► Fig.5: 1. Butoni i ndërrimit të regjimit
SHËNIM: Ju nuk mund ta ndryshoni regjimin
ndërkohë që makineria është e ndezur. Ndryshojeni
regjimin kur makineria është e fikur dhe bateria është
instaluar në makineri.
SHËNIM: Nëse treguesi i shpejtësisë ndizet në të
kuqe ose pulson në të kuqe ose të gjelbër, referojuni
udhëzimeve për sistemin e mbrojtjes së makinerisë/
baterisë.
Çelësi i energjisë
PARALAJMËRIM:
rrymës kryesore kur nuk është në përdorim.
VINI RE:
Mos e rrotulloni çelësin e energjisë me
forcë. Kjo mund të bëjë që çelësi të keqfunksionojë.
Për të ndezur makinerinë, rrotulloni çelësin e energjisë në
drejtim të akrepave të orës dhe për të fikur pajisjen, rrotulloni
çelësin e energjisë në drejtim të kundërt të akrepave të orës.
► Fig.6: 1. Çelësi i energjisë
SHËNIM: Treguesit e baterisë do të ndizen për disa
sekonda menjëherë pasi të keni ndezur pajisjen.
SHËNIM: Nëse e instaloni kutinë e baterisë në
makinë kur çelësi i energjisë është në pozicionin e
ndezur, treguesi i shpejtësisë pulson me ngjyrë të
gjelbër. Kthejeni çelësin e energjisë në pozicionin
e fikur dhe më pas instaloni kutinë e baterisë në
makineri.
47 SHQIP
Gjithmonë fikeni çelësin e

Advertisement

loading

This manual is also suitable for:

Hw001g