Makita PM001G Instruction Manual page 41

Cordless backpack mist blower
Hide thumbs Also See for PM001G:
Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 1
MONTIMI
KUJDES:
Sigurohuni gjithmonë që të gjitha
kutitë e baterive të hiqen përpara se të kryeni
ndonjë shërbim te makineria. Mosheqja e kutive
të baterisë mund të rezultojë në lëndim të rëndë
personal për shkak të ndezjes aksidentale.
Montimi i tubave të fryrëses
1.
Lironi vidën shtrënguese.
► Fig.2: 1. Vida shtrënguese
2.
Montoni dorezën e kontrollit në tubin e rrotullimit
dhe shtrëngoni vidën shtrënguese.
► Fig.3: 1. Doreza e kontrollit 2. Tubi i rrotullimit
3. Vida shtrënguese
VINI RE:
Bëni kujdes të mos e përdridhni kabllon
e dorezës së kontrollit kur montoni dorezën në
tubin e rrotullimit.
3.
Lironi vidën në morsa e zorrës, dhe më pas
vendosni morsën e zorrës te hundëza fundore.
Bashkoni foletë në hundëzën fundore me pjesët e dala
në tubin e rrotullueshëm, më pas vendosni hundëzën
fundore te tubi i rrotullueshëm, dhe më pas shtrëngoni
vidën te morsa se zorrës.
► Fig.4: 1. Hundëza fundore 2. Morsa e zorrës 3. Tubi
i rrotullimit 4. Kanali 5. Pjesa e dalë 6. Vida
4.
Lironi vidën te morsa e zorrës, më pas vendosni
levën e hundëzës te morsa e zorrës, dhe më pas
vendosni morsën e zorrës te tubi fleksibël. Montoni
tubin e rrotullimit në tubin fleksibël dhe shtrëngoni vidën
në morsën e zorrës.
► Fig.5: 1. Tubi i rrotullimit 2. Leva e hundëzës
3. Morsa e zorrës 4. Tubi fleksibël 5. Vida
5.
Lironi vidën në morsën e zorrës dhe montoni
morsën në tubin fleksibël. Montoni tubin fleksibël në
bërryl dhe shtrëngoni vidën në morsën e zorrës.
► Fig.6: 1. Tubi fleksibël 2. Morsa e zorrës 3. Bërryli
VINI RE:
Sigurohuni që vida në morsën e zorrës
nuk është e drejtuar jashtë siç tregohet në figurë.
► Fig.7: 1. Vida
6.
Shtrëngojeni kabllon e kontrollit me morsë në
mbajtëset e kabllove.
► Fig.8: 1. Mbajtësi i kabllove 2. Kablloja e kontrollit
VINI RE:
Sigurohuni që kablloja e kontrollit të
fiksohet mirë te mbajtësja e kabllos.
Rregullimi i pozicionit të rripit të
mesit dhe të krahut
1.
Vendosni makinerinë në trup, më pas bllokoni
tokëzën e rripit të mesit dhe më pas rregulloni gjatësinë
e rripit të mesit.
► Fig.9: 1. Tokëza
2.
Rregulloni gjatësinë e rripit të krahut.
► Fig.10: 1. Rripi i krahut
Rregullimi i pozicionit të levës së
kontrollit
Lironi vidën shtrënguese. Lëvizeni dorezën e kontrollit
përgjatë tubit të rrotullimit në pozicionin më komod dhe
pastaj shtrëngoni vidën e shtrëngimit.
► Fig.11: 1. Doreza e kontrollit 2. Tubi i rrotullimit
3. Vida e kapëses
Vendosja e kapakut të difuzionit
Mund ta difuzoni spërkatjen duke vendosur kapakun e
difuzionit te hundëza fundore siç tregohet në figurë.
► Fig.12: 1. Kapaku i difuzionit
Vendosja e deflektorit
Aksesor opsional
Mund ta shkarkoni spërkatjen lart ose poshtë duke
vendosur deflektorin te hundëza fundore siç tregohet
në figurë.
► Fig.13: 1. Deflektori
PËRSHKRIMI I PUNËS
KUJDES:
Sigurohuni gjithnjë që makineria
është e fikur dhe që të gjitha bateritë janë hequr
para se të rregulloni ose kontrolloni funksionin e
makinerisë.
Instalimi ose heqja e kutisë së
baterisë
KUJDES:
Fikeni gjithmonë makinerinë
përpara se të instaloni ose hiqni kutinë e baterisë.
KUJDES:
Mbajeni fort makinerinë dhe kutinë
e baterisë kur montoni ose hiqni kutinë e baterisë.
Mosmbajtja fort e makinerisë dhe e kutisë së baterisë
mund të bëjë që t'ju rrëshqasin nga duart dhe të
shkaktohet dëmtim i makinerisë dhe i kutisë së
baterisë, si dhe lëndim i personit.
KUJDES:
Sigurohuni që të bllokoni kapakun
e baterisë përpara përdorimit. Përndryshe, balta,
pluhuri ose uji mund të dëmtojnë produktin ose kutinë
e baterisë.
KUJDES:
Vendoseni gjithnjë plotësisht kutinë
e baterisë derisa treguesi i kuq të mos duket.
Në të kundërt, ajo mund të bjerë aksidentalisht nga
makineria duke ju lënduar juve ose personin pranë
jush.
KUJDES:
Mos e vendosni me forcë kutinë e
baterisë. Nëse kutia nuk hyn lehtë, nuk po e futni siç
duhet.
KUJDES:
Mbajeni mirë kapakun e baterisë kur
montoni ose hiqni kutinë e baterisë.
41 SHQIP

Advertisement

Table of Contents
loading

This manual is also suitable for:

Pm001gz01Pm001gt202

Table of Contents