Makita DUA300 Instruction Manual page 41

Cordless pole saw
Hide thumbs Also See for DUA300:
Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 1
Puna me veglën
KUJDES:
Mbajini të gjitha pjesët e trupit larg
zinxhirit të sharrës ndërkohë që motori është
duke punuar.
KUJDES:
Mbajeni veglën fort me të dyja duart
ndërsa motori është duke punuar.
KUJDES:
Mos u zgjatni më shumë seç duhet.
Mbani në çdo moment këmbët në pozicionin e
duhur dhe ruani ekuilibrin.
KUJDES:
Kur prisni degët, tregoni kujdes të
mos humbni ekuilibrin për shkak të peshës së
kokës së veglës.
KUJDES:
Gjithmonë mbani një rrugë largimi
në rast se dega bie drejt operatorit.
KUJDES:
Asnjëherë mos e përdorni majën e
shufrës udhëzuese për prerje. Ndryshe, mund të
rrezikojë të kërcejë lart dhe mund të rezultojë në
lëndime personale.
VINI RE:
Asnjëherë mos e tundni apo e lëshoni
në tokë veglën.
VINI RE:
Mos i mbuloni vrimat e ajrimit të veglës.
VINI RE:
Mos ushtroni forcë mbi veglën. Ndryshe,
kjo mund ta dëmtojë veglën.
Qëndroni në një sipërfaqe të qëndrueshme, dhe
mbajeni veglën larg nga degët në mënyrë që këndi
i veglës të bëhet 60° ose më pak kundrejt tokës
horizontale.
► Fig.21: 1. 60° ose më pak
Ndizeni veglën dhe më pas shtypeni lehtë zinxhirin e
sharrës në degë.
Gjatë prerjes së degëve të gjata, për të kontrolluar
pozicionin e rënies së degëve të prera, ndajeni degën
në pjesë dhe priteni degën nga maja. Tregojuni kujdes
ndaj degëve që bien duke qenë se ato mund të kërcejnë
në drejtimin e operatorit pasi godasin tokën.
► Fig.22
Kur prisni degë të trasha, në fillim bëni një prerje të
lehtë nga poshtë dhe pastaj bëni prerjen përfundimtare
nga sipër.
► Fig.23
Nëse përpiqeni të prisni degë të trasha nga pjesa e
poshtme, dega mund të afrohet dhe të shtyjë zinxhirin
e sharrës që është duke prerë. Nëse përpiqeni të prisni
degë të trasha nga sipër pa prerjen e lehtë nga poshtë,
dega mund të çahet në ashkla.
► Fig.24
Transportimi i veglës
Përpara se ta transportoni veglën, gjithmonë hiqeni
kutinë e baterisë nga vegla, më dhe pas vendosni
kapakun e shufrës udhëzuese. Gjithashtu mbulojeni
kutinë e baterisë me kapakun e baterisë.
► Fig.25: 1. Kapaku i shufrës udhëzuese 2. Kapaku
i baterisë
Përdorimi i veglës me përshtatësin
e baterisë
Aksesor opsional
Përdorni rripin e varjes kur e përdorni veglën me
përshtatësin e baterisë.
Bashkimi i rripit të varjes
1.
Bashkoni grepat e rripit të varjes me unazat
e rripit të krahut ose rripin e mesit siç tregohet në
figurë. Zgjidhni llojin e rripit dhe metodën e lidhjes të
përshtatshme për përdorimin tuaj.
► Fig.26: 1. Unaza 2. Grepi
► Fig.27: 1. Unaza 2. Grepi
2.
Bashkoni grepin me veglën.
► Fig.28: 1. Grepi
Shkëputja e veglës
Kur e ulni veglën, zhbllokoni tokëzën në rripin e varjes
me njërën dorë ndërsa mbani veglën me dorën tjetër.
► Fig.29: 1. Tokëza
SHËNIM: Tokëza nuk jepet me pajisjen në varësi të
llojit të rripit.
Nëse ju duhet ta lëshoni veglën shpejt, ndiqni hapat më
poshtë.
1.
Shtyni levat në tokëzën e rripit të mesit për të
shkëputur tokëzën.
► Fig.30: 1. Tokëza 2. Leva
2.
Hiqni rripin e krahut për të liruar veglën dhe
njësinë.
► Fig.31: 1. Rripi i krahut
MIRËMBAJTJA
KUJDES:
Sigurohuni gjithmonë që vegla të
jetë fikur dhe të jetë hequr nga bateria përpara se
të kryeni inspektimin apo mirëmbajtjen.
KUJDES:
Vini gjithmonë doreza kur kryeni një
inspektim ose mirëmbajtje.
VINI RE:
Mos përdorni kurrë benzinë, benzinë
pastrimi, hollues, alkool dhe të ngjashme. Mund
të shkaktoni çngjyrosje, deformime ose krisje.
Për të ruajtur SIGURINË dhe QËNDRUESHMËRINË,
riparimet dhe çdo mirëmbajtje apo rregullim tjetër duhen
kryer nga qendrat e autorizuara të shërbimit ose të
shërbimit të fabrikës të Makita-s, duke përdorur gjithnjë
pjesë këmbimi të Makita-s.
41 ALBANIAN

Advertisement

Table of Contents
loading

This manual is also suitable for:

Dua300z

Table of Contents