Makita DUA300 Instruction Manual page 40

Cordless pole saw
Hide thumbs Also See for DUA300:
Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 1
Rregullimi i tendosjes së zinxhirit të
sharrës
KUJDES:
Mos e shtrëngoni zinxhirin e
sharrës më shumë se sa duhet. Një tendosje tepër
e madhe e zinxhirit të sharrës mund të shkaktojë
prishjen e zinxhirit të sharrës dhe konsumimin e
shufrës udhëzuese.
KUJDES:
Një zinxhir jo i tendosur sa duhet
mund të dalë nga shufra dhe mund të shkaktojë
aksident të rëndë.
Zinxhiri i sharrës mund të lirohet pas shumë orësh
përdorimi. Herë pas here kontrolloni tendosjen e
zinxhirit përpara përdorimit.
1.
Lironi dadon mbajtëse pak për të liruar lehtë
kapakun e rrotëzës së dhëmbëzuar.
► Fig.10: 1. Dadoja mbajtëse
2.
Ngrijeni lart lehtë majën e shufrës udhëzuese
dhe rregulloni tendosjen e zinxhirit. Rrotulloni vidën e
rregullimit të zinxhirit në drejtim të kundërt të akrepave
të orës për ta shtrënguar, rrotullojeni në drejtim të
akrepave të orës për ta liruar.
Shtrëngoni zinxhirin e sharrës derisa ana e poshtme
e zinxhirit të sharrës të puthitet në shinën e shufrës
udhëzuese si në ilustrim.
► Fig.11: 1. Shufra udhëzuese 2. Zinxhiri i sharrës
3. Vida e kalibrimit të zinxhirit
3.
Mbajeni lehtë shufrën udhëzuese dhe bashkoni
kapakun e rrotës së dhëmbëzuar.
Sigurohuni që zinxhiri i sharrës të mos lirohet në anën
e poshtme.
4.
Shtrëngoni dadon mbajtëse për të siguruar
kapakun e rrotëzës së dhëmbëzuar.
► Fig.12: 1. Dadoja mbajtëse
PËRDORIMI
Vajosja
VINI RE:
Kur mbushni vajin e zinxhirit për herë
të parë, ose kur mbushni depozitën pasi është
boshatisur krejtësisht, shtoni vaj deri në skajin
e fundit të pompës. Përndryshe mbushja e vajit
mund të jetë e pasaktë.
VINI RE:
Përdorni vetëm vajin ekskluziv të
zinxhirit të sharrës për sharrat me zinxhir Makita
ose vajra ekuivalente që disponohen në treg.
VINI RE:
Kurrë mos përdorni vaj me pluhur dhe
grimca apo vaj që avullon.
VINI RE:
Kur krasitni pemë, përdorni vaj botanik.
Vaji mineral i dëmton pemët.
VINI RE:
Para se të filloni prerjen, sigurohuni
që kapaku i depozitës së vajit të jetë vidhosur
tamam.
Zinxhiri i sharrës lubrifikohet automatikisht kur vegla
është në përdorim. Kontrolloni periodikisht sasinë e vajit
të mbetur në depozitën e vajit.
► Fig.13: 1. Depozita e vajit
Për të rimbushur depozitën, vendoseni veglën në
një sipërfaqe të sheshtë, më pas shtypni butonin mbi
kapakun e depozitës së vajit në mënyrë që butoni në
anën tjetër të qëndrojë lart, dhe më pas hiqni kapakun e
depozitës së vajit duke e rrotulluar.
Sasia e duhur e vajit është 160 ml. Pas rimbushjes së depozitës,
sigurohuni që kapaku i depozitës së vajit të jetë shtrënguar mirë.
► Fig.14: 1. Kapaku i depozitës së vajit 2. Shtrëngimi
3. Lirimi
SHËNIM: Nëse është e vështirë që të hiqet kapaku
i depozitës së vajit, futni çelësin me tub në të çarën
e kapakut të depozitës së vajit dhe më pas hiqeni
kapakun e depozitës së vajit duke e rrotulluar në
drejtim të kundërt të akrepave të orës.
► Fig.15: 1. E çara 2. Çelësi me tub
Pas rimbushjes, mbajeni veglën larg nga pema. Filloni
dhe prisni derisa lubrifikimi i zinxhirit të sharrës të jetë i
përshtatshëm.
► Fig.16
Vendosja e rripit të krahut
KUJDES:
Kur përdorni veglën në kombinim
me furnizimin me energji të llojit çantë shpine
si p.sh. paketë elektrike portative, mos përdorni
rripat e krahut të përfshirë në paketën e veglës, por
përdorni rripin e varjes të rekomanduar nga Makita.
Nëse vendosni rripat e krahut të përfshirë në paketën e veglës
dhe rripat e krahut të furnizimit me energji të llojit çantë shpine
njëkohësisht, heqja e veglës ose e furnizimit me energji të llojit
çantë shpine është e vështirë në rast emergjence dhe mund
të shkaktojë aksident ose lëndim. Për rripin e rekomanduar të
varjes, pyesni Qendrën e Shërbimit të Autorizuar të Makita.
KUJDES:
Përdorni gjithmonë rripin e
krahut të montuar në vegël. Përpara përdorimit,
rregulloni rripin e krahut sipas përmasave të
përdoruesit, për të parandaluar lodhjen.
KUJDES:
Përpara përdorimit, sigurohuni që rripi
i krahut të jetë vendosur siç duhet te varësja në vegël.
KUJDES:
Përpara përdorimit, sigurohuni që
tokëza e rripave të krahut të jetë shtrënguar mirë.
KUJDES:
Përdorni gjithmonë rripat e krahut të
dedikuar për këtë vegël. Mos ripërdorni rripa të tjerë krahu.
1.
Vendosni rripat e krahut dhe shtrëngoni tokëzën.
► Fig.17: 1. Tokëza
SHËNIM: Kur hiqni rripat e krahut, zhbllokojeni
tokëzën dhe hiqni rripat e krahut.
2.
Rregulloni rripat e krahut në një pozicion komod pune.
► Fig.18
3.
Lidhni grepin në rripin e krahut me varësen e veglës.
► Fig.19: 1. Grepi 2. Varësja
Rripi i krahut ka një mjet për lirim të shpejtë. Thjesht
shtypni anët e tokëzës për të liruar rripin e krahut.
► Fig.20: 1. Tokëza
40 ALBANIAN

Advertisement

Table of Contents
loading

This manual is also suitable for:

Dua300z

Table of Contents