Makita DCU180 Instruction Manual page 42

Battery powered wheelbarrow
Hide thumbs Also See for DCU180:
Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 1
KUJDES:
Mbajeni mirë dorezën dhe
strukturën e transportuesit dhe punoni në
pozicion të qëndrueshëm.
KUJDES:
Mbajeni ngarkesën në minimum.
Nëse ngarkesa është e madhe, mos u përpiqni ta
ngrini transportuesin. Reduktoni ngarkesën dhe
më pas ngrijeni transportuesin.
KUJDES:
Pas hedhjes së objekteve,
sigurohuni që ta bllokoni transportuesin ose
kovën.
MIRËMBAJTJA
KUJDES:
Gjithmonë sigurohuni që ta parkoni
makinerinë në tokë të sheshtë dhe të bllokoni
levën e frenit përpara se ta magazinoni ose të
tentoni të kryeni inspektime apo mirëmbajtje.
KUJDES:
Nëse janë instaluar rrotat e pasme,
sigurohuni që freni i rrotës së pasme të jetë i
bllokuar përpara magazinimit, inspektimeve ose
mirëmbajtjes.
KUJDES:
Sigurohuni gjithmonë që çelësi
i bllokimit dhe kutia e baterisë të hiqen nga
makineria përpara magazinimit, inspektimeve ose
mirëmbajtjes.
KUJDES:
Gjithmonë hiqni çelësin e bllokimit
kur makineria nuk është në përdorim. Çelësin
e bllokimit ruajeni në një vend të sigurt larg
fëmijëve.
Kontrollet periodike
Kontrolloni që bulonat dhe dadot të jenë
shtrënguar mirë.
► Fig.48
Kontrolloni që transportuesi të jetë i bllokuar kur
leva e bllokimit tërhiqet plotësisht poshtë.
► Fig.49: 1. Bllokuesi i transportuesit 2. Leva e
bllokimit
Kontrolloni që leva e bllokimit të funksionojë siç
duhet.
► Fig.50: 1. Leva e frenit
PARALAJMËRIM:
dorezën kur ju e tërhiqni plotësisht levën, atëherë
freni nuk funksionon siç duhet. Rregulloni frenin
ose kërkojini qendrës lokale të shërbimit të Makita
që ta riparojë.
Kontrolloni për të parë nëse rrota e përparme
është e dëmtuar ose ka rënë. Kontrolloni që ajri në
gomë për rrotën e përparme të jetë i mjaftueshëm.
Nëse leva e frenit arrin
Pastrimi i makinerisë
VINI RE:
Mos përdorni kurrë benzinë, benzinë
pastrimi, hollues, alkool dhe të ngjashme. Mund
të shkaktoni çngjyrosje, deformime ose krisje.
VINI RE:
Derdhni ujin poshtë transportuesit
ose kovës kur e pastroni makinerinë me ujë
të rrjedhshëm. Mos përdorni larëse me ujë me
presion për larjen.
Hiqni baltën, papastërtitë dhe mbetjet e ngjashme nga
makineria. Pastrojeni makinerinë me ujë të rrjedhshëm.
Pas pastrimit, fshijeni makinerinë me një leckë të thatë.
Magazinimi
Hiqni çelësin e bllokimit. Magazinojeni makinerinë në
një vend të sigurt ku nuk arrihet nga fëmijët.
Kur magazinoni makinerinë, dorezat mund t'i ktheni
përpara. Hiqni bulonat e shkurtër hekzagonalë dhe
bulonat me prizmë duke përdorur çelësin e përfshirë
në paketë. Kthejini dorezat nga jashtë dhe më pas
rrotullojini dorezat përpara. Shtrëngoni bulonat me
prizmë dhe bulonat e shkurtër hekzagonalë për të
fiksuar dorezat.
► Fig.51: 1. Buloni me prizmë 2. Buloni i shkurtër
hekzagonal
VINI RE:
Mos i shtrëngoni bulonat e shkurtër
hekzagonalë me forcë të tepruar. Shtrëngojini ato
me forcën e duhur, në mënyrë që dorezat të fiksohen
në mënyrë të qëndrueshme.
VINI RE:
Mos i pickoni kordonët me bulonat.
Rregullimi i frenit
KUJDES:
Nëse janë instaluar rrotat e pasme,
sigurohuni të bllokoni frenin e rrotës së pasme
përpara rregullimit të frenit.
1.
Hiqeni transportuesin ose kovën dhe më pas
hapni strukturën e transportuesit.
► Fig.52: 1. Struktura e transportuesit
2.
Tërhiqni levën e frenit që të lironi butonin e
bllokimit të levës së frenit.
► Fig.53: 1. Butoni i bllokimit 2. Leva e frenit
3.
Lironi bokullën rregulluese dhe dadon fiksuese.
► Fig.54: 1. Bokulla rregulluese 2. Dadoja fiksuese
4.
Shtrëngoni vetëm dadon fiksuese.
► Fig.55: 1. Dadoja fiksuese
5.
Lironi bokullën rregulluese dhe dadon fiksuese.
► Fig.56: 1. Bokulla rregulluese 2. Dadoja fiksuese
6.
Shtrëngoni vetëm dadon fiksuese.
► Fig.57: 1. Dadoja fiksuese
7.
Sigurohuni që leva e frenit të jetë në gjysmë-
pozicion kur është e tërhequr plotësisht. Nëse leva e
frenit është në gjysmë-pozicion, shkoni te hapi 13. Nëse
leva e frenit nuk është në gjysmë-pozicion, shkoni te
hapi 8.
► Fig.58: 1. Leva e frenit
42 ALBANIAN

Advertisement

Table of Contents
loading

This manual is also suitable for:

Dcu180z

Table of Contents