Makita DCU180 Instruction Manual page 41

Battery powered wheelbarrow
Hide thumbs Also See for DCU180:
Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 1
Rregullimi i lartësisë së dorezës
Hiqni bulonat e shkurtër hekzagonalë dhe bulonat me
prizmë duke përdorur çelësin e përfshirë në paketë,
më pas rregulloni lartësinë e dorezës. Lartësia mund të
rregullohet në tre nivele. Shtrëngoni bulonat me prizmë
dhe bulonat e shkurtër hekzagonalë për të fiksuar dorezën.
► Fig.36: 1. Buloni i shkurtër hekzagonal 2. Buloni
me prizmë
VINI RE:
Fiksoni dorezën e majtë dhe të djathtë
në të njëjtën lartësi.
VINI RE:
Mos i shtrëngoni bulonat e shkurtër
hekzagonalë me forcë të tepruar. Shtrëngojini
ato me forcën e duhur, në mënyrë që dorezat të
fiksohen në mënyrë të qëndrueshme.
VINI RE:
Mos i pickoni kordonët me bulonat.
Rregullimi i gjerësisë së
transportuesit
Lironi 4 dadot me veshë dhe më pas rrëshqitni
parmakët anësorë. Shtrëngoni dadot me veshë për të
fiksuar parmakët anësorë.
► Fig.37: 1. Dadoja me veshë 2. Parmaku
KUJDES:
Mos i rrëshqitni parmakët përtej
shenjës së kufirit.
► Fig.38
PËRDORIMI
Përdorimi i makinerisë
VINI RE:
Rrota e përparme lëviz përmes
energjisë së baterisë në këtë makineri. Përdoreni
këtë makineri për të ndihmuar në punët e
transportit.
VINI RE:
Sigurohuni që të fusni çelësin e
bllokimit në kasën e baterisë përpara përdorimit.
Nëse çelësi i bllokimit nuk është futur, lëshohet një
tingull sinjalizues i shkurtër kur ju tërhiqni këmbëzën
e çelësit. Tingulli sinjalizues ndalon duke lëshuar
këmbëzën e çelësit dhe duke tërhequr levën e frenit.
Përpara se të përdorni makinerinë, kontrolloni që leva e
frenit të funksionojë siç duhet.
► Fig.39: 1. Leva e frenit
PARALAJMËRIM:
dorezën kur ju e tërhiqni plotësisht levën, atëherë
freni nuk funksionon siç duhet. Rregulloni frenin
ose kërkojini qendrës lokale të shërbimit të Makita
që ta riparojë.
1.
Përzgjidhni kutinë e baterisë me çelësin e
përzgjedhjes së baterisë.
2.
Shtypni butonin e energjisë në panelin e kontrollit
për pak sekonda për të ndezur energjinë.
► Fig.40: 1. Butoni i energjisë
Nëse leva e frenit arrin
3.
Tërhiqni levën e frenit që të lironi bllokimin e levës
së frenit.
► Fig.41: 1. Butoni i bllokimit 2. Leva e frenit
SHËNIM: Lironi frenin e rrotës së pasme nëse janë
instaluar rrotat e përparme.
4.
Mbajini dorezat fort me të dyja duart.
► Fig.42
5.
Tërhiqni këmbëzën e çelësit.
► Fig.43: 1. Këmbëza e çelësit
Ngarkimi i objekteve
KUJDES:
Përpara se të ngarkoni objekte në
makineri, sigurohuni që energjia të jetë fikur dhe
leva e frenit të jetë bllokuar.
KUJDES:
Nëse janë instaluar rrotat e
pasme, sigurohuni që freni i rrotës së pasme të
jetë bllokuar përpara se të ngarkoni objekte në
makineri.
KUJDES:
Përpara se të ngarkoni objekte në
makineri, sigurohuni që transportuesi ose kova të
jetë bllokuar.
KUJDES:
Sigurohuni që t'i ngarkoni objektet
brenda transportuesit ose kovës. Nëse objektet
dalin jashtë transportuesit ose kovës, ato mund të
bien ose mund të shemben nëse prekin pengesa.
► Fig.44
KUJDES:
Sigurohuni që t'i ngarkoni objektet
në mënyrë të tillë që të jenë poshtë nivelit të
syve. Nëse ngarkesa është tepër e lartë, është
e rrezikshme sepse pengohet pamja. Gjithashtu,
ekziston rreziku i përmbysjes dhe i lëndimit sepse
ngarkesa ka të ngjarë të jetë e paekuilibruar.
► Fig.45
Kur ngarkohen objekte në transportues, sigurojini
objektet me litarë dhe lidhini ato poshtë te grepat e
litarëve.
► Fig.46
Shkarkimi i objekteve
KUJDES:
Ngrijeni transportuesin ose kovën
në sipërfaqe të sheshtë dhe të qëndrueshme.
Përdorimi në tokë të paqëndrueshme mund të
shkaktojë aksident ose lëndim.
Objektet mund t'i hidhni duke ngritur dhe anuar
transportuesin ose kovën.
1.
Ndalojeni makinerinë dhe më pas bllokoni frenat.
VINI RE:
Rekomandohet që të bllokoni rrotën e
përparme për të stabilizuar makinerinë.
2.
Lironi levën e bllokimit.
3.
Qëndroni në anë të makinerisë, mbajeni dorezën
me njërën dorë dhe më pas ngrijeni dhe anojeni
transportuesin ose kovën duke e shtyrë lart strukturën e
transportuesit me dorën tjetër.
► Fig.47
41 ALBANIAN

Advertisement

Table of Contents
loading

This manual is also suitable for:

Dcu180z

Table of Contents