Makita DCU180 Instruction Manual page 35

Battery powered wheelbarrow
Hide thumbs Also See for DCU180:
Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 1
4.
Mos e përdorni makinerinë në pjerrina shumë të
thepisura. Kjo redukton rrezikun e humbjes së kontrollit,
rrëshqitjes dhe rënies, veprime të cilat mund të çojnë në
lëndim personal. Pjerrinat me pjerrësi më të madhe se
këndi dhe shkalla maksimale e rekomanduar mund të
rrisin rrezikun e paqëndrueshmërisë dhe mund të ndikojnë
negativisht në aftësinë për të ndaluar në mënyrë efikase.
5.
Kur punoni në pjerrina, gjithmonë sigurohuni
për mbështetjen e këmbëve, gjithmonë punoni
përmes faqeve të pjerrinave, asnjëherë lart ose
poshtë, si dhe ushtroni kujdes shumë të madh
kur ndryshoni drejtimin. Kjo redukton rrezikun
e humbjes së kontrollit, rrëshqitjes dhe rënies,
veprime të cilat mund të çojnë në lëndim personal.
6.
Sa herë është e mundur, përdorni zona
të niveluara për të ndaluar, ngarkuar dhe
shkarkuar dhe asnjëherë mos e lini makinerinë
të pamonitoruar në një pjerrinë. Makineria është
më e qëndrueshme kur qëndron në një pjerrinë
sesa kur qëndron në një sipërfaqe të niveluar.
7.
Kur ndaloni në pjerrina, drejtojeni pjesën e
përparme të makinerisë lart ose poshtë dhe
bllokoni rrotat që nuk kanë fren. Makineria është
më pak e qëndrueshme kur qëndron me pjesën e
përparme përmes faqes së një pjerrine. Rrotat që
nuk kanë fren, sidomos ato të llojit kastor, mund të
kthehen dhe të rrotullohen për poshtë edhe kur është
vendosur freni i parkimit të rrotës së përparme.
8.
Kur e lini makinerinë të pamonitoruar,
vendosini frenin e parkimit sapo makineria
të ndodhet në një zonë të sigurt ndalimi.
Freni i parkimit pengon lëvizjen e padëshiruar
të rrotës së përparme dhe mund të përmirësojë
qëndrueshmërinë.
Sigurohuni që rampat të jenë të pastra, të forta
9.
dhe të sigurta. Për të reduktuar rrezikun e lëndimit,
të gjitha rampat duhet të jenë të pastra nga mbetjet e
lira dhe të jenë mjaft të forta për t'i rezistuar peshës
së ngarkesave të parashikuara që do të lëvizen mbi
to. Ato duhet të kenë bllokim të përshtatshëm poshtë
dhe në të dyja anët për të eliminuar shmangiet dhe
lëvizjet nga njëra anë në tjetrën nën ngarkesë. Të
gjitha rampat duhet të jenë mjaft të gjera për të pasur
mbështetje të sigurt të këmbëve gjatë transportimit të
ngarkesave përmes tyre.
10. Sigurohuni që koshi të jetë i ulur dhe koshat
dhe portat e shkarkimit të jenë të mbërthyera
mirë kur nuk shkarkoni ngarkesën dhe kur
magazinoni makinerinë. Koshat ose portat e
shkarkimit të pambërthyera mund të hapen ose të
zhvendosen papritur.
11.
Shmangni shtrirjen e rampave mbi hapësira
të hapura pa panele mbrojtëse të poshtme
ose parmakë. Hapësirat e hapura të ngritura
dhe kanalet e hapura janë burim aksidentesh
nga rënia dhe rrisin mundësinë e lëndimit serioz.
Përdorni panele mbrojtëse të poshtme ose
parmakë në rampat mbi hapësirat e hapura për të
parandaluar drejtimin e makinerisë mbi rampë.
12. Sigurohuni që të gjitha vidat bllokuese të jenë
shtrënguar mirë përpara përdorimit. Vidat
bllokuese në rrotat e pasme dhe në pjesën e
përparme të hapur të transportuesit dhe në muret
anësore duhet të sigurohen për të parandaluar
lëvizjen e padëshiruar të këtyre pjesëve të
lëvizshme të makinerisë.
13. Asnjëherë mos e përdorni makinerinë në
gjendje të mbingarkuar. Sigurohuni që makineria
të ketë specifikimin e duhur të kapacitetit për
objektet ose materialet që duhet të transportohen.
Ngarkesat e tepërta do ta bëjnë makinerinë më
të vështirë për t'u manovruar dhe ndaluar, do të
rrisin kohën dhe distancën e ndalimit, si edhe do
të rrisin rrezikun e paqëndrueshmërisë.
14. Asnjëherë mos e përdorni makinerinë në
gjendje të mbi-stivuar. Stivimi i materialeve
mbi buzët ose anët e mbajtëses mund të bëjë që
makineria të jetë e pakontrollueshme dhe jashtë
ekuilibrit dhe kontrollit.
15. Përdorni enë dhe rripa lidhës për të
siguruar ngarkesat. Ngarkesat e lira dhe/
ose të pasiguruara kanë më shumë të ngjarë të
zhvendosen, gjë që mund të rezultojë në humbje
të qëndrueshmërisë dhe kontrollit.
16. Gjithmonë mbajini fort dorezat. Humbja e
kontrollit mund të rrisë rrezikun e lëndimeve
personale.
17. Hiqeni çelësin e sigurisë kur nuk është në
përdorim. Çelësi i sigurisë parandalon përdorimin
e padëshiruar me energji të makinerisë, si për
shembull nga fëmijët ose nga persona të tjerë
të patrajnuar ose të paautorizuar. Pa çelësin,
energjia elektrike nuk mund të "aktivizohet".
18. Kjo makineri nuk mund të përdoret në rrugë
publike. Përdorimi i karrocës me rrotë në
rrugë publike është i paligjshëm dhe, përveçse
lëndimeve personale, mund edhe të rezultojë në
penalizime sipas juridiksionit vendas.
19. Përdorni një pllakë të fortë me funksion
kundër rrëshqitjes dhe me shkëputje kur
ngarkoni dhe/ose shkarkoni këtë makineri
për transport ose kur e lëvizni këtë makineri
mes niveleve të ndryshme. Sigurohuni që
pjerrësia e pllakës të mos tejkalojë 12° dhe
që ta përdorni makinerinë me ngadalë dhe
me kujdes. Përdorimi i paqëndrueshëm dhe i
shpejtë mund të rezultojë në përmbysje dhe/
ose rrëzim.
20. Mos e çmontoni, riparoni ose modifikoni këtë
makineri.
Përdorimi
1.
Kur përdorni makinerinë, qëndroni prapa
makinerisë dhe mbajini fort dorezat.
Mos e përdorni makinerinë gjatë kohës që
2.
hipni mbi makineri.
3.
Mos i lejoni të tjerët që të hipin në makineri.
4.
Kur përdorni makinerinë mbrapsht dhe ecni
mbrapsht, shikoni prapa jush dhe kini kujdes
të mos rrëshqitni apo pengoheni.
5.
Mos e përdorni makinerinë kur shikueshmëria
është e dobët, sepse ekziston rreziku i goditjes
së pengesave.
6.
Kur përdorni makinerinë në terren të ashpër,
ulni shpejtësinë dhe tregoni kujdes.
Kur përdorni makinerinë, shmangni tokën e
7.
butë për të parandaluar përmbysjen për shkak
të shembjes së krahut të rrugës.
Mos e përdorni makinerinë në pjerrina në të
8.
përpjetë më të mëdha se 12°.
35 ALBANIAN

Advertisement

Table of Contents
loading

This manual is also suitable for:

Dcu180z

Table of Contents