Paneli I Kontrollit - Makita DCU180 Instruction Manual

Battery powered wheelbarrow
Hide thumbs Also See for DCU180:
Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 1
SHËNIM: Nëse vazhdoni të tërhiqni këmbëzën e çelësit
edhe nëse dëgjoni tingullin e shkurtër sinjalizues, makineria
ndalon automatikisht. Pasi makineria ndalon automatikisht,
tingulli sinjalizues vazhdon dhe aktivizohet freni ndihmës
(freni elektrik). Për të anuluar tingullin sinjalizues dhe liruar
frenin ndihmës, tërhiqni levën e frenit dhe lironi këmbëzën
e çelësit. Mos e tërhiqni makinerinë me forcë pa liruar
frenin ndihmës. Pas lirimit të frenit ndihmës, mund të dalloni
se cili sistem i mbrojtjes së baterisë po funksionon duke
kontrolluar statusin e treguesit të baterisë.
► Fig.29: 1. Duke ndriçuar 2. Duke pulsuar 3. I
çaktivizuar 4. Mbrojtja ndaj mbinxehjes
5. Mbrojtja nga mbishkarkimi 6. Mbrojtja
nga mbingarkesa
KUJDES:
Nëse lëshohet tingulli sinjalizues
gjatë përdorimit në pjerrina ose makineria ndalon
automatikisht në pjerrina, lëvizeni makinerinë
në një vend të sigurt, bllokoni frenin, më pas
ndërroni kutinë e baterisë me një të karikuar ose
karikoni kutinë e baterisë.
Nëse ngarkesa është e madhe dhe tingulli
sinjalizues lëshohet gjatë përdorimit në pjerrina
ose makineria ndalon automatikisht në pjerrina,
mos e lëvizni makinerinë me forcë. Bllokoni
frenin, kushtojini kujdes sigurisë dhe ndërroni
kutinë e baterisë me një të karikuar dhe më pas
lëvizeni makinerinë në një vend të sigurt. Reduktoni
ngarkesën përpara se të përdorni sërish makinerinë.
SHËNIM: Ju mund ta kontrolloni kapacitetin e
mbetur të baterisë edhe nëse nuk është futur çelësi
i bllokimit.
Treguesi i kapacitetit të mbetur të
baterive
Vetëm për kuti baterie me llambë
► Fig.30: 1. Llambat treguese 2. Butoni i kontrollit
Shtypni butonin e kontrollit në kutinë e baterisë për
të treguar kapacitetin e mbetur të baterisë. Llambat
treguese ndizen për pak sekonda.
Llambat treguese
Ndezur
Fikur
Kapaciteti i
mbetur
Duke pulsuar
75% deri
100%
50% deri 75%
25% deri 50%
0% deri 25%
Ngarkojeni
baterinë.
Llambushka
mund të ketë
keqfunksionuar.
SHËNIM: Në varësi të kushteve të përdorimit dhe
të temperaturës së ambientit, treguesi mund të
ndryshojë paksa nga kapaciteti aktual.

Paneli i kontrollit

► Fig.31: 1. Butoni i energjisë 2. Butoni përpara/
mbrapsht 3. Butoni i shpejtësisë
Për të ndezur energjinë, shtypni butonin e energjisë për
pak sekonda. Shtypni butonin përpara/mbrapsht për
të kaluar mes regjimit përpara dhe regjimit mbrapsht.
Shtypni butonin e shpejtësisë për të kaluar mes
shpejtësisë së ulët dhe shpejtësisë së lartë. Kur ndizet
energjia, vendoset regjimi përpara dhe shpejtësia e
ulët. Për të fikur energjinë, shtypni butonin e energjisë
për pak sekonda.
SHËNIM: Butoni përpara/mbrapsht nuk është i
disponueshëm gjatë tërheqjes së këmbëzës së
çelësit.
SHËNIM: Kur makineria përdoret mbrapsht, del një
tingulli i shkurtër.
SHËNIM: Butoni i shpejtësisë nuk është i
disponueshëm kur makineria përdoret mbrapsht.
Veprimi i çelësit dhe i frenit
PARALAJMËRIM:
kutinë e baterisë në makineri, kontrolloni
gjithmonë për të parë nëse këmbëza e çelësit të
aktivizohet siç duhet dhe të kthehet në pozicionin
fikur kur lëshohet.
Për ta ndezur makinerinë, tërhiqni këmbëzën e çelësit.
Për ta ndaluar makinerinë, lëshoni këmbëzën e çelësit
dhe tërhiqni levën e frenit. Për të bllokuar levën e frenit,
shtypni butonin e bllokimit gjatë tërheqjes së levës së
frenit. Për të liruar bllokimin, tërhiqni levën e frenit.
► Fig.32: 1. Këmbëza e çelësit
► Fig.33: 1. Butoni i bllokimit 2. Leva e frenit
Freni i rrotës së pasme
Rrotat e pasme janë të pajisura me frena. Shtypeni
pedalet e frenit përpara për të bllokuar frenat. Për të
liruar frenat, shtypni pedalet e frenave prapa.
► Fig.34: 1. Pedali
Ndezja e llambave të përparme
Shtypeni butonin e llambës në kasën e baterisë për
të ndezur llambat. Për të fikur llambat, shtypni sërish
butonin e llambës.
► Fig.35: 1. Butoni i llambës 2. Llamba
SHËNIM: Llambat fiken nëse makineria lihet e
pamonitoruar për rreth 10 minuta.
SHËNIM: Llambat fiken kur energjia fiket.
SHËNIM: Ju mund t'i ndizni llambat edhe nëse nuk
është futur çelësi i bllokimit.
40 ALBANIAN
Përpara se të vendosni

Advertisement

Table of Contents
loading

This manual is also suitable for:

Dcu180z

Table of Contents