Makita DGA402 Instruction Manual page 27

Cordless angle grinder
Hide thumbs Also See for DGA402:
Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 1
PARALAJMËRIM:
Kur përdorni disk smeril prerës / diamanti,
sigurohuni të përdorni vetëm mbrojtësen e
posaçme të diskut të projektuar për përdorim
me disqe prerëse. (Në disa shtete evropiane kur
përdoret disku i diamantit mund të përdoret dhe
mbrojtëse e zakonshme.)
Mos përdorni KURRË disk prerës për lëmim
anësor.
Mos e "bllokoni" diskun ose mos ushtroni
presion të tepërt mbi të. Mos u përpiqni të bëni
prerje tepër të thellë. Sforcimi i tepërt i diskut
shton ngarkesën dhe gjasat për përdredhje ose
kapje të diskut përgjatë prerjes dhe mundësinë
e kundërveprimit, mund të ndodhë thyerje e
diskut ose mbinxehje e motorit.
Mos e filloni prerjen brenda materialit të punës.
Lëreni diskun të kapë shpejtësinë maksimale
dhe hyni me kujdes gjatë prerjes duke e lëvizur
veglën përpara mbi sipërfaqen e materialit të
punës. Disku mund të kapet, të kërcejë sipër
ose të kundërveprojë nëse vegla elektrike niset
brenda materialit të punës.
Gjatë prerjeve mos e ndryshoni kurrë këndin e
diskut. Ushtrimi i presionit anësor mbi diskun
prerës (ashtu si gjatë lëmimit) do të shkaktojë
krisjen dhe thyerjen e diskut, duke ju shkaktuar
lëndime të rënda.
Disku i diamantit duhet të përdoret pingul mbi
materialin që do të pritet.
MIRËMBAJTJA
KUJDES:
Sigurohuni gjithmonë që vegla të jetë fikur dhe
të jetë hequr nga bateria përpara se të kryeni
inspektimin apo mirëmbajtjen.
Mos përdorni kurrë benzinë, benzinë pastrimi,
hollues, alkool dhe të ngjashme. Mund të
shkaktoni çngjyrosje, deformime ose krisje.
► Fig.12: 1. Ventilatori dalës 2. Ventilatori hyrës
Vegla dhe ventilatorët e saj duhen mbajtur pastër.
Pastrojini rregullisht vrimat e ajrit të veglës ose kurdo që
nisin të bllokohen.
Zëvendësimi i karbonçinave
► Fig.13: 1. Shenja kufizuese
Hiqini dhe kontrollojini rregullisht karbonçinat.
Zëvendësojini kur të konsumohen deri në shenjën
kufi. Mbajini karbonçinat të pastra dhe që të hyjnë
lirisht në mbajtëset e tyre. Të dyja karbonçinat duhen
zëvendësuar në të njëjtën kohë. Përdorni vetëm
karbonçina identike.
Futeni majën e kaçavidës me punto me kanal në
dhëmbëzën e veglës dhe hiqni mbulesën e kapakut të
mbajtëses duke e ngritur lart.
► Fig.14: 1. Mbulesa e kapakut të mbajtëses
2. Kaçavida
Përdorni kaçavidë për të hequr kapakët e mbajtëseve të
karbonçinave. Hiqni karbonçinat e konsumuara, futni të
rejat dhe siguroni kapakët e mbajtëseve të tyre.
► Fig.15: 1. Kapaku i mbajtëses së karboncinave
2. Kaçavida
Instalojeni sërish mbulesën e kapakut të mbajtëses në
vegël.
Për të ruajtur SIGURINË dhe QËNDRUESHMËRINË,
riparimet dhe çdo mirëmbajtje apo rregullim tjetër duhen
kryer nga qendrat e autorizuara të shërbimit të Makita-s,
duke përdorur gjithnjë pjesë këmbimi të Makita-s.
AKSESORË OPSIONALË
KUJDES:
Këta aksesorë ose shtojca rekomandohen
për përdorim me veglën Makita të përcaktuar
në këtë manual. Përdorimi i aksesorëve apo
shtojcave të tjera ndryshe nga këto mund të
përbëjë rrezik lëndimi. Aksesorët ose shtojcat
përdorini vetëm për qëllimin e tyre të përcaktuar.
Nëse keni nevojë për më shumë të dhëna në lidhje
me aksesorët, pyesni qendrën vendore të shërbimit të
Makita-s.
Mbrojtëse disku (kapak disku) për diskun me
qendër të shtypur / multidiskun
Mbrojtëse disku (kapak disku) për diskun
smerilues prerës / diskun e diamantit
Disqe me qendër të shtypur
Disqe smeriluese prerëse
Multidisqe
Disqe diamanti
Furça me kupë me tela
Furçë me tela për buzët 85
Disqe smerilimi
Flanxha e brendshme
Dado bllokimi për diskun e shtypur në qendër /
diskun prerës të smerilimit / multidiskun / diskun e
diamantit
Dado bllokimi për diskun e smerilimit
Çelësi i dados së bllokimit
Mbajtësja anësore
Bateri dhe ngarkues origjinal Makita
SHËNIM:
Disa artikuj të listës mund të përfshihen në
paketën e veglës si aksesorë standardë. Ato
mund të ndryshojnë nga njëri shtet në tjetrin.
27 ALBANIAN

Advertisement

Table of Contents
loading

This manual is also suitable for:

Dga450Dga452

Table of Contents