Udhëzime Të Rëndësishme Për Sigurinë - Makita DGA402 Instruction Manual

Cordless angle grinder
Hide thumbs Also See for DGA402:
Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 1
18. Tregoni kujdes se mos dëmtoni boshtin,
flanxhën (sidomos sipërfaqen e instalueshme)
ose dadon e bllokimit. Dëmtimi i këtyre pjesëve
mund të shkaktojë thyerjen e diskut.
19. Sigurohuni që disku nuk e prek materialin e
punës përpara se të ndizet çelësi.
20. Përpara se të përdorni veglën mbi një
material aktual, lëreni të punojë për ca kohë.
Tregoni kujdes për dridhjet ose lëkundjet që
dëshmojnë për një instalim të gabuar ose një
disk jo në ekuilibër.
21. Përdorni sipërfaqen e specifikuar të diskut për
të kryer lëmimin.
22. Mos e lini veglën të ndezur. Përdoreni veglën
vetëm duke e mbajtur në dorë.
23. Mos e prekni materialin e punës menjëherë
pas punës; mund të jetë shumë i nxehtë dhe
mund t'ju djegë lëkurën.
24. Shihni udhëzimet e prodhuesit për montimin
dhe përdorimin e saktë të disqeve. Trajtojini
dhe ruajini disqet me kujdes.
25. Mos përdorni unaza zvogëluese ose reduktorë
për të përshtatur disqet abrazive me vrimë të
madhe.
26. Përdorni vetëm flanxha specifike për këtë
vegël.
27. Për veglat që do të punojnë me disqe që kanë
vrimë të filetuar, sigurohuni që fileta në disk të
jetë aq e gjatë sa të pranojë të gjithë boshtin.
28. Kontrolloni që materiali i punës është
mbështetur siç duhet.
29. Tregoni kujdes, sepse disku vazhdon
rrotullimin edhe pasi të jetë fikur vegla.
30. Nëse ambienti i punës është shumë i nxehtë
dhe me lagështirë ose i ndotur shumë me
pluhur të përçueshëm, përdorni një ndërprerës
qarku (30 mA) për të siguruar përdoruesin.
31. Mos e përdorni veglën mbi materiale që
përmbajnë asbest.
32. Kur përdorni disk prerës, gjithmonë punoni me
mbrojtësen e diskut që mbledh pluhurin siç
kërkohet nga rregullat vendase.
33. Mbi disqet prerës nuk duhet të ushtrohet forcë
anësore.
RUAJINI KËTO UDHËZIME.
PARALAJMËRIM: MOS lejoni që
njohja ose familjarizimi me produktin
(të fituara nga përdorimi i shpeshtë) të
zëvendësojnë zbatimin me përpikëri të
rregullave të sigurisë për produktin në
fjalë. KEQPËRDORIMI ose mosndjekja
e rregullave të sigurisë të dhëna në këtë
manual përdorimi mund të shkaktojnë
dëmtime personale serioze.
UDHËZIME TË RËNDËSISHME PËR
SIGURINË
PËR KUTINË E BATERISË
Përpara se ta përdorni kutinë e baterisë, lexoni
1.
të gjitha udhëzimet dhe shënimet e masave
parandaluese te (1) ngarkuesi i baterisë, (2)
bateria dhe (3) produkti që përdor baterinë.
2.
Mos e hiqni kutinë e baterisë.
3.
Nëse koha e përdorimit është shkurtuar jashtë
mase, ndalojeni punën menjëherë. Kjo mund
të rezultojë në rrezik mbinxehjeje, djegie të
mundshme, madje edhe shpërthim.
Nëse ju futen elektrolite në sy, shpëlajini
4.
sytë me ujë të pastër dhe kërkoni ndihmë
mjekësore menjëherë. Kjo gjë mund të
rezultojë në humbje të shikimit.
Mos bëni lidhje të shkurtër me kutinë e
5.
baterisë:
(1)
Mos i prekni polet me materiale të tjera
përcjellëse.
(2)
Shmangni ruajtjen e kutisë së baterisë
në një kuti me objekte të tjera metalike, si
gozhdë, monedha etj.
(3)
Mos e ekspozoni kutinë e baterisë në ujë
ose shi.
Qarku i shkurtër i baterisë mund të shkaktojë
qarkullim të madh të rrymës elektrike,
mbinxehje, djegie të mundshme dhe madje
prishje.
Mos e ruani pajisjen dhe kutinë e baterisë
6.
në vende ku temperatura mund të arrijë ose
tejkalojë 50°C (122°F).
Mos e digjni kutinë e baterisë, edhe nëse
7.
është shumë e dëmtuar ose është konsumuar
plotësisht. Kutia e baterisë mund të shpërthejë
në zjarr.
8.
Bëni kujdes që të mos e rrëzoni ose ta godisni
baterinë.
Mos përdorni bateri të dëmtuar.
9.
10. Zbatoni rregulloret lokale rreth asgjësimit të
baterisë.
RUAJINI KËTO UDHËZIME.
Këshilla për të ruajtur jetëgjatësinë
maksimale të baterisë
1.
Ngarkojeni baterinë përpara se të shkarkohet
plotësisht.
Gjithmonë ndaloni punën me pajisjen dhe
ngarkoni baterinë kur vëreni ulje të fuqisë së
pajisjes.
2.
Asnjëherë mos e ringarkoni baterinë e
ngarkuar plotësisht.
Mbingarkimi shkurton jetëgjatësinë e
shërbimit të baterisë.
3.
Ngarkojeni baterinë në temperaturën e dhomës
në 10°C - 40°C (50°F - 104°F). Lëreni kutinë
e nxehtë të baterisë të ftohet përpara se ta
ngarkoni atë.
4.
Ngarkojeni baterinë një herë në gjashtë muaj
nëse nuk e përdorni për një kohë të gjatë.
23 ALBANIAN

Advertisement

Table of Contents
loading

This manual is also suitable for:

Dga450Dga452

Table of Contents