Makita DGA402 Instruction Manual page 21

Cordless angle grinder
Hide thumbs Also See for DGA402:
Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 1
28.12.2015
Yasushi Fukaya
Makita, Jan-Baptist Vinkstraat 2, 3070, Belgjikë
Paralajmërimet e përgjithshme për
sigurinë e veglës
PARALAJMËRIM Lexoni të gjitha paralajmërimet
dhe udhëzimet për sigurinë. Mosndjekja e
paralajmërimeve dhe udhëzimeve mund të rezultojë në
goditje elektrike, zjarr dhe/ose dëmtim serioz.
Ruajini të gjitha paralajmërimet dhe
udhëzimet për të ardhmen.
PARALAJMËRIMET PËR SIGURINË
E SMERILUESIT ME BATERI
Paralajmërimet për sigurinë e zakonshme gjatë
veprimeve të lëmimit, smerilimit, fshirjes me furçë
me tela ose prerjes abrazive:
Kjo vegël elektrike funksionon si lëmues,
1.
smerilues, furçë teli ose prerës. Lexoni të
gjitha paralajmërimet për sigurinë, udhëzimet,
ilustrimet dhe specifikimet e dhëna me
këtë vegël elektrike. Mosndjekja e të gjithë
udhëzimeve të mëposhtme mund të shkaktojë
goditje elektrike, zjarr dhe/ose dëmtim serioz.
2.
Veprimet si lustrimi nuk rekomandohen për t'u
kryer me këtë vegël elektrike. Veprimet për të cilat
vegla elektrike nuk është e përshtatshme mund të
krijojnë rrezik dhe të shkaktojnë dëmtime personale.
3.
Mos përdorni aksesorë që nuk janë projektuar
dhe rekomanduar nga prodhuesi i veglës.
Fakti që aksesori mund të lidhet me veglën tuaj
elektrike, nuk garanton për një proces të sigurt.
Shpejtësia e matur e aksesorit duhet të jetë
4.
minimalisht e barabartë me shpejtësinë
maksimale të caktuar në veglën elektrike.
Aksesorët që e kalojnë shpejtësinë e matur mund
të thyhen dhe të ndahen në copa.
5.
Diametri i jashtëm dhe trashësia e aksesorit tuaj
duhet të jetë brenda kapacitetit të matur të veglës
elektrike. Aksesorët me përmasa të gabuara nuk
mund të mbrohen ose të kontrollohen siç duhet.
6.
Montimi me fileto i aksesorëve duhet të përputhet
me fileton e boshtit të makinerisë prerëse. Për
aksesorët e montuar me flanxha, vrima e boshtit
të aksesorit duhet të përputhet me diametrin e
folesë së flanxhës. Aksesorët që nuk përputhen me
pjesën montuese të pajisjes elektrike do të humbasin
ekuilibrin, do të lëkunden jashtë mase dhe mund të
shkaktojnë humbjen e kontrollit.
Mos përdorni aksesorë të dëmtuar. Përpara çdo
7.
përdorimi kontrolloni aksesorët si p.sh. disqet
abrazive për ciflosje dhe krisje, mbështetëset
e disqeve për krisje, gërvishtje ose konsumim,
furçën me tela për lirim ose thyerje të telave.
Nëse vegla elektrike ose aksesori ju bien,
kontrolloni për dëmtime ose instaloni një aksesor
Drejtor
të padëmtuar. Pas inspektimit dhe instalimit të
aksesorëve, qëndroni me personat e tjerë larg
trajektores së rrotullimit të aksesorit dhe lëreni
veglën elektrike të punojë me shpejtësi maksimale
pa ngarkesë për një minutë. Aksesorët e dëmtuar
zakonisht do të shkëputen nga vegla gjatë këtij testi.
8.
Mbani veshur pajisje mbrojtëse personale. Në
varësi të aplikacionit, përdorni mbrojtëse për
fytyrën ose syze sigurie të mëdha ose të vogla.
Sipas rastit, mbani maskë kundër pluhurit,
mbrojtëse për dëgjimin, doreza dhe përparëse
mbrojtëse që mund të ndalojë copëzat abrazive
ose të materialit të punës. Mbrojtësja e syve duhet
të ketë aftësi të ndalojë copat fluturuese që prodhohen
nga veprimet e ndryshme. Maska kundër pluhurit ose
respiratori duhet të jetë në gjendje të filtrojë grimcat e
prodhuara nga funksionimi i veglës. Ekspozimi për një
kohë të gjatë në zhurma me intensitet të lartë mund të
shkaktojë humbjen e dëgjimit.
9.
Mos i lejoni personat të afrohen në zonën e
punës. Kushdo që hyn në zonën e punës duhet
të mbajë veshur mjetet mbrojtëse personale.
Copëzat e materialit të punës ose të një aksesori
të thyer mund të fluturojnë larg dhe të shkaktojnë
dëmtime përtej zonës ku punohet.
10. Mbajeni veglën elektrike vetëm te sipërfaqet kapëse
të izoluara kur të jeni duke kryer një veprim në të
cilin vegla prerëse mund të prekë tela të fshehura.
Prekja e një teli me rrymë do ta përçojë rrymën edhe
te pjesët e ekspozuara metalike të veglës elektrike dhe
mund të shkaktojë goditje elektrike te punëtori.
Mos e lëshoni veglën elektrike nga dora deri sa
11.
aksesori të ketë ndaluar plotësisht. Aksesori që
rrotullohet mund të prekë sipërfaqen dhe mund ta
nxjerrë veglën elektrike jashtë kontrollit.
12. Mos e ndizni veglën elektrike kur jeni duke e
mbajtur anash trupit tuaj. Kontakti aksidental me
aksesorin rrotullues mund ta ngecë atë në rrobat
tuaja, duke e tërhequr aksesorin drejt trupit tuaj.
13. Pastroni rregullisht vrimat e ajrosjes së veglës
elektrike. Ventilatori i motorit do ta tërheqë pluhurin
brenda folesë dhe akumulimi i tepërt i pluhurit të
metalit mund të shkaktojë rreziqe elektrike.
14. Mos e përdorni veglën elektrike pranë
materialeve të ndezshme. Shkëndijat mund t'i
ndezin këto materiale.
15. Mos përdorni aksesorë që kërkojnë ftohës të
lëngshëm. Përdorimi i ujit ose i ftohësve të tjerë
të lëngshëm mund të rezultojnë në goditje ose në
goditje elektrike.
Kundërveprimi dhe paralajmërimet lidhur me të
Kundërveprimi është një reagim i shpejtë që ndodh
kur disku prerës, mbështetësja e diskut, furça ose çdo
aksesor tjetër bllokohet ose ngec. Bllokimi ose ngecja
shkaktojnë një ndalesë të menjëhershme të aksesorit
rrotullues e cila shkakton që vegla elektrike të dalë
jashtë kontrollit dhe të shkojë në drejtim të kundërt të
rrotullimit të aksesorit në pikën e lidhjes.
Për shembull, nëse një disk abraziv ngec ose bllokohet
nga materiali i punës, tehu i diskut që hyn në vendin e
bllokimit mund të godasë sipërfaqen e materialit duke
bërë që disku të ndërrojë drejtim ose të vijë mbrapsht.
Disku mund të kërcejë në drejtim të punëtorit ose
larg tij, në varësi të drejtimit të lëvizjes së diskut në
momentin e bllokimit. Disqet abrazive edhe mund të
thyhen në këto kushte.
21 ALBANIAN

Advertisement

Table of Contents
loading

This manual is also suitable for:

Dga450Dga452

Table of Contents