Makita DGA402 Instruction Manual page 25

Cordless angle grinder
Hide thumbs Also See for DGA402:
Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 1
MONTIMI
KUJDES:
Sigurohuni gjithmonë që vegla të jetë e fikur
dhe kutia e baterisë të jetë hequr përpara se të
kryeni ndonjë punë në vegël.
Instalimi i mbajtëses (dorezës)
anësore
► Fig.6
KUJDES:
Sigurohuni gjithnjë që mbajtësja anësore është
instaluar siç duhet përpara përdorimit.
Vidhoseni mirë mbajtësen anësore në pozicionin e
veglës siç tregohet në figurë.
Instalimi ose heqja e mbrojtëses
së diskut (për disk të shtypur në
qendër, multidisk / disk smerilues
prerës, disk diamanti)
Për vegla me mbrojtëse disku të llojit
me vidë bllokuese
► Fig.7: 1. Mbrojtësja e diskut 2. Kutia mbajtëse
3. Vida
PARALAJMËRIM:
Kur përdorni disk lëmimi të shtypur në qendër/
multidisk, disk për gur fleksibël, disk me furçë
teli, disk prerës ose disk diamanti, mbrojtësja e
diskut duhet të përshtatet në vegël në mënyrë
të atillë që ana e mbyllur e mbrojtëses të tregojë
gjithnjë nga përdoruesi.
Kur përdorni disk smeril prerës / diamanti,
sigurohuni të përdorni vetëm mbrojtësen e
posaçme të diskut të projektuar për përdorim
me disqe prerëse. (Në disa shtete evropiane kur
përdoret disku i diamantit mund të përdoret dhe
mbrojtëse e zakonshme.)
Montojeni mbrojtësen e diskut me të dalën e rripit të
mbrojtëses të rreshtuar në një vijë me dhëmbëzën
e kutisë mbajtëse. Në vijim rrotullojeni mbrojtësen
e diskut në kënd të atillë që të mund ta mbrojë
përdoruesin sipas punës që kryhet. Sigurohuni ta
shtrëngoni mirë vidën.
Për ta hequr mbrojtësen e diskut, ndiqni procedurën e
anasjellë të instalimit.
Instalimi ose heqja e diskut të lëmimit/
multidiskut me qendër të shtypur
► Fig.8: 1. Dadoja e bllokimit 2. Disku lëmues me
qendër të shtypur/Multidisku 3. Flanxha e
brendshme
PARALAJMËRIM:
Përdorni gjithmonë mbrojtësen e ofruar kur në
vegël keni vënë diskun lëmues/multidiskun me
qendër të shtypur. Disku mund të thyhet gjatë
përdorimit dhe mbrojtësja ndihmon në uljen e
mundësive për lëndime personale.
Montoni flanxhën e brendshme në bosht. Futni diskun në
flanxhën e brendshme dhe vidhosni dadon bllokuese te boshti.
Për ta shtrënguar dadon bllokuese, shtypni bllokimin
e boshtit aq fort sa boshti të mos rrotullohet më, pastaj
përdorni çelësin e dados së bllokimit dhe shtrëngojeni
mirë në drejtim orar.
► Fig.9: 1. Çelësi i dados së bllokimit 2. Bllokimi i
boshtit
Për ta hequr diskun, ndiqni procedurën e anasjellë të
instalimit.
PARALAJMËRIM:
vetëm kur boshti nuk është në rrotullim.
PËRDORIMI
PARALAJMËRIM:
Nuk duhet të jetë kurrë e nevojshme të
sforconi veglën. Pesha e veglës jep presionin
e duhur. Sforcimi dhe presioni i tepërt mund të
shkaktojnë thyerje të rrezikshme të diskut.
Zëvendësojeni GJITHMONË diskun nëse vegla
bie gjatë lëmimit.
Mos e përplasni apo godisni KURRË diskun e
lëmimit në punë.
Shmangni dridhjen dhe lëkundjen e diskut,
sidomos kur punoni në kënde, anë të mprehta
etj. Kjo mund të shkaktojë humbje të kontrollit
dhe kundërveprim.
Mos e përdorni KURRË veglën me tehe për
prerje të drurit apo tehe të tjera sharrash. Tehet
e tilla kur përdoren me lëmues kërcejnë shpesh
dhe shkaktojnë humbje të kontrollit që mund të
sjellë lëndimin tuaj.
KUJDES:
Thellësinë e një prerjeje të vetme bëjeni deri në
5 mm. Rregulloni presionin mbi vegël në mënyrë
të tillë që vegla të mos ngadalësojë gjatë punës.
Pas pune fikeni gjithnjë veglën dhe prisni derisa
disku të ndalojë tërësisht përpara se ta vendosni
veglën diku.
Nëse vegla përdoret në mënyrë të
vazhdueshme derisa bateria të shkarkohet,
mos e përdorni veglën për 15 minuta derisa të
vazhdoni me një bateri të re.
25 ALBANIAN
Aktivizoni bllokimin e boshtit

Advertisement

Table of Contents
loading

This manual is also suitable for:

Dga450Dga452

Table of Contents