Makita UT001G Instruction Manual page 25

Hide thumbs Also See for UT001G:
Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 1
1.
Zgjidhni regjimin e shpejtësisë së lartë ose të ulët
sipas materialit që do të përzihet.
2.
Mbajeni veglën fort me të dyja duart. Vendoseni
fletën e përzierjes plotësisht nën material. Kontrolloni
që materiali të mos jetë ngurtësuar, si dhe sigurinë e
vendit të punës, pastaj ndizni veglën.
3.
Lëvizeni fletën e përzierjes lart e poshtë gjatë
përzierjes, në mënyrë që të mund të përzihet i gjithë
materiali.
4.
Kur përfundoni përzierjen, fikeni veglën.
Sigurohuni që fleta e përzierjes të ketë ndaluar
plotësisht dhe më pas nxirreni nga ena e përzierjes.
Veprimet e kryera
KUJDES:
Sigurohuni gjithmonë që vegla
të jetë e fikur dhe kutia e baterisë të jetë hequr
përpara se ta rregulloni apo t'i kontrolloni
funksionet e veglës.
Instalimi ose heqja e mbajtëses së
boshtit
sipas shtetit
Për UT001G
Instaloni një nga mbajtëset e boshtit që ofrohen si
opsion për t'iu përshtatur madhësisë së vidës të boshtit.
► Fig.18: 1. Mbajtësja e boshtit M12 2. Mbajtësja e
boshtit M14
Ndërsa e mbani boshtin me një çelës fiso, lirojeni
mbajtësen e boshtit me një çelës tjetër.
► Fig.19: 1. Mbajtësja e boshtit 2. Çelësi fiso 3. Boshti
Për të instaluar mbajtësen e boshtit, kryeni procedurën
e heqjes në të anasjelltë.
Për UT002G
1.
Futni çelësin fiso hekzagonal në mandrinë, dhe
më pas lironi mandrinën me çelësin fiso hekzagonal
ndërkohë që mbani boshtin me çelësin fiso.
► Fig.20: 1. Çelësi fiso hekzagonal 2. Mandrina
3. Çelësi fiso 4. Boshti
2.
Shtrëngojeni mbajtësen e boshtit me një çelës
fiso, ndërsa e mbani boshtin me një çelës tjetër.
► Fig.21: 1. Mbajtësja e boshtit 2. Çelësi fiso 3. Boshti
Administrimi pas përdorimit
Përdorni një leckë të lagur ose të ngjashme për të fshirë
me kujdes materialin e mbetur në vegël pas përdorimit.
Duhet kushtuar shumë kujdes për pastrimin e plotë të
vrimave të ajrimit, zonës së çelësit, hapjeve të kapakut,
etj.
VINI RE:
Mos e pastroni mjetin në ujë. Uji do të
hyjë në kasën e motorit dhe do të shkaktojë defekt
në motor.
MIRËMBAJTJA
KUJDES:
Sigurohuni gjithmonë që vegla të
jetë fikur dhe të jetë hequr nga bateria përpara se
të kryeni inspektimin apo mirëmbajtjen.
VINI RE:
Mos përdorni kurrë benzinë, benzinë
pastrimi, hollues, alkool dhe të ngjashme. Mund
të shkaktoni çngjyrosje, deformime ose krisje.
Për të ruajtur SIGURINË dhe QËNDRUESHMËRINË,
riparimet dhe çdo mirëmbajtje apo rregullim tjetër duhen
kryer nga qendrat e autorizuara të shërbimit ose të
shërbimit të fabrikës të Makita-s, duke përdorur gjithnjë
pjesë këmbimi të Makita-s.
Zgjidhja e problemeve
Përpara se të kërkoni riparime, kontrolloni pikat e
mëposhtme.
1.
Fikeni veglën dhe pastaj rindizeni për të rifilluar.
2.
Karikoni bateritë ose ndërrojini me bateri të
karikuara.
3.
Lëreni veglën dhe bateritë të ftohen.
Nëse nuk vini re ndonjë përmirësim me rivendosjen e
sistemit të mbrojtjes, kontaktoni qendrën vendore të
shërbimit të Makita.
AKSESORË OPSIONALË
KUJDES:
Këta aksesorë ose shtojca
rekomandohen për përdorim me veglën Makita të
përcaktuar në këtë manual. Përdorimi i aksesorëve
apo shtojcave të tjera ndryshe nga këto mund
të përbëjë rrezik lëndimi. Aksesorët ose shtojcat
përdorini vetëm për qëllimin e tyre të përcaktuar.
Nëse keni nevojë për më shumë të dhëna në lidhje
me aksesorët, pyesni qendrën vendore të shërbimit të
Makita-s.
Fleta e përzierjes
Boshti
Bateri dhe karikues origjinal Makita
SHËNIM: Disa artikuj të listës mund të përfshihen në
paketën e veglës si aksesorë standardë. Ato mund të
ndryshojnë nga njëri shtet në tjetrin.
25 SHQIP

Advertisement

Table of Contents
loading

This manual is also suitable for:

Ut002gUt001gz02

Table of Contents