Manuali I Përdorimit - Makita UT001G Instruction Manual

Hide thumbs Also See for UT001G:
Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 1
Mbrojtja ndaj mbinxehjes
Kur vegla/bateria mbinxehet, vegla ndalon
automatikisht. Në këtë rast, lëreni veglën/baterinë të
ftohet përpara se ta ndizni sërish.
Mbrojtja nga mbishkarkimi
Kur kapaciteti i baterisë ulet, vegla ndalon
automatikisht. Nëse produkti nuk funksionon edhe kur
shtypen çelësat, hiqni bateritë nga vegla dhe ngarkojini
ato.
MËNYRA E PËRDORIMIT
KUJDES:
Sigurohuni gjithmonë që vegla
të jetë e fikur dhe kutia e baterisë të jetë hequr
përpara se të kryeni ndonjë punë në vegël.
VINI RE:
Kur nuk jeni duke punuar, uleni poshtë
makinerinë dhe ruajeni diku.
► Fig.5
Montimi
Instalimi i boshtit
Aksesor opsional
Për UT001G
1.
Shtrëngoni boshtin te mbajtësja e boshtit.
► Fig.6: 1. Boshti 2. Mbajtësja e boshtit
2.
Mbajini pjesët e rrafshëta të mbajtëses së boshtit
me çelës fiso 19 në mënyrë që mbajtësja e boshtit të
mos rrotullohet. Me pjesët e rrafshëta të mbajtura në
këtë mënyrë shtrëngoni dadon hekzagonale me një
çelës tjetër fiso 19 në drejtimin e shigjetës.
► Fig.7: 1. Boshti 2. Mbajtësja e boshtit
Për UT002G
1.
Futeni boshtin në mandrinë deri në fund.
► Fig.8: 1. Boshti 2. Mandrina
2.
Shtrëngojeni mandrinën me dorë dhe më pas
vendoseni çelësin e mandrinës në secilën prej tre
vrimave dhe shtrëngojeni në drejtim të akrepave të
orës. Sigurohuni që ta shtrëngoni çelësin e mandrinës
në të tre vrimat në mënyrë të njëtrajtshme.
► Fig.9: 1. Çelësi i mandrinës 2. Mandrina
3.
Për të hequr boshtin, rrotulloni çelësin e
mandrinës në drejtim të kundërt të akrepave të orës në
një nga vrimat dhe më pas lirojeni mandrinën me dorë.
4.
Kur nuk e keni në përdorim, çelësin e mandrinës
ruajeni siç tregohet në figurë që të mos ju humbasë.
► Fig.10: 1. Çelësi i mandrinës
Instalimi i fletës së përzierjes
Aksesor opsional
Futni fletën e përzierjes në bosht dhe sigurojeni me
bulonin hekzagonal. Në këtë moment, pozicionojeni në
mënyrë të tillë që pjesa e sipërme e bulonit hekzagonal të
përshtatet gjithmonë në sipërfaqen e sheshtë në bosht dhe
shtrëngojeni bulonin hekzagonal me çelësin e dhënë fiso.
► Fig.11: 1. Buloni hekzagonal 2. Boshti 3. Sipërfaqja
e sheshtë 4. Fleta e përzierjes
Kur instaloni fletët e përzierjes në dy pozicione të
ndryshme, montojini dhe sigurojini dy fletët e përzierjes
në pjesën e sheshtë të boshtit me bulonat hekzagonalë
në mënyrë që e njëjta sipërfaqe e fletëve të jetë e kthyer
nga njëra-tjetra, siç tregohet në figurë.
► Fig.12: 1. Buloni hekzagonal 2. Boshti 3. Sipërfaqja
e sheshtë 4. Fleta e përzierjes
SHËNIM: Pyesni qendrën tuaj lokale të servisit të
Makita se cilat fletë përzierjeje lejohen.
Instalimi ose heqja e kutisë së baterisë
KUJDES:
Fikeni gjithmonë veglën përpara se
të instaloni ose hiqni kutinë e baterisë.
KUJDES:
Mbajeni fort veglën dhe kutinë e
baterisë kur montoni ose hiqni kutinë e baterisë.
Mosmbajtja fort e veglës dhe e kutisë së baterisë
mund të bëjë që t'ju rrëshqasin nga duart dhe të
shkaktojë dëmtim të veglës dhe të kutisë së baterisë,
si dhe lëndim personal.
KUJDES:
Mos e përdorni këtë vegël me
përshtatësin e baterisë. Nëse e lidhni përshtatësin
e baterisë me veglën, kapaku i baterisë nuk mund të
mbyllet, dhe përdorimi i veglës me kapakun e baterisë
të hapur mund të shkaktojë lëndim.
KUJDES:
Bëni kujdes që të mos zini gishtat
kur të hapni ose mbyllni kapakun e baterisë.
VINI RE:
Instaloni një kapak baterie që përputhet
me madhësinë e baterisë.
Hapeni kapakun e baterisë ndërkohë që shtypni butonin
në kapakun e baterisë.
► Fig.13: 1. Butoni 2. Kapaku i baterisë
Për të hequr kutinë e baterisë, rrëshqiteni atë nga vegla ndërsa
rrëshqisni butonin në pjesën e përparme të kutisë së baterisë.
► Fig.14: 1. Treguesi i kuq 2. Butoni 3. Kutia e baterisë
Për të vendosur kutinë e baterisë, bashkërendisni
gjuhëzën e kutisë së baterisë me kanalin e folesë dhe
rrëshqiteni për ta futur. Futeni deri në fund, derisa të
kërcasë dhe të bllokohet në vend. Nëse shikoni treguesin e
kuq siç tregohet në figurë, nuk është e bllokuar plotësisht.
Pas instalimit të kutisë së baterisë, mbylleni mirë kapakun e baterisë.
KUJDES:
Vendoseni gjithnjë plotësisht kutinë
e baterisë derisa treguesi i kuq të mos duket. Në
të kundërt, ajo mund të bjerë aksidentalisht nga vegla
duke ju lënduar juve ose personin pranë jush.
KUJDES:
Mos e vendosni me forcë kutinë e
baterisë. Nëse kutia nuk hyn lehtë, nuk po e futni siç
duhet.
23 SHQIP

Advertisement

Table of Contents
loading

This manual is also suitable for:

Ut002gUt001gz02

Table of Contents