Makita UM110D Instruction Manual page 38

Cordless
Hide thumbs Also See for UM110D:
Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 1
VINI RE:
Mos pritni bar ose barishte gjatë
përdorimit të fletëve të gërshërëve. Fletët mund të
ngecin nëpër bar ose barishte.
Mbajeni veglën me një dorë, tërhiqni këmbëzën e çelësit ndërsa
shtypni butonin e zhbllokimit dhe më pas lëvizeni përpara.
► Fig.45
Për përdorim bazë, anoni fletët në drejtimin e prerjes
dhe lëvizeni lehtë dhe ngadalë me shpejtësi prej 3 deri
4 sekondash për metër.
► Fig.46
Duke lidhur një spango në lartësinë e dëshiruar dhe
duke prerë përgjatë saj ju ndihmon ta prisni pjesën e
sipërme të shkurres në mënyrë të njëtrajtshme.
► Fig.47
Nëse grumbulluesi i ashklave bashkohet me fletët, ai mbledh
gjethet e hedhura dhe e bën pastrimin më pas shumë më të lehtë.
Për ta prerë pjesën anësore të shkurres në mënyrë të
njëtrajtshme, pritni nga poshtë lart.
► Fig.48
Kur pritni për të bërë një formë të rrumbullakët (prerja
e drurit të bushit ose të rododendrës, etj.), prisni nga
rrënja deri lart për një paraqitje të bukur.
► Fig.49
MIRËMBAJTJA
KUJDES:
Sigurohuni gjithmonë që vegla të
jetë fikur dhe të jetë hequr nga bateria përpara se
të kryeni inspektimin apo mirëmbajtjen.
Për të ruajtur SIGURINË dhe QËNDRUESHMËRINË,
riparimet dhe çdo mirëmbajtje apo rregullim tjetër duhen
kryer nga qendrat e autorizuara të shërbimit ose të
shërbimit të fabrikës të Makita-s, duke përdorur gjithnjë
pjesë këmbimi të Makita-s.
Pastrimi i veglës
Pastrojeni veglën duke e fshirë tallashin me një leckë
të thatë ose me një të njomur me ujë me sapun dhe të
shtrydhur.
VINI RE:
Mos përdorni kurrë benzinë, benzinë
pastrimi, hollues, alkool dhe të ngjashme. Mund
të shkaktoni çngjyrosje, deformime ose krisje.
Mirëmbajtja e fletës
Përpara përdorimit ose një herë në orë gjatë përdorimit,
aplikoni te fletët vaj me viskozitet të ulët (vaj makinerie
ose vaj lubrifikues të llojit me sprucim).
► Fig.50
► Fig.51
Pas përdorimit, hiqni tallashin nga të dyja anët e fletëve
me furçë me tela, fshijeni me një leckë dhe më pas
aplikoni te fletët vaj me viskozitet të ulët (vaj makinerie
ose vaj lubrifikues të llojit me sprucim).
► Fig.52
► Fig.53
VINI RE:
Mos i lani fletët me ujë. Duke vepruar
kështu mund të shkaktohet ndryshkje ose dëmtim i
veglës.
VINI RE:
Papastërtitë dhe gërryerja shkaktojnë
fërkim të tepërt të fletës dhe shkurtojnë kohën e
funksionimit për çdo karikim baterie.
Ruajtja
Vrima e grepit në pjesën e poshtme të veglës është e
përshtatshme për varjen e veglës te një gozhdë ose
vidë në mur.
Vendosni kapakun e fletëve në fletët e gërshërëve në
mënyrë që fletët të mos jenë të ekspozuara. Ruajeni
veglën larg fëmijëve. Ruajeni veglën në vende që nuk
janë të ekspozuara ndaj lagështirës dhe shiut.
► Fig.54: 1. Vrima
► Fig.55: 1. Vrima
AKSESORË OPSIONALË
KUJDES:
Këta aksesorë ose shtojca
rekomandohen për përdorim me veglën Makita të
përcaktuar në këtë manual. Përdorimi i aksesorëve
apo shtojcave të tjera ndryshe nga këto mund
të përbëjë rrezik lëndimi. Aksesorët ose shtojcat
përdorini vetëm për qëllimin e tyre të përcaktuar.
Nëse keni nevojë për më shumë të dhëna në lidhje
me aksesorët, pyesni qendrën vendore të shërbimit të
Makita-s.
Grupi i fletëve të gërshërëve (për përdorim me
gërshërët e barit)
Kapaku i fletëve të gërshërëve (për përdorim me
gërshërët e barit)
Grumbulluesi i barit (për përdorim me gërshërët e
barit)
Doreza e gjatë (për përdorim me gërshërët e barit)
Grupi i fletëve të gërshërëve (për përdorim me
prerësin e shkurreve)
Kapaku i fletëve të gërshërëve (për përdorim me
prerësin e shkurreve)
Mbledhës i ashklave (për përdorim me prerësin e
shkurreve)
Kutia e ruajtjes
Bateri dhe ngarkues origjinal Makita
SHËNIM: Disa artikuj të listës mund të përfshihen në
paketën e veglës si aksesorë standardë. Ato mund të
ndryshojnë nga njëri shtet në tjetrin.
38 ALBANIAN

Advertisement

Table of Contents
loading

Table of Contents