Makita UM110D Instruction Manual page 35

Cordless
Hide thumbs Also See for UM110D:
Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 1
Përshtatja e lartësisë së prerjes (për
gërshërët e barit)
Aksesor opsional
KUJDES:
Kur ndryshoni lartësinë e prerjes,
sigurohuni që të vendosni kapakun e fletëve dhe
kini kujdes të mos ju ngecin gishtat mes veglës
dhe grumbulluesit të barit.
Lartësia e prerjes mund të vendoset në tre nivele (15
mm, 20 mm dhe 25 mm) duke ndryshuar pozicionin e
fiksuar të grumbulluesit të barit. Lartësia e prerjes pa
grumbulluesin e barit është rreth 10 mm.
1.
Rrëshqiteni grumbulluesin e barit drejt pjesës së
përparme të veglës.
► Fig.4: 1. Grumbulluesi i barit
2.
Ndryshojeni pozicionin e fiksuar të grumbulluesit
të barit duke e lëvizur atë në drejtimin e shigjetës.
► Fig.5
SHËNIM: Vlera e lartësisë së prerjes është për
efekt udhëzues. Lartësia aktuale e prerjes mund të
ndryshojë në varësi të gjendjes së lëndinës ose të
tokës.
SHËNIM: Provoni një prerje testuese në një pjesë jo
shumë të dukshme që të arrini lartësinë e duhur.
MONTIMI
KUJDES:
Sigurohuni gjithmonë që vegla
të jetë e fikur dhe kutia e baterisë të jetë hequr
përpara se të kryeni ndonjë punë në vegël.
KUJDES:
Gjatë ndërrimit të fletëve të
gërshërëve, mbani gjithmonë doreza dhe
vendosni kapakun e fletëve në mënyrë që duart
dhe fytyra të mos kenë kontakt të drejtpërdrejtë
me fletët.
VINI RE:
Kur zëvendësoni fletët e gërshërëve,
mos e fshini grason nga ingranazhi dhe nga
mekanizmi i ndezjes.
Instalimi ose heqja e kapakut të
fletëve
KUJDES:
Bëni kujdes të mos i prekni fletët e
gërshërëve gjatë instalimit ose heqjes së kapakut
të fletëve.
Për të hequr kapakun e fletëve, tërhiqeni lehtë, dhe më
pas rrëshqiteni atë anash. Për të instaluar kapakun e
fletëve, kryejieni këto hapa në rend të kundërt.
► Fig.6
Instalimi ose heqja e grumbulluesit
të barit
Aksesor opsional
KUJDES:
Kur instaloni ose hiqni
grumbulluesin e barit, sigurohuni që të vendosni
kapakun e fletëve dhe kini kujdes të mos ju
ngecin gishtat mes veglës dhe grumbulluesit të
barit.
Instalimi i grumbulluesit të barit
1.
Vendosni menteshat e grumbulluesit të barit në
kanalin e veglës.
► Fig.7: 1. Mentesha 2. Grumbulluesi i barit
2.
Bashkërenditni pjesët e dala në grumbulluesin e
barit me kanalet në vegël duke rrëshqitur grumbulluesin
e barit drejt pjesës së përparme të veglës dhe duke e
lëvizur në drejtimin e shigjetës.
► Fig.8
VINI RE:
Mos e bashkoni menteshën e
grumbulluesit të barit me veglën me forcë
pas bashkërenditjes së pjesëve të dala në
grumbulluesin e barit me kanalet në vegël.
Heqja e grumbulluesit të barit
1.
Lironi pjesët e dala në grumbulluesin e barit nga
kanalet në vegël gjatë rrëshqitjes së grumbulluesit të
barit drejt pjesës së përparme të veglës.
► Fig.9: 1. Grumbulluesi i barit
2.
Lironi menteshat e grumbulluesit të barit nga
vegla.
Instalimi ose heqja e fletëve të
gërshërëve për gërshërët e barit
VINI RE:
Nëse pjesët ndryshe nga fletët e
gërshërëve, si p.sh. mekanizmi i ndezjes, janë
konsumuar, pyesni pranë Qendrave të autorizuara
të shërbimit të Makita për pjesë zëvendësuese
ose riparime.
Heqja e fletëve të gërshërëve
1.
Hiqni grumbulluesin e barit nëse është i instaluar.
Vendoseni veglën me kokë poshtë.
► Fig.10
2.
Gjatë shtypjes së levës së bllokimit, rrotullojeni
kapakun e poshtëm në drejtim të kundërt të akrepave të
orës derisa
në kapakun e poshtëm të bashkërenditet
me
në levën e bllokimit.
► Fig.11: 1. Kapaku i poshtëm 2. Leva e bllokimit
3.
Hiqni kapakun e poshtëm, fletët e gërshërëve dhe
mekanizmin e ndezjes.
► Fig.12: 1. Kapaku i poshtëm 2. Fletët e gërshërëve
3. Mekanizmi i ndezjes
35 ALBANIAN

Advertisement

Table of Contents
loading

Table of Contents