Makita UM110D Instruction Manual page 31

Cordless
Hide thumbs Also See for UM110D:
Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 1
Ndezja e pajisjes
1.
Sigurohuni të mos ketë fëmijë ose njerëz të
tjerë pranë dhe kini kujdes për kafshët pranë
zonës së punës. Përndryshe, ndaloni përdorimin
e pajisjes.
2.
Kontrolloni gjithmonë që pajisja të jetë e sigurt
për përdorim para se ta përdorni. Kontrolloni
sigurinë e veglës prerëse, të mbrojtëses dhe
levës/këmbëzës së çelësit për veprim të lehtë
dhe të duhur. Kontrolloni që dorezat të jenë të
pastra dhe të thata dhe testoni funksionin e
ndezjes/fikjes.
Kontrolloni pjesët e dëmtuara përpara
3.
përdorimit të mëtejshëm të pajisjes. Mbrojtësja
ose ndonjë pjesë tjetër që është dëmtuar duhet
të kontrollohet me kujdes për të përcaktuar që
punon siç duhet dhe kryen funksionin e synuar.
Kontrolloni bashkërenditjen e pjesëve lëvizëse,
lidhjen e pjesëve lëvizëse, prishjen e pjesëve,
montimin dhe ndonjë rrethanë tjetër që mund
të ndikojë në funksionimin e saj. Mbrojtësja
ose ndonjë pjesë tjetër e dëmtuar duhet të
riparohet siç duhet ose të ndërrohet nga
qendra jonë e autorizuar e shërbimit, përveçse
udhëzohet ndryshe diku tjetër në manual.
4.
Ndizeni motorin vetëm kur t'i keni duart dhe
këmbët larg veglës prerëse.
5.
Para se ta ndizni, sigurohuni që vegla prerëse
nuk prek objekte të tjera.
Metoda e përdorimit
1.
Përdoreni pajisjen vetëm në vende me dritë
dhe shikueshmëri të mirë. Gjatë stinës së
dimrit bëni kujdes nga zonat e rrëshqitshme
ose të lagështa, akulli dhe dëbora (rrezik
rrëshqitjeje). Gjithmonë sigurohuni që të
mbështesni këmbët në pjerrësi dhe sigurohuni
që të ecni dhe asnjëherë të mos vraponi.
2.
Bëni kujdes të mos lëndoni këmbët dhe duart
me veglën prerëse.
3.
Mos qëndroni asnjëherë mbi shkallë dhe të
përdorni pajisjen.
4.
Mos hipni asnjëherë në pemë për të kryer
prerje me pajisjen.
5.
Mos punoni asnjëherë në sipërfaqe të
paqëndrueshme.
Hiqni rërën, gurët, gozhdët etj. që gjenden
6.
brenda zonës së punës. Copëzat e huaja
mund ta dëmtojnë veglën prerëse dhe mund të
shkaktojnë kundërveprime të rrezikshme.
Nëse vegla prerëse godet gurë ose objekte
7.
të tjera të forta, fikeni menjëherë motorin dhe
kontrolloni veglën prerëse.
8.
Inspektojeni veglën prerëse në intervale të
shkurtra të rregullta për dëmtim (zbulimi i krisjeve
të vogla me anë të testit të zhurmës së trokitjes).
Përpara fillimit të prerjes, vegla prerëse duhet
9.
të ketë arritur shpejtësi të plotë pune.
10. Vegla prerëse duhet të pajiset me mbrojtësen
e duhur. Mos e përdorni asnjëherë pajisjen
me mbrojtëse të dëmtuara ose pa i vendosur
mbrojtëset në vend!
Të gjitha instalimet mbrojtëse dhe mbrojtëset
11.
që ofrohen me pajisjen duhet të përdoren gjatë
punës.
12. Hiqeni gjithmonë kutinë e baterisë nga pajisja:
kur e lini pajisjen pa mbikëqyrje;
përpara pastrimit të një bllokimi;
përpara se të kontrolloni, pastroni apo të
kryeni punë në pajisje;
pasi të keni goditur objekte të huaja;
kur pajisja fillon të dridhet në mënyrë
jonormale.
13. Sigurohuni gjithmonë që vrimat e ajrosjes të
mbahen të pastra nga papastërtitë.
14. Pajisjet prerëse vazhdojnë të punojnë pasi
motori të jetë fikur.
15. Nëse fletët ndalojnë lëvizjen për shkak të
ngecjes së objekteve të huaja mes fletëve
gjatë përdorimit, fikni veglën dhe hiqni kutinë
e baterisë, më pas hiqni objektet e huaja
duke përdorur vegla të tilla si pincat. Heqja e
objekteve të huaja me dorë mund të shkaktojë
plagosje për arsye se fletët mund të lëvizin si
reagim ndaj heqjes së objekteve të huaja.
Veglat prerëse
Përdorni vetëm veglën e duhur prerëse për
punën që po kryeni.
Udhëzimet për mirëmbajtjen
1.
Përpara fillimit të punës duhet të kontrollohet
gjendja e pajisjes, në veçanti ajo e veglës
prerëse dhe e pajisjeve mbrojtëse.
2.
Fikni motorin dhe hiqni kutinë e baterisë
përpara se të kryeni mirëmbajtje, duke
ndërruar veglat prerëse ose duke pastruar
pajisjen ose veglën prerëse.
3.
Kur nuk e përdorni pajisjen, ruajeni brenda në
një vend të thatë dhe të lartë ose të kyçur, larg
fëmijëve. Pastrojeni dhe kryeni mirëmbajtje
përpara ruajtjes.
RUAJINI KËTO UDHËZIME.
PARALAJMËRIM:
ose familjarizimi me produktin (të fituara
nga përdorimi i shpeshtë) të zëvendësojnë
zbatimin me përpikëri të rregullave të sigurisë
për produktin në fjalë. KEQPËRDORIMI ose
mosndjekja e rregullave të sigurisë të dhëna
në këtë manual përdorimi mund të shkaktojnë
dëmtime të rënda personale.
Paralajmërime sigurie për prerësin e
shkurreve me bateri
Mbajini të gjitha pjesët e trupit larg fletës.
1.
Mos e largoni materialin e prerë dhe mos e
mbani materialin që do të prisni kur fletët
janë në lëvizje. Fletët vazhdojnë të rrotullohen
pasi çelësi të jetë fikur. Një moment pakujdesie
gjatë përdorimit të prerësit të shkurreve mund të
shkaktojë lëndim të rëndë personal.
2.
Transportojeni prerësin e shkurreve nga
doreza me fletën të ndaluar dhe kujdesuni
që të mos e vini në punë çelësin e energjisë.
Transportimi i duhur i prerësit të shkurreve do të
ulë rrezikun e nisjes aksidentale dhe lëndimeve
personale rezultuese nga fletët.
31 ALBANIAN
MOS lejoni që njohja

Advertisement

Table of Contents
loading

Table of Contents