Makita JV002G Instruction Manual page 29

Hide thumbs Also See for JV002G:
Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 1
Përfundimi i skajeve anësore
Për të prerë skajet anësore ose për të bërë rregullime
dimensionale, kalojeni tehun e sharrës për punime në
forma lehtësisht te anët e prera.
► Fig.23
Prerja e metaleve
Përdorni gjithmonë një ftohës të përshtatshëm (vaj
prerjeje) kur prisni metal. Moskryerja e këtij veprimi do
ta konsumojë shumë tehun e sharrës për punime në
forma. Pjesa e poshtme e materialit të punës mund të
lyhet me graso në vend të ftohësit.
Riga drejtuese
Aksesorë opsionalë
KUJDES:
Përpara instalimit ose heqjes së
aksesorëve, sigurohuni gjithmonë që vegla të jetë
e fikur dhe kutia e baterisë të jetë hequr.
Prerjet e drejta
Kur prisni vazhdimisht gjerësi prej 160 mm ose më pak,
përdorimi i planit lëvizës siguron prerje të shpejta, të
pastra dhe të drejta.
► Fig.24: 1. Kufizues (vizore udhëzuese)
Për të instaluar planin lëvizës futeni në vrimën
drejtkëndore në anë të bazës së veglës me udhëzuesin
e planit të drejtuar poshtë. Rrëshqitni planin lëvizës në
pozicionin e dëshiruar për gjerësinë e prerjes, më pas
shtrëngoni bulonin për ta siguruar.
► Fig.25: 1. Çelësi hekzagonal 2. Buloni 3. Udhëzuesi
i planit 4. Kufizues (vizore udhëzuese)
Prerjet rrethore
Kur bëni prerje në formë qarkore ose harku me rreze
170 mm ose më pak, instaloni planin lëvizës si më
poshtë.
► Fig.26: 1. Kufizues (vizore udhëzuese)
KUJDES:
Mos e prekni majën e kunjit të
udhëzuesit rrethor. Maja e mprehtë e kunjit të
udhëzuesit rrethor mund të shkaktojë lëndime.
1.
Fusni planin lëvizës në vrimën drejtkëndore në
anë të bazës së veglës me udhëzuesin e planit të
drejtuar lart.
2.
Fusni kunjin e rrumbullakët udhëzues në një nga
dy vrimat në udhëzuesin e planit. Vidhosni çelësin
e filetuar në kunjin e rrumbullakët udhëzues për të
siguruar kunjin e rrumbullakët udhëzues.
► Fig.27: 1. Çelësi i filetuar 2. Udhëzuesi i planit
3. Kufizues (vizore udhëzuese) 4. Kunji i
rrumbullakët udhëzues 5. Buloni
3.
Rrëshqitni planin lëvizës në rrezen e dëshiruar të
prerjes dhe shtrëngoni bulonin për ta siguruar.
SHËNIM: Përdorni gjithmonë tehe sharre për punim
në forma nr. B-17, B-18, B-26 ose B-27 kur bëni
prerje në formë rrethi ose harku.
Grupi i përshtatësit të shinës udhëzuese
Aksesor opsional
Kur bëni prerje paralele dhe me gjerësi uniforme ose prerje
të drejta, përdorni shinën udhëzuese dhe përshtatësi i
shinës udhëzuese do të sigurojë prerje të shpejta dhe të
pastra. Për të instaluar përshtatësin e shinës udhëzuese,
fusni shufrën e rregullimit në vrimën drejtkëndore të bazës
deri në fund. Siguroni bulonin fort me çelësin hekzagonal.
► Fig.28: 1. Çelësi hekzagonal 2. Shufra e rregullimit 3. Buloni
Fusni shufrën e rregullimit në vrimën katrore të përshtatësit
të shinës udhëzuese dhe sigurojeni vidën mirë. Vendosni
përshtatësin e shinës udhëzuese në shinën udhëzuese.
► Fig.29: 1. Përshtatësi i shinës udhëzuese 2. Shina
udhëzuese 3. Vida
VINI RE:
Përdorni gjithmonë tehet e sharrës për punim
në forma n.r B-8, B-13, B-16, B-17 ose 58 kur përdorni
shinën udhëzuese dhe përshtatësin e shinës udhëzuese.
MIRËMBAJTJA
KUJDES:
Sigurohuni gjithmonë që vegla të
jetë fikur dhe të jetë hequr nga bateria përpara se
të kryeni inspektimin apo mirëmbajtjen.
VINI RE:
Mos përdorni kurrë benzinë, benzinë
pastrimi, hollues, alkool dhe të ngjashme. Mund
të shkaktoni çngjyrosje, deformime ose krisje.
Për të ruajtur SIGURINË dhe QËNDRUESHMËRINË, riparimet
dhe çdo mirëmbajtje apo rregullim tjetër duhen kryer nga
qendrat e autorizuara të shërbimit ose të shërbimit të fabrikës
të Makita-s, duke përdorur gjithnjë pjesë këmbimi të Makita-s.
AKSESORË OPSIONALË
KUJDES:
Këta aksesorë ose shtojca
rekomandohen për përdorim me veglën Makita të
përcaktuar në këtë manual. Përdorimi i aksesorëve
apo shtojcave të tjera ndryshe nga këto mund
të përbëjë rrezik lëndimi. Aksesorët ose shtojcat
përdorini vetëm për qëllimin e tyre të përcaktuar.
Nëse keni nevojë për më shumë të dhëna në lidhje me
aksesorët, pyesni qendrën vendore të shërbimit të Makita-s.
Fletët e sharrës për punime në forma
Çelës hekzagonal 4
Grupi i planit lëvizës (rigë udhëzues)
Grupi i përshtatësit të shinës udhëzuese
Grupi i shinës udhëzuese
Pajisja kundër ciflave
Pllaka e mbulimit
Montimi i hundëzës së pluhurit
Bateri dhe ngarkues origjinal Makita
SHËNIM: Disa artikuj të listës mund të përfshihen në
paketën e veglës si aksesorë standardë. Ato mund të
ndryshojnë nga njëri shtet në tjetrin.
29 SHQIP

Advertisement

Table of Contents
loading

This manual is also suitable for:

Jv002gz

Table of Contents