Makita JV002G Instruction Manual page 28

Hide thumbs Also See for JV002G:
Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 1
Pajisja kundër ciflave
KUJDES:
Pajisja kundër ciflave nuk mund të
përdoret kur kryeni prerje me kënd.
Për prerje pa cifla mund të përdoret pajisja kundër
ciflave. Për të instaluar pajisjen kundër ciflave shtyjeni
bazën përpara deri në fund dhe përshtateni nga fundi i
bazës së veglës.
Kur përdorni pllakën e mbulimit, instalojeni pajisjen
kundër ciflave në pllakën e mbulimit.
► Fig.12: 1. Baza 2. Pajisja kundër ciflave
Heqja e pluhurave
Aksesorë opsionalë
Hundëza për pluhurin rekomandohet për të kryer prerje të pastra.
Për të montuar hundëzën e pluhurit në vegël, fusni
grepin e hundëzës së pluhurit në vrimën në bazë.
► Fig.13: 1. Hundëza e pluhurit 2. Baza 3. Kapësja
4. Vrima
Për ta fiksuar hundëzën e pluhurit, shtrëngoni vidën
mbërthyese në pjesën e përparme të hundëzës së
pluhurit. Hundëza e pluhurit mund të instalohet në anën
e majtë ose të djathtë të bazës.
► Fig.14: 1. Vida shtrënguese
Më pas lidhni një fshesë me korrent Makita me
hundëzën e pluhurit.
► Fig.15: 1. Hundëza e pluhurit 2. Tubi për fshesën
me korrent
PËRDORIMI
KUJDES:
Mbajeni gjithmonë bazën ngjitur me
materialin. Moskryerja e këtij veprimi mund të thyejë
tehun e sharrës për punime në forma duke shkaktuar
lëndim të rëndë.
KUJDES:
Afrojeni veglën me ngadalë kur bëni
prerje me kthesa ose gdhendje. Shtyrja e veglës
me forcë mund të shkaktojë një sipërfaqe me prerje
të pjerrët dhe thyerje të tehut të sharrës për punime
në forma.
Ndizeni veglën ndërkohë që tehu i sharrës për punime
në forma nuk është në kontakt me materialin dhe
prisni derisa tehu të marrë shpejtësi të plotë. Më pas
vendoseni bazën rrafsh mbi materialin e punës dhe
lëvizeni veglën me ngadalë përpara përgjatë vijës së
prerjes të shënuar paraprakisht.
► Fig.16: 1. Vija e prerjes 2. Baza
Prerje me buzë
KUJDES:
Përpara animit të bazës, sigurohuni
gjithmonë që vegla të jetë e fikur dhe kutia e
baterisë të jetë hequr.
Me bazën të anuar, ju mund të bëni prerje me kënd nga
0° deri në 45° (majtas ose djathtas).
► Fig.17
Për ta anuar bazën, lironi bulonin në fundin e bazës
me anë të një çelësi hekzagonal. Lëvizeni bazën në
mënyrë të tillë që buloni të pozicionohet në qendër të
kanalit në bazë.
► Fig.18: 1. Çelësi hekzagonal 2. Buloni 3. Baza
Anoni bazën derisa të arrini këndin e dëshiruar të
buzëve. Dhëmbëza në formë V-je e dhomës së
ingranazhit tregon këndin e buzëve me gradim. Më pas
shtrëngoni fort bulonin për të siguruar bazën.
► Fig.19: 1. Foleja e gdhendur 2. Baza 3. Buloni
4. Gradimet 5. Dhëmbëza në formë V-je
6. Foleja e ingranazheve
SHËNIM: Kur bëni prerje me kënd të pjerrët me
shkarkim të pluhurave, instalojeni shkarkimin e
pluhurave në anën e kundërt të këndit të pjerrët. Nëse
shkarkimi i pluhurave është i instaluar në të njëjtën
anë me këndin e pjerrët, gjithmonë instalojeni përsëri
shkarkimin në anën e kundërt.
Prerje me pjesën e përparme të
puthitur
Lironi bulonin në fundin e bazës me anë të çelësit
hekzagonal dhe rrëshqitni bazën nga pas deri në fund.
Më pas shtrëngoni bulonin për të siguruar bazën.
► Fig.20: 1. Çelësi fiso hekzagonal 2. Buloni 3. Baza
Prerje e pjesshme
Prerjet e pjesshme mund të bëhen sipas njërës prej dy
metodave: "Shpimi i një vrime fillestare" ose "Prerje me
temperim".
Shpimi i një vrime fillestare
Për një prerje të pjesshme të brendshme pa prerje
hyrëse në anë, shponi paraprakisht një vrimë fillestare
me diametër 12 mm ose më shumë. Futeni tehun e
sharrës për punime në forma në këtë vrimë për të nisur
prerjen.
► Fig.21
Prerje me temperim
Nuk është nevoja që të shponi një vrimë fillestare ose
të bëni një prerje hyrëse nëse bëni me kujdes veprimet
e mëposhtme.
► Fig.22
1.
Anoni veglën nga lart me anën e përparme të
bazës dhe majën e tehut të sharrës për punime në
forma të pozicionuar mbi sipërfaqen e materialit të
punës.
2.
Ushtroni presion mbi vegël në mënyrë që ana e
përparme e bazës të mos lëvizë kur të ndizni veglën
dhe ulni me ngadalë skajin fundor të veglës.
3.
Ndërkohë që tehu i sharrës për punime në forma
shpon materialin, ulni me ngadalë bazën e veglës mbi
sipërfaqen e materialit të punës.
4.
Përfundoni prerjen në mënyrë normale.
28 SHQIP

Advertisement

Table of Contents
loading

This manual is also suitable for:

Jv002gz

Table of Contents