Makita DVC261 Instruction Manual page 37

Cordless backpack vacuum cleaner
Hide thumbs Also See for DVC261:
Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 1
MIRËMBAJTJA
KUJDES:
Sigurohuni gjithmonë që vegla të
jetë fikur dhe të jetë hequr nga bateria përpara se
të kryeni inspektimin apo mirëmbajtjen.
VINI RE:
Mos përdorni kurrë benzinë, benzinë
pastrimi, hollues, alkool dhe të ngjashme. Mund
të shkaktoni çngjyrosje, deformime ose krisje.
Për të ruajtur SIGURINË dhe QËNDRUESHMËRINË,
riparimet dhe çdo mirëmbajtje apo rregullim tjetër duhen
kryer nga qendrat e autorizuara të shërbimit ose të
shërbimit të fabrikës të Makita-s, duke përdorur gjithnjë
pjesë këmbimi të Makita-s.
Pastrimi i filtrit HEPA
KUJDES:
Mos e përdorni fshesën pa filtër
ose mos vazhdoni ta përdorni me filtër të
papastër ose të dëmtuar. Grimcat ose pluhuri i
thithur mund të dalin nga fshesa dhe mund të
shkaktojnë sëmundje të aparatit të frymëmarrjes
te përdoruesi.
VINI RE:
Për të ruajtur fuqinë optimale të
thithjes dhe për të mbajtur daljen të pastër,
pastrojeni filtrin rregullisht. Nëse nuk arrihet
fuqi e mjaftueshme thithjeje edhe pas pastrimit,
zëvendësojeni filtrin me një të ri.
VINI RE:
Për të parandaluar dëmtimin e filtrit,
mos përdorni kompresor veglat e mëposhtme dhe
artikuj të ngjashëm për ta pastruar:
Kompresor me ajër
Larëse me presion të lartë
Vegla prej materialeve të forta si furçë
metalike
1.
Hapni kapakun dhe nxirrni qesen e filtrit. Lirojeni
grepin në filtër dhe hiqeni nga trupi i fshesës.
► Fig.34
2.
Nxirreni pluhurin nga filtri duke e goditur.
Filtri mund të lahet me ujë. Shpëlani pluhurin dhe
grimcat në filtër çdo 1 ose 2 muaj. Pas kësaj, thajeni
filtrin plotësisht në një vend në hije dhe të ajrosur
mirë për të parandaluar aromat e pakëndshme ose
keqfunksionimin.
3.
Për të montuar filtrin, fusni anën pa ndarëse në
mbajtëse, më pas shtyni filtrin poshtë derisa fleta të
sigurohet nga pjesa e dalë.
► Fig.35: 1. Mbajtësja 2. Filtri HEPA 3. Pjesa e dalë
4. Fleta
Pastrimi i qeses së pluhurit
Pastrojeni rregullisht qesen e pluhurit me sapun dhe ujë.
Kthejeni qesen e pluhurit nga ana tjetër dhe hiqni pluhurin
e ngjitur. Lajeni me delikatesë me dorë dhe shpëlajeni mirë
me ujë. Thajeni plotësisht përpara se të montoni fshesën.
► Fig.36
VINI RE:
Qeset e lagura të pluhurit ulin rendimentin
e fshirjes si edhe jetëgjatësinë e motorit.
Pastrimi i bllokimit
Kur pastroni bllokimin, hiqni zorrën ose tubin zgjatues
ose grupin e tubit të lakuar për të kontrolluar brenda.
Heqja/bashkimi i grupit të tubit të lakuar të llojit me
mbërthim
Për ta hequr, tërhiqni grupin e tubit të lakuar ndërsa
shtypni të dyja iliqet në fundin e zorrës.
Për ta bashkuar, futni fundin e zorrës në grupin e tubit
të lakuar. Sigurohuni që iliqet në fundin e zorrës të
mbërthehen në vrimat në grupin e tubit të lakuar.
► Fig.37: 1. Fundi i zorrës 2. Iliku 3. Vrima 4. Grupi i
tubit të lakuar
Heqja/bashkimi i grupit të tubit të lakuar të llojit me
vidhosje
Për ta hequr, lironi bokullën e grupit të tubit të lakuar
nga zorra.
Për ta bashkuar, shtrëngoni bokullën e grupit të tubit të
lakuar në zorrë.
► Fig.38: 1. Zorra 2. Grupi i tubit të lakuar 3. Bokulla
AKSESORË OPSIONALË
KUJDES:
Këta aksesorë ose shtojca
rekomandohen për përdorim me veglën Makita të
përcaktuar në këtë manual. Përdorimi i aksesorëve
apo shtojcave të tjera ndryshe nga këto mund
të përbëjë rrezik lëndimi. Aksesorët ose shtojcat
përdorini vetëm për qëllimin e tyre të përcaktuar.
Nëse keni nevojë për më shumë të dhëna në lidhje
me aksesorët, pyesni qendrën vendore të shërbimit të
Makita-s.
Zorra (për tipin me fshesë me korrent)
Zorra (për tipin me shkarkim pluhuri)
Tubi zgjatues
Grykëza e lirë
Grykëza në formë T-je
Hundëza e folesë
Hundëza me kënd
Furça e rafteve
Furça e rrumbullakët
Grupi i tubit të lakuar
Qesja e filtrit
Qesja e pluhurit
Unaza e përparme
Filtri HEPA
Tubi
Aksesori Cyclone
Bateri dhe ngarkues origjinal Makita
SHËNIM: Disa artikuj të listës mund të përfshihen në
paketën e veglës si aksesorë standardë. Ato mund të
ndryshojnë nga njëri shtet në tjetrin.
37 SHQIP

Advertisement

Table of Contents
loading

This manual is also suitable for:

Dvc261zx

Table of Contents