Makita DVC261 Instruction Manual page 33

Cordless backpack vacuum cleaner
Hide thumbs Also See for DVC261:
Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 1
PËRSHKRIMI I PUNËS
KUJDES:
Sigurohuni gjithmonë që vegla
të jetë e fikur dhe kutia e baterisë të jetë hequr
përpara se ta rregulloni apo t'i kontrolloni
funksionet e veglës.
Instalimi ose heqja e kutisë së baterisë
KUJDES:
Fikeni gjithmonë veglën përpara se
të instaloni ose hiqni kutinë e baterisë.
KUJDES:
Mbajeni fort veglën dhe kutinë e
baterisë kur montoni ose hiqni kutinë e baterisë.
Mosmbajtja fort e veglës dhe e kutisë së baterisë
mund të bëjë që t'ju rrëshqasin nga duart dhe të
shkaktojë dëmtim të veglës dhe të kutisë së baterisë,
si dhe lëndim personal.
► Fig.1: 1. Treguesi i kuq 2. Butoni 3. Kutia e baterisë
Për të hequr kutinë e baterisë, rrëshqiteni atë nga vegla ndërsa
rrëshqisni butonin në pjesën e përparme të kutisë së baterisë.
Për të vendosur kutinë e baterisë, bashkërendisni
gjuhëzën e kutisë së baterisë me kanalin e folesë dhe
rrëshqiteni për ta futur. Futeni deri në fund, derisa të
kërcasë dhe të bllokohet në vend. Nëse shikoni treguesin e
kuq siç tregohet në figurë, nuk është e bllokuar plotësisht.
KUJDES:
Vendoseni gjithnjë plotësisht kutinë
e baterisë derisa treguesi i kuq të mos duket. Në
të kundërt, ajo mund të bjerë aksidentalisht nga vegla
duke ju lënduar juve ose personin pranë jush.
KUJDES:
Mos e vendosni me forcë kutinë e
baterisë. Nëse kutia nuk hyn lehtë, nuk po e futni siç
duhet.
Sistemi i mbrojtjes së veglës/baterisë
Vegla është e pajisur me një sistem të mbrojtjes së
veglës/baterisë. Ky sistem ndërpret automatikisht
energjinë në motor për të zgjatur jetëgjatësinë e veglës
dhe baterisë. Vegla do të ndalojë automatikisht gjatë
punës nëse vegla ose bateria janë vendosur sipas
një prej kushteve të mëposhtme. Treguesit ndizen në
rrethana të caktuara.
Mbrojtja nga mbingarkesa
Kur vegla vihet në punë në një mënyrë që e bën atë të
tërheqë një korrent më të lartë nga normalja, vegla fiket
automatikisht pa dhënë asnjë shenjë. Në këtë situatë,
fikeni veglën dhe ndaloni punën që shkaktoi mbingarkesën
e veglës. Pastaj ndizeni veglën për ta rinisur.
Mbrojtja ndaj mbinxehjes
Kur vegla mbinxehet, vegla ndalon automatikisht. Lëreni
veglën të ftohet përpara se ta ndizni sërish veglën.
Mbrojtja nga mbishkarkimi
Kur kapaciteti i baterisë ulet, vegla ndalon
automatikisht. Nëse produkti nuk funksionon edhe kur
shtypen çelësat, hiqni bateritë nga vegla dhe ngarkojini
ato.
Treguesi i kapacitetit të mbetur të
baterive
Vetëm për kuti baterie me llambë
► Fig.2: 1. Llambat treguese 2. Butoni i kontrollit
Shtypni butonin e kontrollit në kutinë e baterisë për
të treguar kapacitetin e mbetur të baterisë. Llambat
treguese ndizen për pak sekonda.
Llambat treguese
Ndezur
SHËNIM: Në varësi të kushteve të përdorimit dhe
të temperaturës së ambientit, treguesi mund të
ndryshojë paksa nga kapaciteti aktual.
SHËNIM: Llamba e parë e treguesit (në fund majtas)
do të pulsojë kur sistemi i mbrojtjes së baterisë është
në punë.
Pozicioni i kutisë së çelësave
Kutia e çelësave mund të lidhet në të dyja anët e rripit
të poshtëm. Rregulloni kordonin në mënyrë që kutia
e çelësave të jetë në anën e dëshiruar prej jush. Për
të parandaluar dëmtimin e kordonit, kalojeni kordonin
përmes grepit siç ilustrohet.
► Fig.3: 1. Grepi 2. Kordoni
Regjistrimi i rripave
Mund të regjistrohet shtrëngimi i rripave të shpatullave,
rripave të sipërm dhe të poshtëm. Futni në fillim krahët
nëpër rripat e shpatullave dhe më pas shtrëngoni rripat
e poshtëm dhe të sipërm. Për ta shtrënguar, tërhiqni
fundin e rripit siç ilustrohet. Për ta liruar, tërhiqni lart
fundin e shtrëngueses.
Rripi i poshtëm
► Fig.4: 1. Rripi 2. Shtrënguesi
Rripat e krahut
► Fig.5: 1. Rripi 2. Shtrënguesi
Rripi i sipërm
► Fig.6: 1. Rripi 2. Shtrënguesi
33 SHQIP
Fikur
Duke pulsuar
Kapaciteti i
mbetur
75% deri
100%
50% deri 75%
25% deri 50%
0% deri 25%
Ngarkojeni
baterinë.
Llambushka
mund të ketë
keqfunksionuar.

Advertisement

Table of Contents
loading

This manual is also suitable for:

Dvc261zx

Table of Contents