Makita DLM480 Instruction Manual page 42

Cordless lawn mower
Hide thumbs Also See for DLM480:
Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 1
4.
Hapni kapësen e sipërme dhe bashkojeni me strukturën.
► Fig.9
5.
Bashkoni të gjitha kapëset e tjera, siç tregohet në
figurë. Sigurohuni që të gjitha kapëset të bashkohen në
mënyrë të sigurt me strukturën.
► Fig.10: 1. Kapësja
Instalimi ose heqja e koshit të barit
Për të instaluar koshin e barit, ndiqni hapat e
mëposhtëm.
1.
Hapni kapakun e pasmë.
► Fig.11: 1. Kapaku i pasmë
2.
Mbani dorezën e koshit të barit dhe më pas
futeni koshin e barit në shufrën e trupit të kositëses siç
tregohet në figurë.
► Fig.12: 1. Koshi i barit 2. Doreza 3. Shufra
Për të hequr koshin e barit, hapni kapakun e pasmë dhe
më pas hiqni koshin e barit duke mbajtur dorezën.
Vendosja e aksesorit të plehërimit
1.
Hapni kapakun e pasmë dhe më pas hiqni koshin
e barit.
► Fig.13: 1. Kapaku i pasmë 2. Koshi i barit
2.
Montoni aksesorin e plehërimit duke shtyrë deri në
fund mënyrë që zgjatimet e tij të përshtaten në vrimat e
makinerisë.
► Fig.14: 1. Aksesori i plehërimit 2. Pjesa e dalë
PËRSHKRIMI I PUNËS
Instalimi ose heqja e kutisë së
baterisë
KUJDES:
Fikeni gjithmonë makinerinë
përpara se të instaloni ose hiqni kutinë e baterisë.
KUJDES:
Mbajeni fort makinerinë dhe kutinë
e baterisë kur montoni ose hiqni kutinë e baterisë.
Mosmbajtja fort e makinerisë dhe e kutisë së baterisë
mund të bëjë që t'ju rrëshqasin nga duart dhe të
shkaktohet dëmtim i makinerisë dhe i kutisë së
baterisë, si dhe lëndim i personit.
KUJDES:
Sigurohuni që të bllokoni kapakun
e baterisë përpara përdorimit. Përndryshe, balta,
pluhuri ose uji mund të dëmtojnë produktin ose kutinë
e baterisë.
KUJDES:
Vendoseni gjithnjë plotësisht kutinë
e baterisë derisa treguesi i kuq të mos duket.
Në të kundërt, ajo mund të bjerë aksidentalisht nga
makineria duke ju lënduar juve ose personin pranë
jush.
KUJDES:
Mos e vendosni me forcë kutinë e
baterisë. Nëse kutia nuk hyn lehtë, nuk po e futni siç
duhet.
KUJDES:
Mbajeni mirë kapakun e baterisë kur
montoni ose hiqni kutinë e baterisë.
SHËNIM: Makineria nuk punon vetëm me një kuti
baterie.
Për të instaluar kutinë e baterisë;
1.
Tërhiqni lart levën, më pas hapni kapakun e
baterisë.
► Fig.15: 1. Kapaku i baterisë 2. Leva e bllokimit
2.
Bashkërenditni gjuhëzën e kutisë së baterisë me
të çarën në makineri, më pas rrëshqiteni kutinë derisa
të bllokohet në vend me një kërcitje.
► Fig.16: 1. Kutia e baterisë
3.
Futni deri në fund çelësin e bllokimit në vendin që
tregon figura.
► Fig.17: 1. Çelësi i bllokimit
4.
Mbyllni kapakun e baterisë dhe shtyjeni derisa të
jetë mbyllur me levën e bllokimit.
Për të hequr kutinë e baterisë;
1.
Tërhiqni lart levën e bllokimit të kapakut të
baterisë dhe hapni kapakun e baterisë.
2.
Tërhiqni kutinë e baterisë nga makineria ndërsa
rrëshqitni butonin në pjesën e përparme të kutisë.
3.
Nxirrni çelësin e bllokimit.
4.
Mbyllni kapakun e baterisë.
Sistemi i mbrojtjes së makinerisë/
baterisë
Makineria është e pajisur me një sistem për mbrojtjen e
makinerisë/baterisë. Ky sistem ndërpret automatikisht
energjinë në motor për të zgjatur jetëgjatësinë e
makinerisë dhe baterisë. Makineria do të ndalojë
automatikisht gjatë punës nëse makineria ose bateria
janë vendosur sipas njërit prej kushteve të mëposhtme:
Mbrojtja nga mbingarkesa
Nëse bateria përdoret në mënyrë të tillë që të kërkojë
nivele të larta anormale rryme, makineria ndalon
automatikisht dhe llamba e rrymës kryesore pulson në
ngjyrë të gjelbër. Në këtë situatë, fikeni makinerinë dhe
ndaloni punën që shkaktoi mbingarkesën e makinerisë.
Pastaj ndizeni makinerinë për ta rinisur.
Mbrojtja ndaj mbinxehjes
Kur makineria ose bateria është mbinxehur, makineria
ndalon automatikisht dhe llamba e rrymës kryesore
ndizet në të kuqe. Në këtë rast, lëreni makinerinë
dhe baterinë të ftohen përpara se ta ndizni sërish
makinerinë.
Mbrojtja nga mbishkarkimi
Kur kapaciteti i baterisë nuk mjafton, makineria ndalon
automatikisht dhe llamba e rrymës kryesore pulson në
të kuqe. Në këtë rast, hiqni baterinë nga makineria dhe
karikoni kutitë e baterive ose ndërroni kutitë e baterive
me të karikuara plotësisht.
42 SHQIP

Advertisement

Table of Contents
loading

Table of Contents