Makita DLM480 Instruction Manual page 38

Cordless lawn mower
Hide thumbs Also See for DLM480:
Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 1
4.
Kini parasysh se përdoruesi është përgjegjës
për aksidentet ose rreziqet që mund t'u
ndodhin personave të tjerë ose pronës së tyre.
5.
Fëmijët duhet të mbikëqyren për t'u siguruar
se nuk luajnë me kositësen.
6.
Gjendja fizike – Mos e përdorni kositësen kur
jeni nën ndikimin e drogës, alkoolit ose ndonjë
medikamenti.
Përgatitja
1.
Gjatë përdorimit të kositëses vishni gjithmonë
këpucë të forta dhe pantallona të gjata. Mos
e përdorni kositësen kur jeni zbathur apo kur
keni veshur sandale të hapura. Shmangni
veshjen e rrobave të gjera ose mbajtjen e
bizhuterive që kanë kordonë ose fije që varen.
Ato mund të ngecin në pjesët lëvizëse.
Përpara përdorimit, gjithmonë inspektoni
2.
kositësen për mbrojtëse të dëmtuara, që
mungojnë ose që janë të vendosura gabimisht.
3.
Sigurohuni që në zonë të mos ketë njerëz
të tjerë përpara se të nisni kositjen. Fikeni
kositësen nëse ndokush afrohet në zonë.
Mos e futni çelësin e bllokimit në kositëse
4.
derisa ajo të jetë gati për t'u përdorur.
Gjithmonë mbani veshje mbrojtëse për të
5.
mbrojtur sytë nga lëndimi kur përdorni veglat
elektrike. Syzet mbrojtëse duhet të jenë në
pajtim me ANSI Z87.1 në SHBA, EN 166 në
Evropë ose AS/NZS 1336 në Australi/Zelandën
e Re. Në Australi/Zelandën e Re, ligji kërkon që
të mbahet gjithashtu edhe një mbrojtëse fytyre
për të mbrojtur fytyrën.
Është përgjegjësi e punëdhënësit të detyrojë
përdorimin e pajisjeve të duhura mbrojtëse
për sigurinë nga punëtorët dhe nga personat e
tjerë që ndodhen pranë ambienteve të punës.
6.
Përpara përdorimit kontrolloni me kujdes fletët
ose bulonat e fletëve për krisje ose dëmtime.
Zëvendësoni menjëherë fletët ose bulonat e
fletëve të krisura ose të dëmtuara.
7.
Hiqni materialet e huaja si gurët, telat, shishet,
kockat dhe shkopinjtë e mëdhenj nga zona
e punës përpara se të nisni kositjen për të
parandaluar lëndimin personal ose dëmtimin e
kositëses.
8.
Objektet që goditen nga disku i kositëses
mund të shkaktojnë lëndime të rënda ndaj
personave. Duhet të ekzaminoni gjithmonë me
kujdes oborrin dhe të hiqni të gjitha objektet
përpara se të kositni barin.
9.
Shikoni për gropa, vija, gunga, gurë ose
objekte të tjera të fshehura. Terreni i paniveluar
mund të shkaktojë aksident rrëshqitjeje dhe
rrëzimi. Bari i lartë mund të fshehë pengesa.
10. Përdorni pajisje mbrojtëse personale.
Mbani gjithmonë mbrojtëse për sytë. Pajisjet
mbrojtëse, si maska kundër pluhurit, këpucët e
sigurisë kundër rrëshqitjes, kaskat e forta ose
mbrojtëset ndaj zhurmës të përdorura për kushtet
e duhura reduktojnë lëndimet personale.
Përdorimi
1.
Mos u zgjatni më shumë seç duhet. Mbani
në çdo moment ruani ekuilibrin. Siguroni
mbështetje të mirë të këmbëve në zona të
pjerrëta. Ecni, mos vraponi asnjëherë.
2.
Ndalojeni kositësen dhe hiqni çelësin e
bllokimit dhe sigurohuni që të gjitha pjesët
lëvizëse të kenë ndaluar plotësisht:
- sa herë që lini kositësen vetëm,
- përpara se të pastroni bllokimet apo të
zhbllokoni marmitën,
- përpara se të kontrolloni, pastroni ose të
punoni me kositësen,
- pasi keni goditur objekte të huaja. Inspektoni
kositësen për dëmtime dhe bëni riparime
përpara se ta rindizni dhe ta përdorni,
- kur kositësja fillon të dridhet në mënyrë
jonormale.
3.
Mos e përdorni kurrë kositësen me mbrojtëse
me defekt ose pa montuar në vendin e
duhur pajisje sigurie, për shembull pajisjet
shmangëse dhe/ose koshin e barit.
Shmangni përdorimin e kositëses në kushte të
4.
këqija atmosferike, veçanërisht kur ka rrezik
për vetëtima.
5.
Mbani mbrojtëse për sytë dhe këpucë të forta
gjatë gjithë kohës së përdorimit të kositëses.
6.
Përdoreni kositësen vetëm gjatë ditës ose në
kushte të mira ndriçimi artificial.
7.
Ndizeni kositësen me kujdes sipas
udhëzimeve dhe me këmbët larg diskut
(disqeve).
Bëni kujdes të mos lëndoni këmbët dhe duart
8.
me fletët e kositëses.
9.
Sigurohuni gjithmonë që vrimat e ajrosjes të
mbahen të pastra nga papastërtitë.
10. Kositni përmes faqeve të pjerrinave, asnjëherë
lart e poshtë. Bëni kujdes të veçantë kur
ndryshoni drejtimin në zonat e pjerrëta. Mos
kositni në zona me pjerrësi shumë të madhe.
Tregoni shumë kujdes kur ndryshoni drejtimin
11.
e kositëses ose kur e tërhiqni drejt vetes.
12. Ndaloni diskun(disqet) nëse kositësja duhet
anuar për transportim, kur kaloni në sipërfaqe
ku nuk ka bar dhe kur e transportoni nga apo
për në zonën e përdorimit.
13. Mos e anoni kositësen kur ndizni motorin,
përveçse kur kositësja duhet të anohet për t'u
ndezur. Në këtë rast mos e anoni më shumë
nga sa është absolutisht e nevojshme dhe
ngrini vetëm pjesën që është larg përdoruesit.
Gjithmonë sigurohuni që të dyja duart të jenë
pozicionin e përdorimit përpara se ta ktheni në
tokë kositësen.
38 SHQIP

Advertisement

Table of Contents
loading

Table of Contents