Makita HR1840 Instruction Manual page 18

Hide thumbs Also See for HR1840:
Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 1
Çelësi i ndryshimit të veprimit
KUJDES:
Kontrolloni gjithmonë drejtimin e
rrotullimit përpara përdorimit.
VINI RE:
Përdorni çelësin e ndryshimit vetëm
pasi vegla të ndalojë plotësisht. Ndryshimi i
drejtimit të rrotullimit përpara se të ndalojë vegla
mund të dëmtojë veglën.
VINI RE:
Kur ndërroni drejtimin e rrotullimit,
sigurohuni që ta vendosni çelësin e ndryshimit
në pozicionin
(ana A) ose
kur tërhiqet këmbëza e çelësit, motori mund të mos
rrotullohet ose vegla mund të mos punojë siç duhet.
► Fig.3: 1. Leva e ndryshimit të veprimit
Vegla ka një çelës ndryshimi për të ndryshuar drejtimin
e rrotullimit. Lëvizni levën e çelësit të ndryshimit në
pozicionin (ana A) për rrotullim në drejtim orar ose në
pozicionin (ana B) për rrotullim në drejtim kundërorar.
Zgjedhja e mënyrës së veprimit
VINI RE:
Mos e rrotulloni dorezën për ndryshimin
e modalitetit të punës kur vegla është ndezur.
Vegla mund të dëmtohet.
VINI RE:
Për të shmangur konsumimin e shpejtë
të mekanizmit të ndryshimit të modalitetit,
sigurohuni që doreza për ndryshimin e modalitetit
të punës të jetë vendosur siç duhet në një nga
pozicionet e modalitetit të punës.
Rrotullimi me goditje
Për shpime në beton, në mur etj. rrotulloni dorezën
për ndryshimin e modalitetit të punës në simbolin
Përdorni një punto me majë karbiti.
► Fig.4: 1. Doreza për ndryshimin e modalitetit të
punës
Vetëm rrotullim
Për shpim në materiale druri, metali ose plastike, rrotulloni
dorezën për ndryshimin e modalitetit të punës në simbolin .
Përdorni një punto shpimi turjelë ose punto shpimi për dru.
► Fig.5: 1. Doreza për ndryshimin e modalitetit të
punës
Kufizuesi i rrotullimit
VINI RE:
Sapo të aktivizohet kufizuesi i
rrotullimit, fikni menjëherë veglën. Kjo ndihmon në
parandalimin e konsumimit të parakohshëm të veglës.
VINI RE:
Punto shpimi, si sharra për vrima,
që kanë tendencë të bllokohen ose të ngecin
lehtësisht në vrimë nuk janë të përshtatshme për
këtë vegël. Kjo do të bëjë që kufizuesi i rrotullimit të
aktivizohet shumë shpesh.
Kufizuesi i rrotullimit do të aktivizohet kur të arrihet një
nivel i caktuar i rrotullimit. Motori do të shkëputet nga
boshti në dalje. Nëse ndodh diçka e tillë, puntoja ndalon
së rrotulluari.
(ana B). Ndryshe,
.
18 ALBANIAN
MONTIMI
KUJDES:
Jini gjithnjë të sigurt që vegla është
fikur dhe hequr nga korrenti përpara se të bëni
ndonjë punë mbi të.
Mbajtëse anësore (dorezë
ndihmëse)
KUJDES:
Përdorni gjithmonë mbajtësen
anësore për të garantuar funksionim të sigurt.
KUJDES:
Pas instalimit apo rregullimit të
mbajtëses anësore, sigurohuni që mbajtësja
anësore të jetë mbërthyer mirë.
Instalojeni mbajtësen anësore në mënyrë të tillë që
kanalet në mbajtëse të përshtaten me pjesët e dala
në trupin e veglës. Rrotulloni dorezën në drejtim të
akrepave të orës për ta siguruar. Doreza mund të
fiksohet në këndin e dëshiruar.
► Fig.6: 1. Mbajtësja anësore
Grasoja
Lyejeni paraprakisht me një sasi të vogël grasoje (rreth
0,5-1 g) pjesën boshtore të puntos së shpimit.
Ky grasatim mundëson një punë më të shtruar dhe
jetëgjatësi shërbimi.
Instalimi ose heqja e puntos së
shpimit
Pastrojeni pjesën boshtore të puntos së shpimit dhe
lyejeni me graso përpara se të vendosni punton e
shpimit.
► Fig.7: 1. Pjesa boshtore 2. Grasoja
Futeni punton e shpimit në vegël. Rrotullojeni punton e
shpimit dhe shtyjeni derisa të mbërthehet.
Pas vendosjes së puntos së shpimit, sigurohuni
gjithmonë që puntoja e shpimit është siguruar mirë në
vend duke u përpjekur ta nxirrni.
► Fig.8: 1. Maja e puntos
Për të hequr punton e shpimit, tërhiqni poshtë deri
në fund kapakun e mandrinos dhe nxirreni punton e
shpimit jashtë.
► Fig.9: 1. Maja e puntos 2. Kapaku i mandrinës
Matësi i thellësisë
Matësi i thellësisë është i përshtatshëm për shpimin e
vrimave me thellësi të njëtrajtshme. Lironi mbajtësen
anësore dhe fusni matësin e thellësisë në vrimë në
mbajtësen anësore. Rregulloni matësin e thellësisë në
thellësinë e dëshiruar dhe shtrëngoni mirë mbajtësen
anësore.
► Fig.10: 1. Vrima 2. Matësi i thellësisë
SHËNIM: Sigurohuni që matësi i thellësisë të mos
prekë trupin kryesor të veglës kur bashkohet.

Advertisement

Table of Contents
loading

This manual is also suitable for:

Hr1841f

Table of Contents