Makita HR1840 Instruction Manual page 17

Hide thumbs Also See for HR1840:
Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 1
PARALAJMËRIME SIGURIE
Paralajmërimet e përgjithshme për
sigurinë e veglës
PARALAJMËRIM:
paralajmërimet për sigurinë, udhëzimet, ilustrimet dhe
specifikimet e dhëna me këtë vegël elektrike. Mosndjekja
e të gjitha udhëzimeve të renditura më poshtë mund të
shkaktojë goditje elektrike, zjarr dhe/ose lëndim të rëndë.
Ruajini të gjitha paralajmërimet
dhe udhëzimet për të ardhmen.
Termi "vegël elektrike" në paralajmërime i referohet
veglës elektrike që përdoret e lidhur në prizë (me
kordon) ose veglës së përdorur me bateri (pa kordon).
PARALAJMËRIME SIGURIE PËR
ÇEKIÇIN RROTULLUES
1.
Mbani mbrojtëse për veshët. Ekspozimi ndaj
zhurmës mund të shkaktojë humbjen e dëgjimit.
2.
Përdorni dorezën(at) ndihmëse nëse jepen
bashkë me pajisjen. Humbja e kontrollit mund të
shkaktojë dëmtime personale.
3.
Mbajeni veglën elektrike te sipërfaqet kapëse të izoluara
kur të jeni duke kryer një veprim në të cilin aksesori
prerës mund të prekë tela të fshehura ose kordonin e
vet. Nëse aksesori prerës prek një tel me rrymë, atëherë
pjesët metalike të veglës elektrike elektrizohen dhe mund t'i
shkaktojnë përdoruesit goditje elektrike.
4.
Mbani kapele të fortë (helmetë sigurie), syze
sigurie dhe/ose mbrojtëse fytyre. Syzet e
zakonshme ose syzet e diellit NUK janë syze
sigurie. Gjithashtu rekomandohet që të mbani
maskë kundër pluhurit dhe doreza të trasha.
Sigurohuni që puntoja të jetë e siguruar në
5.
vend përpara përdorimit.
6.
Në përdorim normal, vegla është projektuar që të
prodhojë dridhje. Vidat mund të lirohen lehtësisht,
duke shkaktuar prishje ose aksident. Kontrolloni me
kujdes shtrëngimin e vidave përpara përdorimit.
Në mot të ftohtë ose kur vegla nuk është përdorur
7.
për një kohë të gjatë, lëreni veglën të ngrohet për
pak kohë duke e përdorur pa ngarkesë. Kjo do
të lehtësojë lubrifikimin. Funksionimi me goditje
është i vështirë pa pasur nxehjen e duhur.
8.
Gjithmonë sigurohuni që të keni bazament të fortë
qëndrimi. Sigurohuni që të mos ketë njeri poshtë
ndërkohë që e përdorni pajisjen në vende të larta.
9.
Mbajeni veglën fort me të dyja duart.
10. Mbajini duart larg pjesëve lëvizëse.
11.
Mos e lini veglën të ndezur. Përdoreni veglën
vetëm duke e mbajtur në dorë.
12. Ndërsa punoni, mos ia drejtoni veglën asnjërit
prej personave në zonë. Puntoja mund të
fluturojë dhe mund të lëndojë rëndë ndonjë njeri.
13. Mos e prekni punton, pjesët afër puntos ose
materialin e punës, menjëherë pas veprimit;
ato mund të jenë shumë të nxehta dhe mund
t'ju djegin lëkurën.
Lexoni të gjitha
14. Disa materiale përmbajnë kimikate që mund të
jenë toksike. Kini kujdes që të parandaloni thithjen
e pluhurave dhe kontaktin me lëkurën. Ndiqni të
dhënat e sigurisë nga furnizuesi i materialit.
15. Mos e prekni prizën e rrymës me duar të lagura.
RUAJINI KËTO UDHËZIME.
PARALAJMËRIM:
familjarizimi me produktin (të fituara nga përdorimi
i shpeshtë) të zëvendësojnë zbatimin me përpikëri
të rregullave të sigurisë për produktin në fjalë.
KEQPËRDORIMI ose mosndjekja e rregullave të
sigurisë të dhëna në këtë manual përdorimi mund
të shkaktojnë dëmtime të rënda personale.
PËRSHKRIMI I PUNËS
KUJDES:
Sigurohuni gjithmonë që vegla
është fikur dhe hequr nga korrenti përpara se ta
rregulloni apo t'i kontrolloni funksionet.
Veprimi i ndërrimit
KUJDES:
Përpara se ta vendosni veglën në
korrent, kontrolloni gjithmonë nëse këmbëza
e çelësit është në pozicionin e duhur dhe nëse
kthehet në pozicionin "FIKUR" kur lëshohet.
KUJDES:
Çelësi mund të bllokohet në
pozicionin "NDEZUR" për lehtësi të përdoruesit
gjatë përdorimit të zgjatur. Bëni kujdes kur
bllokoni veglën në pozicionin "NDEZUR" dhe
shtrëngojeni mirë veglën.
► Fig.1: 1. Këmbëza e çelësit 2. Butoni i zhbllokimit
Për ta ndezur veglën, thjesht tërhiqni këmbëzën e çelësit.
Shpejtësia e veglës rritet me rritjen e trysnisë në këmbëzën
e çelësit. Lëshoni këmbëzën e çelësit për ta fikur.
Për punë të vazhdueshme, tërhiqni këmbëzën e çelësit,
shtypni butonin e bllokimit dhe më pas lëshoni këmbëzën
e çelësit. Për ta hequr veglën nga pozicioni i bllokimit,
tërhiqni plotësisht këmbëzën e çelësit dhe pastaj lëshojeni.
Ndezja e llambës së përparme
Për HR1841F
► Fig.2: 1. Këmbëza e çelësit 2. Llamba
KUJDES:
Mos e shikoni direkt dritën ose
burimin e dritës.
Për të ndezur llambën, tërhiqni këmbëzën e çelësit.
Lëshoni këmbëzën e çelësit për ta fikur.
VINI RE:
Mos përdorni hollues ose benzinë për
të pastruar llambën. Tretësira të tilla mund ta
dëmtojnë atë.
SHËNIM: Përdorni një leckë të thatë për të fshirë
papastërtitë nga lentet e llambës. Bëni kujdes të mos
gërvishtni lentet e llambës, në të kundërt ajo do të ulë
ndriçimin.
17 ALBANIAN
MOS lejoni që njohja ose

Advertisement

Table of Contents
loading

This manual is also suitable for:

Hr1841f

Table of Contents