Makita DLM382 Instruction Manual page 31

Hide thumbs Also See for DLM382:
Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 1
SHËNIM: Kositësja nuk ndizet pa shtypur butonin e
çelësit, edhe nëse e keni tërhequr levën e çelësit.
SHËNIM: Kositësja mund të mos niset për shkak të
mbingarkesës kur provoni të kositni bar të gjatë ose të
dendur njëkohësisht. Në këtë rast rrisni lartësinë e kositjes.
Kositësja është e pajisur me çelës sinkronizimi dhe çelës
doreze. Nëse vini re diçka të pazakontë me një nga këto
çelësa ndaloni menjëherë punën dhe kontrollojini në
qendrën më të afërt të shërbimit të autorizuar nga Makita.
1.
Instaloni kutitë e baterisë. Futni çelësin e bllokimit në
çelësin e ndërbllokimit dhe më pas mbyllni kapakun e baterisë.
► Fig.18: 1. Kutia e baterisë 2. Çelësi i bllokimit
2.
Shtypni butonin e çelësit dhe mbajeni shtypur.
3.
Kapni dorezën e sipërme dhe tërhiqni levën e çelësit.
► Fig.19: 1. Butoni i çelësit 2. Leva e çelësit
4.
Lëshoni butonin e çelësit sapo motori nis të
punojë. Kositësja do të vazhdojë të punojë derisa të
lëshoni levën e çelësit.
5.
Lëshoni levën e çelësit për të ndaluar motorin.
Rregullimi i lartësisë së kositjes
PARALAJMËRIM:
dorën ose këmbën poshtë trupit të kositëses kur
rregulloni lartësinë e kositjes.
PARALAJMËRIM:
që të keni futur mirë levën në kanal përpara
përdorimit.
Lartësia e kositjes mund të rregullohet në një nivel mes
20 mm dhe 75 mm.
1.
Hiqni çelësin e bllokimit.
2.
Tërhiqni levën e rregullimit të lartësisë së kositjes
përpara trupit të kositëses dhe lëvizeni në lartësinë e
dëshiruar të kositjes.
► Fig.20: 1. Leva e rregullimit të lartësisë së kositjes
SHËNIM: Figurat e lartësisë së kositjes duhet të
përdoren vetëm si udhëzuese. Në varësi të kushteve të
lëndinës ose të tokës, lartësia aktuale e kositjes mund
të jetë paksa e ndryshme nga lartësia e vendosur.
SHËNIM: Provoni një kositje prove të barit në një pjesë
jo shumë të dukshme që të arrini lartësinë e duhur.
Treguesi i nivelit të barit
► Fig.21: 1. Treguesi i nivelit të barit
Treguesi i nivelit të barit tregon volumin e barit të
kositur.
Kur koshi i barit nuk është plot, treguesi qëndron
pezull gjatë kositjes.
Kur koshi i barit është plot, treguesi nuk qëndron
pezull gjatë kositjes. Në këtë rast, ndaloni
menjëherë kositjen dhe boshatisni koshin. Pasi të
boshatisni koshin, pastrojeni në mënyrë që rrjeta e
saj të lejojë kalimin e ajrit.
SHËNIM: Treguesi është udhëzues i përafërt. Në
varësi të gjendjes brenda koshit, ky tregues mund të
mos funksionojë siç duhet.
Asnjëherë mos e vendosni
Gjithmonë sigurohuni
Përdorimi i aksesorit të plehërimit
Aksesor opsional
Aksesori i plehërimit ju lejon që ta ktheni barin e prerë
në tokë pa e mbledhur barin e prerë në koshin e barit.
Kur e përdorni makinerinë me aksesorin e plehërimit,
sigurohuni që të hiqni koshin e barit.
VINI RE:
Kur e përdorni makinerinë me aksesorin
e plehërimit, sigurohuni që gjatësia totale e barit
të jetë 30 mm ose më shumë, ose gjatësia e
prerjes është 15 mm ose më pak.
► Fig.22: (1) 30 mm ose më shumë (2) 15 mm ose më pak
PËRDORIMI
Kositja
PARALAJMËRIM:
kositjen, hiqni gurët dhe shkopinjtë nga zona
e kositjes. Më pas, hiqni paraprakisht bimët e
mëdha nga zona e kositjes.
PARALAJMËRIM:
mbrojtëse ose syzet e sigurisë me mbrojtëse në
anë gjatë përdorimit të kositëses.
KUJDES:
Nëse brenda në trupin e kositëses
bllokohet bar i prerë ose ndonjë objekt i huaj, sigurohuni
që të hiqni çelësin e bllokimit dhe kutinë e baterisë dhe të
vishni doreza përpara se të hiqni barin ose objektin e huaj.
VINI RE:
Përdoreni këtë makineri vetëm për
kositjen e barit dekorativ. Mos kositni barërat e
këqija me këtë makineri.
► Fig.23
Gjatë kositjes mbajeni fort me të dyja duart dorezën.
Si udhëzues shpejtësia e kositjes është rreth 1 metër
në 4 sekonda.
► Fig.24
Anët e jashtme të rrotave të përparme janë udhëzuese
për gjerësinë e kositjes. Duke i përdorur anët e jashtme të
rrotave të përparme si udhëzuese, kositni në vija gjatësore.
Mbivendosni një të dytën deri në një të tretën e shiritit të
mëparshëm për të kositur barin në mënyrë të njëtrajtshme.
► Fig.25: 1. Gjerësia e kositjes 2. Zona e
mbivendosjes 3. Ana e jashtme
Ndryshoni drejtimin e kositjes çdo herë për të mos
lejuar që motivi i barit të formohet vetëm në një drejtim.
► Fig.26
Kontrolloni periodikisht koshin e barit për barin e kositur.
Zbrazeni barin përpara se të mbushet. Përpara çdo
kontrolli periodik, sigurohuni që ta keni ndaluar kositësen,
më pas hiqni çelësin e bllokimit dhe kutinë e baterisë.
VINI RE:
Përdorimi i kositëses kur koshi i barit
është plot parandalon rrotullimin pa probleme të
fletës dhe ngarkon më tepër motorin, gjë e cila
mund të çojë në prishjen e tij.
31 ALBANIAN
Përpara se të nisni
Vendosni gjithmonë syzet

Advertisement

Table of Contents
loading

This manual is also suitable for:

Dlm432

Table of Contents