Makita DLM382 Instruction Manual page 27

Hide thumbs Also See for DLM382:
Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 1
Përdorimi
1.
Mos u zgjatni më shumë seç duhet. Mbani
në çdo moment ruani ekuilibrin. Siguroni
mbështetje të mirë të këmbëve në zona të
pjerrëta. Ecni, mos vraponi asnjëherë.
Ndalojeni kositësen dhe hiqni çelësin e
2.
bllokimit dhe sigurohuni që të gjitha pjesët
lëvizëse të kenë ndaluar plotësisht:
- sa herë që lini kositësen vetëm,
- përpara se të pastroni bllokimet apo të
zhbllokoni marmitën,
- përpara se të kontrolloni, pastroni ose të
punoni me kositësen,
- pasi keni goditur objekte të huaja. Inspektoni
kositësen për dëmtime dhe bëni riparime
përpara se ta rindizni dhe ta përdorni,
- kur kositësja fillon të dridhet në mënyrë jonormale.
3.
Mos e përdorni kurrë kositësen me mbrojtëse
me defekt ose pa montuar në vendin e
duhur pajisje sigurie, për shembull pajisjet
shmangëse dhe/ose koshin e barit.
4.
Shmangni përdorimin e kositëses në kushte të
këqija atmosferike, veçanërisht kur ka rrezik
për vetëtima.
5.
Mbani mbrojtëse për sytë dhe këpucë të forta
gjatë gjithë kohës së përdorimit të kositëses.
6.
Përdoreni kositësen vetëm gjatë ditës ose në
kushte të mira ndriçimi artificial.
Ndizeni kositësen me kujdes sipas udhëzimeve
7.
dhe me këmbët larg diskut (disqeve).
8.
Bëni kujdes të mos lëndoni këmbët dhe duart
me fletët e kositëses.
9.
Sigurohuni gjithmonë që vrimat e ajrosjes të
mbahen të pastra nga papastërtitë.
10. Kositni përmes faqeve të pjerrinave, asnjëherë
lart e poshtë. Bëni kujdes të veçantë kur
ndryshoni drejtimin në zonat e pjerrëta. Mos
kositni në zona me pjerrësi shumë të madhe.
11.
Tregoni shumë kujdes kur ndryshoni drejtimin
e kositëses ose kur e tërhiqni drejt vetes.
12. Ndaloni diskun(disqet) nëse kositësja duhet
anuar për transportim, kur kaloni në sipërfaqe
ku nuk ka bar dhe kur e transportoni nga apo
për në zonën e përdorimit.
13. Mos e anoni kositësen kur ndizni motorin,
përveçse kur kositësja duhet të anohet për t'u
ndezur. Në këtë rast mos e anoni më shumë nga
sa është absolutisht e nevojshme dhe ngrini
vetëm pjesën që është larg përdoruesit. Gjithmonë
sigurohuni që të dyja duart të jenë pozicionin e
përdorimit përpara se ta ktheni në tokë kositësen.
14. Mos i vendosni duart ose këmbët pranë apo
nën pjesët rrotulluese. Qëndroni gjithmonë
larg vrimës së shkarkimit.
15. Mos e transportoni kositësen kur kositësja
është e ndezur.
16. Shmangni përdorimin e kositëses në bar të lagur.
17. Mos e përdorni kurrë kositësen në shi.
18. Mbajeni gjithmonë fort dorezën.
19. Mos kapni me dorë disqet prerëse ose tehet prerëse
të ekspozuara kur e ngrini ose mbani kositësen.
20. Mbajini këmbët dhe duart larg disqeve
rrotulluese. Kujdes - Disqet rrëshqasin pasi
kositësja fiket.
21. Ndaloni menjëherë përdorimin nëse vini re diçka
të pazakontë. Fikni kositësen dhe hiqni çelësin e
bllokimit. Pastaj kontrolloni kositësen.
22. Asnjëherë mos u përpiqni të bëni rregullime
të lartësisë së prerjes ndërkohë që kositësja
është në lëvizje nëse kositësja ka veçorinë e
rregullimit të lartësisë së prerjes.
23. Lëshoni levën e çelësit dhe prisni që fleta
të ketë ndaluar përpara se të kaloni rrugët,
rrugicat ose ndonjë zonë të mbuluar me
zhavorr. Gjithashtu, hiqni çelësin e bllokimit
nëse lini kositësen vetëm, zgjasni dorën për të
kapur ose hequr diçka që keni përpara ose për
ndonjë arsye tjetër që mund t'ju shpërqendrojë
nga puna që po bëni.
24. Nëse kositësja godet një objekt të huaj, ndiqni
hapat e mëposhtme:
- Fikni kositësen, lëshoni levën e çelësit dhe
prisni derisa disku të ketë ndaluar plotësisht.
- Hiqni çelësin e bllokimit dhe kutinë e baterisë.
- Kontrolloni mirë kositësen për ndonjë dëmtim.
- Zëvendësoni diskun nëse ka ndonjë dëmtim.
Riparoni çdo dëmtim përpara se të rinisni ose
të vazhdoni punën me kositësen.
25. Mos e ndizni kositësen kur jeni duke qëndruar
përpara vrimës së shkarkimit.
26. Nëse kositësja nis të ketë dridhje jo normale
(kontrollojeni menjëherë)
- inspektoni për dëmtim,
- zëvendësoni ose riparoni pjesët e dëmtuara,
- kontrolloni dhe shtrëngoni pjesët e liruara.
27. Asnjëherë mos ia drejtoni materialin e shkarkuar
dikujt. Shmangni shkarkimin e materialit
kundrejt një muri ose pengese. Materiali mund të
bëjë rikoshetë drejt përdoruesit. Ndalojeni fletën kur
kaloni mbi sipërfaqe me zhavorr.
28. Mos e tërhiqni kositësen prapa përveçse
kur është absolutisht e nevojshme. Kur jeni i
detyruar që të ktheni kositësen nga një gardh ose
pengesë e ngjashme, shikoni poshtë dhe prapa
përpara dhe gjatë lëvizjes mbrapsht.
29. Fikeni motorin dhe prisni derisa fleta të ndalojë
plotësisht përpara se të hiqni kapësen e barit.
Tregoni kujdes sepse fletët lëvizin pas fikjes.
Mirëmbajtja dhe ruajtja
1.
Për siguri, ndërrojini pjesët e konsumuara apo
të dëmtuara. Përdorni vetëm pjesë këmbimi
dhe aksesorë origjinalë.
2.
Inspektoni dhe mirëmbajeni kositësen rregullisht.
3.
Kur nuk është në përdorim, ruajeni kositësen
larg fëmijëve.
4.
Mbajini të gjitha dadot, bulonat dhe vidat të
shtrënguara mirë për t'u siguruar që pajisja të
jetë në kushte të sigurta pune.
Kontrolloni vazhdimisht koshin e barit
5.
për konsumim ose vjetrim. Për ruajtje,
sigurohuni gjithmonë që koshi i barit të jetë
bosh. Për siguri, një kosh bari të konsumuar
zëvendësojeni me një kosh të ri nga fabrika.
6.
Përdorni vetëm disqet origjinale të prodhuesit
të specifikuara në këtë manual.
7.
Bëni kujdes gjatë rregullimit të kositëses për
të parandaluar ngecjen e gishtave në disqet që
lëvizin dhe në pjesët e fiksuara të kositëses.
27 ALBANIAN

Advertisement

Table of Contents
loading

This manual is also suitable for:

Dlm432

Table of Contents