Makita DLM382 Instruction Manual page 29

Hide thumbs Also See for DLM382:
Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 1
11.
Kur hidhni kutinë e baterisë, hiqeni nga vegla
dhe hidheni në një vend të sigurt. Zbatoni
rregulloret lokale rreth hedhjes së baterisë.
12. Përdorini bateritë vetëm me produktet e
specifikuara nga Makita. Instalimi i baterive në
produkte të papajtueshme mund të rezultojë në zjarr,
nxehtësi të lartë, shpërthim ose rrjedhje të elektroliteve.
13. Nëse vegla nuk përdoret për një periudhë të
gjatë kohe, bateria duhet të hiqet nga vegla.
RUAJINI KËTO UDHËZIME.
KUJDES:
Përdorni vetëm bateri origjinale
Makita. Përdorimi i baterive jo-origjinale Makita ose
baterive që mund të jenë modifikuar, mund të rezultojë
në marrjen flakë të baterisë, lëndime personale apo
dëmtime. Kjo do të anulojë gjithashtu edhe garancinë
e Makita-s për veglën e Makita-s dhe ngarkuesin.
Këshilla për të ruajtur jetëgjatësinë
maksimale të baterisë
1.
Ngarkojeni baterinë përpara se të shkarkohet
plotësisht. Gjithmonë ndaloni punën me
pajisjen dhe ngarkoni baterinë kur vëreni ulje
të fuqisë së pajisjes.
Asnjëherë mos e ringarkoni baterinë e
2.
ngarkuar plotësisht. Mbingarkimi shkurton
jetëgjatësinë e shërbimit të baterisë.
Ngarkojeni baterinë në temperaturën e dhomës
3.
në 10 °C - 40 °C. Lëreni kutinë e nxehtë të
baterisë të ftohet përpara se ta ngarkoni atë.
4.
Ngarkojeni baterinë nëse nuk e përdorni për
një kohë të gjatë (mbi gjashtë muaj).
MONTIMI
PARALAJMËRIM:
që çelësi i bllokimit dhe kutia e baterisë të jenë
hequr përpara se të kryeni ndonjë shërbim për
kositësen. Mosheqja e çelësit të bllokimit dhe kutisë
së baterisë mund të çojë në lëndime personale
serioze nga ndezja e paqëllimshme.
PARALAJMËRIM:
kositësen nëse nuk është montuar plotësisht.
Vënia në punë e makinerisë kur në gjendje pjesërisht
të montuar mund të rezultojë në lëndime personale
serioze nga ndezja e paqëllimshme.
Mbyllni kapakun e baterisë
PARALAJMËRIM:
bllokimit dhe kutinë e baterisë përpara instalimit
të kapakut të baterisë. Moskryerja e këtij veprimi
mund të shkaktojë dëmtime serioze.
Instaloni kapakun e baterisë plotësisht përpara
përdorimit. Kapaku i baterisë mbron kositësen dhe
kutinë e baterisë nga balta, papastërtitë dhe uji.
1.
Vendoseni kapakun e baterisë me pjesët e dala
në kositëse të bashkërenditura me vrimat në kapakun e
baterisë.
► Fig.1: 1. Dalja 2. Vrima 3. Kapaku i baterisë
Sigurohuni gjithmonë
Mos e ndizni kurrë
Mos e vendosni çelësin e
2.
Vendosini duart në qendër të kapakut të baterisë
dhe shtypeni.
► Fig.2
3.
Përpara kryerjes së punës së parë, verifikoni që
pika e rrotullimit e kapakut të baterisë është bashkuar
siç duhet. Nëse kapaku i baterisë është instaluar siç
duhet, ai nuk do të hapet derisa të tërhiqet leva e
bllokimit.
► Fig.3: 1. Pika e rrotullimit 2. Leva e bllokimit të
kapakut të baterisë
Instalimi i dorezës
VINI RE:
Kur instaloni dorezat, poziciononi
kordonët në mënyrë të tillë që të mos pengohen
nëpër doreza. Nëse kordoni është i dëmtuar,
çelësi i kositëses mund të mos funksionojë.
1.
Rrëshqitni dy fundet e dorezës së poshtme në
ulluqet e kositëses, më pas shtrëngoni plotësisht vidat
shtrënguese.
► Fig.4: 1. Vida e mbërthimit 2. Doreza e poshtme
2.
Drejtvendosni vrimat e vidave të dorezës së
sipërme dhe dorezës së poshtme. Sigurojini ato me
vida dhe dado shtrënguese.
► Fig.5: 1. Dadoja e mbërthimit 2. Vida e mbërthimit
SHËNIM: Mbajeni dorezën e sipërme fort në mënyrë
që të mos ju bjerë nga dora.
3.
Bashkojini mbajtëset dorezës. Poziciononi
kordonin e furnizimit me energji siç tregohet në figurë.
► Fig.6: 1. Mbajtësja
Heqja e aksesorit të plehërimit
Aksesor opsional
1.
Hapni kapakun e pasmë.
► Fig.7: 1. Kapaku i pasmë
2.
Mbajeni aksesorin e plehërimit nga doreza dhe më
pas tërhiqeni nga trupi i kositëses siç tregohet në figurë.
► Fig.8: 1. Aksesori i plehërimit 2. Doreza
Instalimi i koshit të barit
1.
Hapni kapakun e pasmë.
► Fig.9: 1. Kapaku i pasmë
2.
Futeni koshin e barit në shufrën e kositëses siç
tregohet në figurë.
► Fig.10: 1. Grepi 2. Shufra 3. Koshi i barit
Vendosja e aksesorit të plehërimit
Aksesor opsional
1.
Hapni kapakun e pasmë dhe më pas hiqni koshin
e barit.
► Fig.11: 1. Kapaku i pasmë 2. Koshi i barit
2.
Mbajeni aksesorin e plehërimit nga doreza dhe më
pas bashkojeni me trupin e kositëses siç tregohet në
figurë.
► Fig.12: 1. Aksesori i plehërimit 2. Doreza
29 ALBANIAN

Advertisement

Table of Contents
loading

This manual is also suitable for:

Dlm432

Table of Contents